Frank-Walter Steinmeier: Gjermania dëshiron që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim tjetër për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Në mesazh, presidenti Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.
“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e presidentit Steinmeier, të cilin e ka bërë publik Presidenca e Kosovës.
Më tej, Steinmeier ka potencuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare.
“Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dëshiron që ajo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, shkruan tutje në mesazhin e presidentit gjerman.
Steinmeier më tej ka thënë se në rrugën drejt këtij qëllimi hapat përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë mbeten të një rëndësie thelbësore.
“Angazhimi i Kosovës në dialogun e udhëhequr nga BE dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin, të cilin Kosova e ka marrë përsipër si detyrim, vazhdojnë të jenë urgjente. Le të vijojmë të bashkëpunojmë si partnerë, që të mund të arrijmë së bashku progres të rëndësishëm dhe konkret për njerëzit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në letrën e Steinmeier.
Më shumë storie
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...

Average Rating