Home » Kulturë, Lajme » Ftesë – Ceremonia e hapjes së Projektit READ

Ftesë – Ceremonia e hapjes së Projektit READ

Të nderuar,

Kemi kënaqësi të madhe T’ju ftojmë të merrni pjesë në çeljen zyrtare të projektit READ – Rrjeti Regjional për Diversitet Kulturor, që do të mbahet në Europe House më 28.10.2020, në orën 11:00. Duke pasur parasysh situatën me virusin Korona, Ju mundësojmë që ta ndiqni ngjarjen drejtpërdrejti dhe online në kanalin YouTube të Europe House dhe në profilin Facebook të Goethe-Institutit Shkup.

Projekti është mbështetur financiarisht nga Komisioni Evropian në kuadër të programit “Mundësitë e shoqërisë civile dhe programet për mediat 2018-2019”,Numri ref. EuropeAid/162473/DH/ACT/Multi, me kohëzgjatje prej 4 vitesh, në periudhën prej 01.09.2020, deri më 31.08.2024. Ky projekt do të zbatohet nga ana e Goethe-Institutit Shkup, si koordinator i projektit dhe Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Kalem Culture Association (Turqi), Krokodil (Serbi), Qendra Multimedia (Kosovë), si partnerë.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë për promovimin e tolerancës ndërkulturore, me ndihmën e hapjes së kanaleve të reja për komunikim për komunitetet e pavarura kulturore, duke u ofruar mundësi për rrjetëzim jashtë skenës politike. Projekti ofron mundësi për shkëmbimin e përvojave përmes projekteve të përbashkëta, evenimenteve dhe fushatave publike. Do të promovohen iniciativat e ndryshme kulturore dhe do të sigurohet hapësirë për prezantimin e punës së iniciativave më të vogla në arenën regjionale. Përmes nxitjes së kulturës të lexuarit dhe ofertës të veprave cilësore letrare nga regjioni, projekti do të synojë t’i promovojë shkathtësitë ndërkulturore të lexuarit dhe vlerat demokratike.

Ju lutemi të lidheni drejtpërsëdrejti me eventin nesër në orën 11:00 përmes linkut:     https://fb.me/e/36JDU4Cq9

Bashkëngjitur gjendet Agjenda e ndërhyrjeve në event nga organizatat partnere. Jeni tëmirëpritur pë }do pyetje tuajën. 

Ditë të mbarë, 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch