Home » Sport » Fitores së Dardanëve i bashkangjitet edhe kryeparlamentari Veseli

Fitores së Dardanëve i bashkangjitet edhe kryeparlamentari Veseli

Festës së madhe të fitores historike të Kombëtares sonë kundër Bullgarisë, i është bashkuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka qenë në përkrahje të skuadrës sonë në fitoren dramatike te Kosovës në Sofje, fitore kjo që rrite gjasat e “Dardanëve” në rrugën drejt kualifikimit në EURO 2020, raporton RTKlive.

Pas ndeshjes kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkuar në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe.

Veseli u tha lojtarëve se e keni kënaqur një komb. Sipas tij, lojtarët e Kosovës sot kanë bërë historinë.

“Djem e keni kënaqe një komb, secili prej jush keni luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.

Së bashku i këndojmë Kosovës. 🇽🇰

Posted by Kadri Veseli on Monday, June 10, 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch