Home » Lajme, Vendore » Fjalë rasti mbajtur ne Gjilan me opozitën e bashkuar

Fjalë rasti mbajtur ne Gjilan me opozitën e bashkuar

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Reshat AVDIU 1

Arsyeja që sot jamë para jush është sepse në qytetin e Gjilanit një pjesë e madhe qytetarëve gravitojnë nga  rajoni apo më mirë të them krahina lindore shqiptare, si nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe rajonet e madha si të Jabllanicës, Kosanicës, Toplicës, Nishit, Vrajës etj. ku shqiptarët autokton të këtyre regjioneve u dëbuan  dhunëshëm gjatë vitit 1878 për të mos u kthyer më kurrë në vendbanimet e tyre stërgjyshore e që Serbia tash e 137 vjet po na i mban të okupuara 720 katundet shqiptare nga regjionet e lart përmendura.  Si banorë i asaj ane, më lejoni të them se ky tubim, nuk duhet të ngjaj në një tubim partiak. Ky tubim duhet të tingellojë si një plebishit i përgjithshem i qytatarëve tanë, i kombit tonë per një nisme te re, për një formë  të re  të menduarit dhe të vepruarit.

 

Jemi deshmitare se deri tani nuk kemi ecur shumë, për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore e që po nëpërkëmben skajshmërisht. Sensibilizimi dhe ngritja në nivele sa më të larta e problemeve të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore duhet të jetë qëllimi dhe veprim i përditshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe pjesë e agjendës të secilit faktor politik në Kosovë dhe gjithandej.

 

Ne shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kemi nevojë për një shtet amë nga i cili do t’i kthejmë sytë. Shpërngulja e dhunshme e qytetarëve shqiptarë nga Kosova Lindore duhet të jetë alarm paralajmerues për të gjithë faktorët vendimmarrës, këtu në Kosovë, rajon e më gjerë. Çdo mospërfillje ndaj kësaj këmbane do të thotë pohim i këtij krimi.

 

Përderisa Serbia, e cila është fajtore për kryerjen e krimeve njerëzore dhe gjenocidit në luftërat në ish-Jugosllavi mund të kujdeset për serbët në Kosovë, edhe ate duke e dhunuar vazhdimisht sovranitetin dhe intergritetin një shteti të pavarur dhe duke pamundësuar çfarëdo funksionimi të shtetit të Kosovës, atëher, përse Kosova nuk paska të drejtë të kujdeset për qytetarët e saj shqiptarë të Luginës së Preshevës që padrejtësisht janë lënë jashtë kufijve të saj!? Edhe Tirana zyrare duhet të bëjë po të njëjtën gjë prër Kosovën Lindore.

 

Shteti serb në Lugina e Preshevës nuk lejon tekstet shkollore për shkollat shqipe, ndërsa minoriteti serb në Kosovës i gëzon të gjitha të drejtat.

 

Shteti serb shqiptarët e Luginës së Preshevës po fshihen nga evidencat në mënyrë arbitrare dhe praktikisht  po ua merr shtetësinë, ndërsa për minoritetin serb në Kosovë është e siguruar edhe e drejta e vetos në Parlamentin tonë. Këso lloj politikash ne nuk duhet as t’i pranojmë dhe as t’i lejojmë.

 

Andaj, çdo shqiptarë duhet ta parashtroj para vetës një qellim madhor. Të ushqej me energji të gjithe ata që u harruan, që u lanë në mëshirën e askujt, siç janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Le ta mbërthejmë vetën tonë pas detyrave dhe t’ia dedikojmë vetën atyrve viseve të okupuara sepse ndryshimet fillojnë nga gjërat vogla. Le të tregojmë se së bashku mundemi të bëjmë gjëra të mëdha për qytetin ku jetojmë, për kombin tonë, për fëmijët dhe brezat që vijnë.

 

Ju faleminderit.

Reshat AVDIU

 

P.S

 Fjalë e mbajtur në protestën me opozitën e bashkuar në Gjilan më 12.XII.2015, para 30.000 pjesëmarrësve të saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress