Home » Lajme, Vendore » Fillojnë punimet në shtimin e ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë

Fillojnë punimet në shtimin e ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë

Kanë filluar punimet në vendin e ashtuquajtur ‘’Shpella e Ilincës’’ për gjurmimin e ujit të pijshëm i cili do t’i shërbejë banorëve të fshatit Rahovicë.
Punimet i ka filluar Ndërmarrja Publike ‘’Moravica’’ aty ku mendohet se mund të ketë ujë të pijshëm. Për të parë punimet në këtë vend doli kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës z.Sami Salihu dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu.
Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal Sami Salihu përmes këtyre punimeve pritet që të rritet grumbullimi i ujit nga 2 litra/sec – 5 litra/sec për banorët e fshatit Rahovicë, kërkesa ka qenë prej kohësh mirëpo me blerjen e pronës nga Nagip Bektashi dhe lëshimin e saj në emër të bashkësisë lokale Rahovicë po bëhet edhe një pikë grumbulluese.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch