Home » Opinione » Fitorja e Donald Trump dhe festimet serbo-ruse në Ballkan

Fitorja e Donald Trump dhe festimet serbo-ruse në Ballkan

Fitorja e miliarderit Donald Tramp si President i 45-të të SHBA-së, nga disa qarqe ekstremiste serbe dhe ruse cilësohet si fitore e kandidatit pro-sllav dhe madje aty-këtu edhe kanë filluar të festojnë.

Edhepse Trampi nuk është një president tipik, ashtu si jemi mësuar nga historia e këtin shteti të madh dhe demokratik, meqë për shumëçka ësht “atipik”, i ndryshëm nga të tjerët, me një qasje tejet populiste, egocentrike dhe mbi të gjithat proamerikane.
Me deklarimin e tij eksplicit gjatë fjalimit inaugurues të tij nga shkallët e hyrjes në Capitol Hill, më 20 janar 2017, se Amerika do t’i kthehet vetvetes dhe se Amerika do jetë në rend të parë (“America first”), duke paralajmëruar se Amerika nuk do të paguaj për sigurinë dhe për mbrojtjen e kufijve të të tjerëve, sidomos të Unionit Europian, mund të kuptohet edhe si largim nga pozicioni i SHBA-së si “polic i demokracisë” në botë.
Prandaj, shqetësimet e vendeve të demokracisë botërore, të BE-së, por edhe tonat, janë legjitime.
Sidomos është shqetësues populizmi radikal i Trampit, të cilin Papa Françesku e cilësoi si tepër të rrezikshëm, madje e krahasoi me Hitlerin dhe me ardhjen e tij në pushtet në vitet e 30-ta në Gjermani, i cili pati deklaruar ashtu si Trampi tani, se”pushtetin do t’ia jep popullit”.
 Mirëpo, me të drejtë konkludon Papa Françesku, “se pastaj Hitleri e shkatërroi popullin”!
Shqetësimet e botës demokratike dhe të neve shqiptarve në Ballkan, gjithësesi janë të kuptueshme.
Por, në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se Trampi do të jetë proserb dhe se do t’i rrënoj të gjitha të arriturat dhe investimet e deritanishme të SHBA-së në Kosovë dhe për shqiptarët në përgjithësi.
 Përkundrazi!
Mjafton ta përkujtojmë ndryshimin e pushtetit të Bill Clintonit në vitin 2001.
Atëbotë, si dhe sot e kësaj dite, ne shqiptarët, e sidomos kosovarët ishim tejet të lidhur emocionalisht për demokratët amerikanë dhe për Clintonët.
Kurse, shqetësimet tona ishin tejet të mëdha me skadimin e mandatit të dytë të Bill Clintonit dhe ardhjes në pushtet të republikanit Xhorxh Bush i riu. Edhe atëherë serbët dhe rusët u gëzuan shumë dhe festuan humbjen e demokratëve, të cilët e bombarduan Begradin dhe qytet e tjera të Serbisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit 78 ditë rrjeshtë dhe e çliruan Kosovën. Kurse pritshmëritë dhe shpresat e nacionalistëve dhe shovinistëve serbë dhe rusë ishin se do të dryshonte radikalisht politika amerikane ndaj shqiptarve dhe Kosovës.
Por, siç e dijmë, Presidenti Bush i tejkaloi të gjitha parashikimet dhe
pritshmëritë tona për të mirë, duke mbështetur fuqishëm Shqipërinë dhe duke mbështetur fuqishëm shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe duke lobuar në botën demokratike për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet.
Gjithashtu, Presidenti Obama,në dy mandatet e tij 2009-2017, na ka mbështetur fuqishëm.
Prandaj, politika amerikane ndaj Ballkanit perëndimor, ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova, si dhe shtetet e tjera të banuara me shqiptarë: Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë arsye reale për shqetësim me ardhjen e Donald Trampit si President i SHBA-ve dhe sigurisht se do të zhgënjehen të gjithë armiqtë e shqiptarve dhe të Republikës së Kosovës, meqë llogaritë i kanë bërë “pa hanxhiun”!
Amerika e ka mbështetur dhe do e mbështes edhe më fuqishëm Republikën e Kosovës dhe interesat e veta gjeostrategjike e gjeopolitike në Ballkan dhe kurrësesi nuk do lejoj kthimin e perandorisë sllavokomuniste ruse në Ballkan.
Ndoshta duhet shtuar se interesat ruse janë që Amerika ta njohë sovranitetin e Rusisë ndaj Krimesë.
Prandaj, është e pritëshme se në takimin e paralajmëruar Putin-Tramp, mund të merren vesh për reciprocitet: që Rusia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim për njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë nga Amerika.
Mbase agresiviteti kohëve të fundit i Serbisë ndaj Kosovës me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, muri serb në Mitrovicën e veriut dhe tentativa skandaloze me trenin shpjegohen me synimin e Serbisë për krijimin e “faktit të kryer”, para takimit Tramp-Putin?!
nehat hyseni
Shkruan: Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch