Home » Kulturë » Fletorja rezervat

Fletorja rezervat

Besnik Mustafa

Fletorja rezervat

Biblioteka Kombëtare S 41/17D

f.101

Federico Zeri shpjegon:

Kush do ta bënte të njohur Shqipërinë në Itali, intelektualët? Intelektualët italianë kanë vuajtur gjithnjë nga kompleksi se i përkisnin një vendi e një populli të vogël. Dhe i kanë mbajtur sytë drejt atyre që i quanin të mëdhenj, Franca, Amerika. Aq më pak mund ta kryenin këtë punë të rëndësishme politikanët. Ata nuk e kanë kuptuar kurrë Shqipërinë, sepse e kanë gjykuar vazhdimisht vetëm nga ana strategjike. S’mund të ishim të dobishëm për të tjerët ne që s’kemiq enë kurrë të zotët të bëjmë një revolucion në vendin tonë.

 

 

Fatkeqësisht, politikanët italianë nuk janë të vetmit, që kanë rënë në këtë skemë të dëmshme. Kështu ka ndodhur jo një herë edhe me francezët. Mënyra se si ata e shihnin realizimin e interesave të veta strategjike me Beogradin, i ka shtyrë, ose ta hedhin në harresë të plotë për periudha të gjata Shqipërinë, ose edhe më keq, të nëpërkëmbin interesat e saj elementare kombëtare, duke marrë në mënyrën më aprioristike anën e serbëve. Marrëdhëniet e tyre me grekët janë pasuar jo rrallë me veprime në kurriz të trojeve shqiptare. Rasti më flagrant, por jo i fundit, është caktimi i kufijve më 1913, kur Shqipëria fitoi pavarësinë nga pushtuesit otomanë. Gjysma e saj, me Kosovën në zemër, iu dhurua Serbisë e një pjesë e mirë e jugut Greqisë. Shkurt: mjerë Shqipëria që u gjend pa një aleat të fortë në Evropën Perëndimore.

f.142-144

Kroatët dhe sllovenët, për të provuar në mënyrë “të pakundërshtueshme” se nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët, mbështeten fort edhe te përkatësia fetare: janë katolikë. Vetëm në ndonjë tubim shkencor mund të dëgjosh ndonjë zë të përmëndë se në cilën kishë shkonin ata të faleshin pra tre-katër shekujsh, domethënë para pushtimit austro-hungarez.

Nga i njëjti kompleks vuajnë edhe boshnjakët, të cilëve ndërrimi i fesë katër pesë shekujt e fundit për shkak të pushtimit otoman, dhe asgjë tjetër, u ka mjaftuar për të ndërruar edhe kombësi. Janë bindur edhe vetë tashmë se i përkasin kombësisë myslimane. Por, për fat të keq, janë bindur edhe serbët se kjo pjesë e popullit të tyre (historianët më seriozë thonë se boshnjakët janë serbë të islamizuar nën presionin e pushtetit otoman) ishte bërë totalisht tjetër për shkak të ndryshimit të mënyrës së lutjes ndaj Zotit. E vetmja lidhje midis tyre mbetej urrejtja. Një urrejtje pa shpresë pajtimi, pasojat shkatërrimtare të së cilës po i shohim gjatë tri vjetëve të fundit.

Në mitologjinë serbe ka një kapitull qendror, që ushqen ndjenjat e epërsisë së këtij populli mbi fqinjët. Cilësia kryesore, e lëvduar e popullit serb, e lëvduar në atë masë sa t’i japë atij të drejtën t’i shohë fqinjët vetëm nga lart, me misionin hyjnor të jetë vetëm gjykues dhe ndëshkues, pra cilësia kryesore që i jep popullit serb këtë epërsi, është besnikëria që ai ka treguar ndaj fesë ortodokse. Kjo është një mitologji mesjetare dhe bën pjesë në trashëgiminë kulturore serbe. Askush nuk ka të drejtë sot t’i qortojë serbët për një trashëgimi të tillë. Të gjithë popujt, dhe jo vetëm ata ballkanikë, kanë trashëgimi mesjetare më pak a më shumë të helmatisura.

Por asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk mund të pajtohet që ky mesazh më tepër se arkaik, tejet i rrezikshëm për qytetërimin bashkëkohor evropian, të aktualizohet, të përdoret si ideologji për ekspansion ndaj të tjerëve. Ajo që është edhe më e pafalshme në rastin serb: modernizimi i kësaj mitologjie, shndërrimi i saj në një platforme politike dhe morale për strukturat shtetërore dhe sociale gjatë këtij shekulli e sot e kësaj dite nuk është bërë e nuk bëhet kryesisht në kanceleritë politike, siç do të ishte e shpjegueshme, por në Akademinë e Shkencave të Beogradit, nga shkrimtarët më të talentuar, filologët më të aftë, filozofët e sociologët më të shquar. Pikërisht për këtë “kontribut” të palavdishëm, në Beograd si askund tjetër akademikët kanë patur një pushtet real mbi politikanët.

Nuk di vend tjetër gjithashtu ku akademikët të kenë një mirëkuptim aq të plotë me priftërinjtë mbi historinë e kombit. Kjo sepse akademikët ashtu sikurse priftërinjtë e identifikojnë historinë e kombit të tyre me historinë e kishës. Pra e bëjnë të besueshme, e përligjin verbërinë e vjetër e të re të këtyre klerikëve, të cilët, në kundërshtim me urdhrin e Zotit, nga altaret e shenjta predikojnë vetëm urrejtje, revansh.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

Home » I pakategorizuar » Fletorja rezervat

Fletorja rezervat

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch