Home » Intervistë » Fjalimi i Aleksandërit të Madh

Fjalimi i Aleksandërit të Madh

Në vitin 356 prKr, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur:
…”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”.
I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Sipas Xenophonit ,ne fillim te shek IV prKr ,Pella ishte qyteti më i madh i Maqedonisë.

Pella qyteti më i madh i Maqedonisë

Ky vend shumë i njohur ne shek e 19-të ishte eksplotuar nga Holand, Pouqueville, Beaujour, Cousinéry, Delacoulonche, Hahn, Glotz dhe Struck , bazuar në shkrimete e përshkrimetee e Titus Livius-it. Gropimet e para hulumtuese u bënë nga G. Oikonomos në 1914–15.Kurse që nga viti 1953 , këtu bëhen hulumtime të vazhdueshme , sepse bëhet fjalë për një qytet shumë të madh
Në vitin 2006 , rastësisht u gjet një varr shumë i madh , më i madhi i gjetur në Greqi. Flitej për një familje të lartë të varrosur aty. Por , unë do të flas për një zbulim që na flet John Chika në librin e tij:
“Fillimet e Aleksandrit “ ku shpjegon se nga gjetjet e rëndësishme , më e rëndësishmja ishte gjetja e një fjalimi të Aleksandërit të Madh…Dokumenti dhe dokumentet tjera ishin të shkruara në Thrako-Ilirishte,Në kohën e gjetjes , të gjithë fotografë dhe gazetarët u larguan nga vend ii hulumtimit. askush nuk ishte në gjendje të bente zbërthimin e letrës. përveç një profesori të Universitetit të Vjenës. Informatat përkundër ndalesës së fortë qeveritare greke , ato rrjedhën.
Dokumenti zbulon premtimin “ Bessa- Bessa “ të mbajtur në mes Klitos, i biri i Mbretit të Ilirisë Bardhylit dhe Aleksandrit të Madh që trupat ushtarake ilire do ti bashkohen ushtrisë së Aleksandrit të Madh kundër persëve. Në të njetën kohë ky ishte pajtimi i madh në mes tyre , pas një zënkeje të gjatë.
Fjalimi ishte mbajtur nga Mbreti Aleksandër në Pallatin e qytetit në Molossia.
Në kë asamble ishte ftuar Mbrei Klitos të shërbejnë së bashku, dhe kështu gjenerali dhe Aleksandri i shtrënguan duart e djathta pasi e pranuan premtimin e dhënë

Fjalimi i Aleksandrit ishte Ky: “ Nevet jemi nga. Nje ate prej njemex Illyria, Thraco Malesi dhe Maqedonia. Kemi nje gjak nje gjuhe. Ndryshojme jo shume ne petka. Illyrianet veshin ne krahe lekure te deles dhe nevet veshim burro kappa prej leshit te dhivet. Me Besa- Besë , qe tani e bëmë Gjeneralin Klito; dhe me ndihmen e trimeve Illyrian , Malesore dhe Maqedonasit,shiguroj , darmimin,armikut,persiaan. kete here do te mundim te hapim ndryten quteterore tere botes qe jane ne erresire “

Fjalimi i AleksandritFjalimi mbetet ende të vërtetohet , nëse mundet. Tani për tani e kemi vetëm kë shkrim të John Çikas i lindur me 12 Prill 1893 në Borsh të Kurveleshit, Libri është i shkruar në vitin 1958 në SHBA..

Referencat
Shefki Ollomani:ALEKSANDRI I MADH I MAQEDONISË – LEKA
John Chika- Fillimet e Aleksandrit
Historic sites in Greece Alexander the Great Sites Roman Ruins Ancient Greek Ruins Ancient Cities

Fahri Xharra,
11,09,15, Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch