Pas më shumë se 50 vite, kur Pele udhëhiqte sulmin, Santos arriti të shpallet kampion i Copa Libertadores pasi në ndeshjen kthyese në shtëpi ka mposhtur skuadrën nga Uruguai, Peniarol me rezultatin 2-1.
Futbollistët e Santosit e fituan këtë trofe për të cilin kanë pritur që nga viti 1963. Ndërsa edhe vetë Pele, ishte dëshmitar i përsëritjes së suksesit duke mos fshehur entuziazmin e tij për këto arritje të skuadrës braziliane. Golat për vendasit i shënuan dy 19-të vjeçarët, Neymar dhe Danilo, të cilët e çuan stadiumin në këmbë.
Mirëpo përfundimi i ndeshjes nuk ishte ashtu siç është pritur, pasi sipas raportimeve një pjesë e publikut është futur në fushë, duke provokuar lojtarët mysafirë ndërsa më pas nuk munguan as grushtat mes lojtarëve. U desh të ndërhyjë policia për të qetësuar situatën. Megjithatë nga ky incident nuk kishte të plagosur.
Hasan Hasani