Fatmir Sheholli flet për dokumentin e përpiluar nga diplomatët ndërkombëtarë “Veriu me status të veçantë”
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur rreth dokumentit të përpiluar nga diplomatët ndërkombëtarë rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Sheholli në Kanal10 ka theksuar se në këtë dokument flitet edhe për veriun e Kosovës i cili sipas tij, do të ketë edhe status të veçantë.
“Ky plan, ky dokument 136 pikësh do të bëhet shpejt publik. Kryesisht të gjitha ato që janë diskutuar në Bruksel, do të jenë aty. Ky dokument e ka një mungesë të asaj që flitet, që është finalja e madhe, ajo që ne e pohojmë vazhdimisht, njohja e ndërsjell. Ky dokument është afatgjatë, dhe është përpiluar nga një numër i madh i diplomatëve. Deri te përplimim i këtij dokumenti, ka ardhur pasi që deri tani s’ka pasur asgjë konkrete”, tha Sheholli.Sipas Shehollit, ky dokument përbëhet nga 13 pikë dhe se zbatimi i tij si pjesë e dialogut, varët nga dy krerët e shtetit, Kurti dhe Vuçiq nëse dë vendosin ta pranojnë atë.
“Ajo çfarë s’më pëlqen në këtë dokument është se është afatmesëm. Ajo çfarë kam vërejtur unë në këtë dokument, është se veriu duhet ta ketë një status të veçantë. Është çështje që s’lidhet vetëm me Asociacionin, por ka të bëjë me diçka më shumë. Ka dobi Kosova në këtë dokument, por në kapituj tjerë. A e pranon, apo jo kryeministri jonë, është çështje tjetër. Unë besoj që Kurti e Vuçiq janë të informuar për këtë dokument dhe përmbajtjen e tij”, shtoi Sheholli.
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating