Home » Lajme, Vendore » Ftesës së Arifit nuk iu përgigjën krerët e PDSH-së, PVD-së dhe LR-së

Ftesës së Arifit nuk iu përgigjën krerët e PDSH-së, PVD-së dhe LR-së

Pas letrës që u kishte dërguar kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, kryetarëve të PDSH-së, PVD-së, UDSH-së dhe LR-së, për krijimin e koalicionit të ri për formimin e qeverisjes në Preshevë, këta të fundit nuk iu përgigjën ftesës.

Takimet ishin planifikuar të mbahen dje, por siç merret vesh, asnjëri nga kryetarët e partive nuk iu kanë përgjigjur ftesës së kryetarit të APN-së.

Para takimit të caktuar nga z.Arfi, krerët e PDSH-së, PVD-së dhe LR-së kishin deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me Alternativën për Ndryshim, ndërsa kryetari i UDSH-së, Naser Aziri ka deklaruar se kurrësesi nuk do ti bashkangjitet APN-së dhe se ai përkrah Ardita Sinanin për kryetare komune.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch