Home » Lajme, PVD » Fushatën parazgjedhore Partia për Veprim Demokratik e vazhdoi të shtunën në Bashkësinë Lokale në Tërrnavë

Fushatën parazgjedhore Partia për Veprim Demokratik e vazhdoi të shtunën në Bashkësinë Lokale në Tërrnavë

Para fillimi të tubimit kryetar PVD- së Riza Halimi njëherit edhe bartësi i listës dha një prononcim për media me çrast kritikoi pushtetin aktuale për qeverisje të dobët. Zoti Halimi tha se me keqardhje konstatoj se qysh në vitin 2003 në Tërrnavë janë asfaltuar dy hyrje që patë mbetur vetëm një kilometër që arteria kryesore e Tërrnavës të asfaltohet dhe mjerisht po shohim sërish që kaluan dy mandate dhe gjendja është e njëjtë pa as një lëvizje dhe përparim. Kreu i këtij subjekti tha se këto janë rezultatet e një qeverisje të keqe dhe të pa ndërgjegjshme çka besojmë se Tërrnava në këto votime e ka vizionin e qartë se me PVD do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur. Më pas në tubim u shpalosën programet e kandidatëve për këshilltar nga ky subjekt Venera Salihu, infermiere dhe Abdurrhaman Zylfiu profesor. Para përfundimit të tubimit u lexua edhe një komunikatë e nxjerrur nga kryesia e PVD-së në këtë nëndegë që kryetarit të PDSH-së i kujtuan se me deklarata e tija të bëra në Tërrnavë rrethë asfaltimit të një pjese të fshatit nuk do të arrijë asnjëherë të përçaj banorët e fshatit Tërrnavë në mes vetë respektivisht nuk lejojmë që nga jashtë të vijë një njeri të na ndajë megjet e arave u theksua në komunikatë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch