Home » Lajme, Vendore » Forumi Rinor i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan mbajti kuvendin e dytë zgjedhor

Forumi Rinor i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan mbajti kuvendin e dytë zgjedhor

Vatra Forumi Rnor - 1Forumi Rinor i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan mbajti kuvendin e dytë zgjedhor duke zgjedhur kryetar të Forumit Alfred Halilin kurse nënkryetarë, Shaban Tahirin, dhe Zejdush Rexhepin si dhe sekretare Elmedina Nuredini.

 

Vatra Forumi Rnor - 2Me prezencën e 80 delegatëve dhe në prezencën e përfaqësuesve të Kryesisë Qendrore, në këtë kuvend u miratua ndryshimi i një pjese të statutit të Forumit Rinor të Lëvizjes Qytetare Vatra, si dhe në këtë kuvend u zgjodhën anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë.

Vatra Forumi Rnor - 3Kryetari i LQV-së, Kushtrim Kadriu tha se rinia e “Vatrës “ ka qenë ajo që ka mbajtur gjallë këtë Lëvizje dhe ajo do të jetë ajo që do ta mbajë gjallë e të fortë këtë Lëvizje. Kadriu tha se “Vatra” në zgjedhjet e nëntorit do të jetë subjekt serioz, vota e tyre do të mbrohet nga komisonerët që tani do i ketë edhe ky subjekt dhe manipuluesit e votës do të qëndrojnë larg votës së Vatrës.

Vatra Forumi Rnor - 4

Alfred Halili falënderoi delegatët për besimin e dhënë, ndërkohë që tha se qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në qytetin e Gjilanit, kanë nevojë për përfaqësim të ndershëm dhe të punohet drejtë që të ju plotësohen nevojat elementare për një jetë të mirë. Njëherit kërkoi mbështetje nga çdo luginas që jeton në qytetin e Gjilanit dhe qytetet tjera të Republikës së Kosovës.

Vatra Forumi Rnor - 5

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch