Home » Lajme, Vendore » Festival Ballkanik edhe në Bujanoc

Festival Ballkanik edhe në Bujanoc

Musliu & , Emir Pehlivan - 1Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët ka pritur në një takim tejet miqësor kryetarin e shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa e Turqisë, Emir Pehlivan.

Kryetari Musliu theksoi se “për Këshilli Kombëtar Shqiptar e rëndësisë së veçant është fusha e kulturës, patur parsysh impaktin e zhvillimeve kulturore në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar”.

Emir Pehlivan vlerësoi lartë pjesëmarrjen me rastin mbajtjes së Festivalit jubilar Ndëkombëtar Ballkanik të folklorit në Bursa dhe takimet e zhvilluara me zyrtar të ndryshëm rreth ngritjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave kulturore.
Musliu & , Emir Pehlivan - 2Vlen të theksohet se me këtë rast është diskutuar për bashkëpunimin dhe operacionalizimin e mbajtjes të një Festivali me përmasa ballkanike në Bujanoc nën organizimin e KKSH-së dhe mbështetjes financiare nga shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem” nga Bursa. Ku do të performojnë me valle popullore tradicionale nga shoqërisë kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani

Krejtë në fund u shkëmbien edhe dhurata të ndërsjella mes përfaqësuesve të KKSH-së dhe shoqërisë kulturoro-artistike “Nakem”

 

Bujanoc, 12.10.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 12.10.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress