Home » Opinione » Fitorja e z. Merkel, lajm i mirë për shqiptarët

Fitorja e z. Merkel, lajm i mirë për shqiptarët

Nehat Hyseni

Shkruan: Nehat Hyseni

Fitorja bindëse e Zonjës Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare më 22 shtator 2013 nē Gjermani, paraqet lajm të mirë për shqiptarët. Kjo Zonjë e madhe i siguroi vetes edhe një mandat si Kancelare e shtetit me ekonomi  më të forte të Europës dhe ndër më të mëdhatë në botë.

Njëkohësisht, ajo hyri lavdishëm në historinë e Europës si kryeministrja më e sukseshme në këtë kontinent, duke ia kaluar edhe “Zonjës së hekurtë” Margaret Theçër, e cila ishte “kampione” deri më tani.

Gjithashtu, të gjithë ata që shpresonin se Serbia do t’ia imponoj kushtet e veta BE-së, duke llogaritur edhe në një numër të konsiderueshëm shtetesh që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por megjithatë në praktikë sillen dhe e trajtojnë Kosovën si “provincë serbe”, duhet ta kuptojnë se detyrimisht duhet ta ndryshojnë sjelljen dhe performance e tyre të papërgjegjëshme politike.

Pra, shpresat e tyre antishqiptare dhe antikosovare janë një iluzion dashakeqës dhe pa ardhmëri.

Kurse grekët me “megali idetë”, mendjemadhësinë dhe krekosjen boshe, si dhe sjelljen parazitore e ultrashoviniste, të ndihmuar nga Qeveria e “kuqe” Franceze, e Kryeministrit socialist François Hollande, duhet t’i kthehen realitetit “të hidhur”, por pa rrugëdalje, të kthimit të borxhit ndaj BE-së deri në centin e fundit.

Sepse, BE do të jetë edhe më e forte nga që ishte, duke I zhgënjyer parashikimet dashakeqëse se ajo do të dobësohet, duke e vënë në dyshim dhe duke e shikuar me skepticizëm e dyshim ardhmërinë e saj.

Ndërkaq,  Edi Rama, tani duhet ta kuptoj se idetë dhe iluzionet bolshevike nuk kanë më shansë në realpolitikën Europiane. Në vend të gjesteve dhe sjelljeve skandaloze dhe dramatike, për të krijuar konflikte në opinionin shqiptarë, ai tani duhet t’i rreket me serozitet realizimit të premtimeve parazgjedhore, si rrugë e vetme për të marrë mbështetjen drejtë rrugëtimit të Shqipërisë për t’u pranuar në familjen europiane.

Por, edhe Kosova duhet ta kuptojë se qeverisja e korruptuar nuk ka shansë në BE-në e udhëhequr dhe financuar kryesisht nga  Gjermania dhe nga “Zonja e çeliktë”,  e madhja Angela Merkel, dhe se nuk do t’i tolerojnë më sjelljet e tilla të dëmshme dhe të papërgjegjëshme.

Ndërkaq, liderët e Luginës së Preshevës në përgjithësi, dhe udhëheqësit e pushtetit lokal në Preshevë dhe në Bujanoc e Medvegjë, në veçanti,  duhet ta kuptojnë se deklaratat demagogjike të tyre, të cilave nuk u mungon “fryma patriotike” dhe sjelljet korruptive, të papërgjegjëshme dhe denigruese, që si pasojë kanë shkaktuar ekzodin e shqiptarve me përmasa alarmante, duke i lënë shkret pronat dhe vatrat e tyre stërgjyshore.

Ata, si të ledhatuar nga pushteti aktual i Serbisë, duke lajkëtuar njëri tjetrin me “doktor” e “profesor”, harrojnë se nuk janë zgjedhur në ato poste për interesat e tyre personale e grupore, por për t’i zgjidhur hallet  dhe problemet e shqiptarve të kësaj treve, për t’ua kthyer shpresat atyre për një jetë më të sigurtë dhe më të mirë.

Paradoksi i tanishëm kur politikanët lokalë pasurohen nga menaxhimi i papërgjegjshëm I parasë publike, duke u shndërruar në “sheikë lokalë”, kurse nga ana tjetër kemi varfërimin alarmant të shqiptarve, të cilët sit ë pashpresë po ia mësyejnë shpërnguljes drejtë Europës, duke iu nënshtruar kushteve dhe rethanave të padenja dhe të turpëshme, meqë janë të detyruar të vendosen në ambiente publike, pa kushte elementare për jetesë të dinjitetëshme, duke shfrytëzuar banesat dhe  banjot kolektive, etj.

Keqqeverisja e shqiptarve kudo në Ballkan i ka refuzuar me kokëfortësi investitorët e jashtëm, sidomos të atyre europian, të cilët kërkojnë kushte normale dhe siguri e stabilitet politik, por edhe zhdukjen e korrupcionit marramendës, që paraqet sëmundje kanceroze dhe tani për tani të pashërueshme tek ne.

Luftimi dhe zhdukja e këtyre dukurive negative, në vend të lavdratrave “patriotike” bajate dhe të pavend, do t’I hapte dyertë e investimeve europiane, e në rend të pare të atyre Gjermane, Amerikane, të Turqisë etj. Dhe krijimit të pasurisë, ngritjes së standardit dhe mirëqenies për të gjithë.

One Response

  1. TerraN thotë:

    A paske dale edhe ne marredheniet nderkombetare, a?
    Gabim i nderuar.
    Nuk mund te flasesh ti per Merkelin kur ate as ne fotografi nuk e ke pare.
    Andaj, merru me lokalizma, si ikanak i Presheves ne Prishtine.
    Sa i gjate relacioni (Presheve-Prishtine) aq eshte dhe diapazoni yt politik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch