
FTESË, për Televizionet në Shqipëri dhe Rajonin Ballkanik Shqiptar
Republika e Shqipërisë
Shoqata “TROPOJA”

Ju dërgojmë këtë Ftesë për të na nderuar me Praninë Tuaj dhe për ta pasqyruar në televizionin Tuaj veprimtarinë kombëtare:
“Takim me shkrimtarin tonë, Besnik Mustafaj”,
me 25 janar 2025, ora 11.00,
në “Hotel Tirana International” (salla Akernia, kati i parë). Tiranë.
Në këtë veprimtari janë mbi 300 të Ftuar Nderi shkrimtarë, poetë, akademikë, gazetarë, përfaqësues të Shoqërisë Civile etj. nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Europa, Amerika etj.
Fjalën e Mirëseardhjes do ta mbajnë prof. dr. ing. Adil Neziraj – Kryetar i Shoqatës “Tropoja”.
Në këtë veprimtari kombëtare do të mbajnë kumtesat e tyre: shkrimtari, historiani e gazetari Jusuf BUXHOVI në Prishtinë; doktore e shkencave Teuta NUNAJ KORTOÇI – pedagoge universitare në Itali; doktor i shkencave politike, ambassador Islam LAUKA – ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë; ambasador Mal BERISHA – ish ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, studiues, përkthyes; shkrimari, poeti e studiuesi Lulzim LOGU – Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të Tropojës.
Takimin do ta përshendeti edhe Presidenti i Shtëpisë Botuese “Onufri”, botuesi Bujar HUDHRI – botues ekskluziv i veprave letrare të shkrimtarit Besnik MUSTAFAJ.
Në Takim do të këndojnë edhe soprano Anila HOXHA GJERMENI e Operas së Milanos e të tjerë.
Përgjatë Takimit do të ketë edhe Shpërndarje të Mirënjohjeve e Çmimeve të ndryshme.
Shkrimtari Besnik Mustafaj është shkrimtari shqiptar më i përkthyer në Botë (pas Kadaresë), i propozuar disa herë edhe për Çmimin Nobël në Letërsi; i nderuar me çmime tëndryshme kombëtare e ndërkombëtare, etj.
Mirë se vini në veprimtarinë kombëtare “Takim me shkrimtarin tonë, Besnik Mustafaj”, organizuar nga Shoqata “Tropoja” në bashkëpunim/bashkrendim me disa shoqata/ qendra/ organizata në Shqipëri, Kosovë etj.
Ju mbetemi Mirënjohës për pjesmarrjen Tuaj dhe për pasqyrimin e kësaj veprimtarie kombëtare të 25 janarit 2025…!
Kryetari i Shoqatës “TROPOJA”
Prof. dr. ing. Adil NEZIRAJ
Average Rating