Fondit Humanitar, në mbledhjen e fundit ka prezantuar të arriturat për vitin 2022
Me rastin e përmbylljes së një viti të suksesshëm të Fondit Humanitar, në mbledhjen e fundit u prezantuan të arriturat për vitin 2022.
Bashkë me anëtarë të kryesisë, me ç’rast analizuam aktivitet e shumëta dhe njëkohësisht u hodhën pikat që poashtu të vazhdojmë me intezitet të shtuar në 2023- ën!
Kryesia e vlerësoi si përvojë të shkëlqyer punën e bërë gjatë këtij viti në bashkëpunim me degët e forumet e tijë. “Të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të çuar përpara synimet dhe aktivitetet e Fondit, për të mirën e popullatës në vendlindje dhe për të bërë më të mirën për qytetarët atje.”
Lista e projekteve dhe raporteve të diskutuara e realizuara në mbledhje ishin:
– Shtatë mbledhje të rregullta, shumë takime pune e vizita të ndryshme
– Librezat e anëtarëve për 2022
– Aktualizimi i xhirollogaris online dhe QR code
– Dokumentari, përfshirja e punës 25 vjeçare
– Kuvendi zgjedhor
– Një shtëpi për familjen Arifi në Preshevë
– Lojë miqësore në futboll
– Vizitë vendeve dhe objekteve me rëndsi kulturore e trashëgimi
– Prezantimi i projektit për zhvillim ekonomik
– Ndihma për Grupin Letrar
– Ndihma për KFF PRESHEVË-BUJANOC
– Ndihmën për KF Lugina
– Ndihmën për KF Tërnoci
– Një shtëpi në Preshevë
– Ndihmën për familjen e Fuatit në Tërnoc
– Manifestimi i 25 vjetorit në Preshevë
– Manifestimi i 25 vjetorit në Zvicër
– Përgaditjet konkrete për organizimin e Panairit tregtarë në Zvicër.
Falënderojmë gjithë anëtarësinë, donatorët, dashamirë e mbështetës për përkushtimin dhe besimin e tyre në vazhdimësi për punën të palodhur e në vazhdimësi të Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë-Zvicër.
Kënaqësi të jemi bashkë në aktivitete, ngjarje dhe datë-shënime që kanë për qëllim ndihmën e asaj popullate dhe ruajtjen e frymës shqiptare në vendlindjen tonë. a.i
Average Rating