Home » Lajme, Opinione » Fundi pa lavdi i Berishës, si fund i një të lavdishmi tjetër të rrejshëm

Fundi pa lavdi i Berishës, si fund i një të lavdishmi tjetër të rrejshëm

Nga Skënder Sadri KAPITI  

Tani përfundoi epoka Berisha dhe  e berishizmit. Fundi i tij është një fund palavdie anipse ai u mundua që ta shënojë e përjetësojë  veten si të lavdishën. Fatkeqësisht të lavdishëm, të fuqishëm dhe “burrështetas” të  madh Berishën e bënë  edhe SHBA-të që  e mbështetën si  President, dhe në të dytën herë edhe si  kryeministër për 8 vite. Por vonë edhe SHBA-të e kuptuan gabimin që kishin bërë,gabim prej të cilët e pësuan shqiptarët. Dhe tani autokratin zullumqar e të korruptuar, SHBA-të po ua heqin nga qafa shqiptarëve.

Koha shkon por ajo  shënon, peshon, nuk harron dhe gjykon. Koha nxjerr në pah dobësitë, pabesitë, tradhtitë, korrupsionin, krimin dhe të gjitha poshtërsitë e pushtetit. Koha është ajo e cila ua  nxorri në shesh mashtrimet, krimet, tradhtitë e korrupsionin edhe Enver Hoxhës dhe në Kosovë Hashim Thacit me kompani.

Koha gjykon dhe të nxjerr turpshëm nga Tempulli i Lavdisë kur hyn në të padrejtësisht dhe  atëhere kur je në majë të pushtetit.

Por ja që akoma pavarësisht se jemi në epokën moderne, përsëri ka komunitete  të cilët besojnë me fanatizëm te mitet e rrejshme që ata vetë i krijojnë. Por ama kur miti bie e rrëzohet  atëhere “turma” fanatike e ishbesnike e tij e tradhton dhe e braktis mitin e rrejshëm duke u bërë “pishman” që i kishte shkuar e ndjekur verbërisht pas. 

Por më të pamëshirshëm kundër të lavdishmit të rrejshëm janë sahanlëpirësit dhe servilët e pushtetit dhe të kohës së tij, të cilët  sapo shohin se të rrejshmit “e lavdishëm” po i dridhen këmbët servilët garojnë për ta braktisur atë dhe për t’ju servilosur e për t’ia lëpirë cizmet pushtetit tjetër që po vjen. A nuk ndodhi kështu me ishdiktatorin Enver Hoxha, ku populli që e ngriti lart në mit e legjendë e rrëzoi deri edhe bustet ia shëmbi, tërhoqi zvarrë dhe ia shkatërroi me cekan; dhe a nuk ndodhi që të gjithë servilët, spiunët e sahanlëpirësit e diktatorit  e tradhëtuan dhe e braktisën atë, madje edhe u bënë e u konvertuan në antienveristë e antikomunistë ku njëri prej tyre dhe më i zellshmi e tipiku ishte edhe ishkomunisti marksist-leninist Sali Berisha, i cili të gjithë politikën dhe karrierën e tij politike e bëri duke ndjekur shëmbullin e ishdiktatorit e të diktaturës së cilës me besnikëri i  kishte shërbyer. Dhe prandaj duke qenë se Berisha ishte një neodiktator në Demokraci, një mashtrues demokratik dhe një proamerikan fallco fundi i tij pashmangshmërisht  do shkojë në turp e në palavdi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress