Home » Lajme » FHKL – Njoftim

FHKL – Njoftim

                             Njoftim
FHKL-1Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë) organizon në New York tubim ?Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën?, me  pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në  
hapësirën e SHBA.
Tubimi mbahet Ditën e Diel, 12 tetor 2014, ora 1.00 p.m.
në Monroe College ?King Hall, 2501 Jerome Ave, Bronx,NY 10468
Tubimi ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë  
shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në  
3 komunat e Kosovës Lindore. Aksioni deri tani ka rezultuar i  
suksesshëm.
Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave  
nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë.
Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit duan të tërheqin  
vëmendjen për një bashkëpjesëmarrje më të gjerë në të gjithë  
Diasporën, në këtë rast SHBA-së, që synimi i këtij aksioni të arrihet  
në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Drejtuesit e fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera  
që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në  
Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
Motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, ?TË NDËRTOJMË, TË SHPËTOJMË,  
TË PARANDALOJMË?, ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e  
popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Drejtuesit e Fondit, mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të  
jetësimit të këti aksioni.

Kryesia e Fondit / Kryetari

Xhelal Memeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress