
Futboll: Ballkani i Suharekës në Grupin G në UEFA Conference League
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në fushën e lojës duke filluar nga shtatori, pas suksesit në fazën kualifikuese, ku arriti të bëhet klubi i parë kosovar që depërton në finalet e një gare të kupave evropiane.
Sipas faqes së profilizuar për vlerën e klubeve dhe të futbollistëve, “transfermarkt”, Slavia Prague ka një buxhet disa herë më të madh se sa Ballkani dhe se sa Sivasspor e Cluj, që gjithashtu janë pjesë e grupit.
55 milionë euro është buxheti i klubit nga Praga. Ndërsa Peter Olayinka, dikur ish-lojtar i Skënderbeut të Korçës, është lojtari më i shtrenjtë me vlerë 6.50m.
Klubi turk dhe ai nga Rumania kanë vlerë identike. Të dyja kushtojnë nga 27 milionë euro. Dia Saba është lojtari më i shtrenjtë te Sivasspor me vlerë 4.80m, ndërsa te Cluj lojtari më i shtrenjtë me vlerë 4.00m është Andrei Burca.
Vlera e Ballkanit është vetëm 4 milionë euro, kurse lojtari më i shtrenjtë Ermal Krasniqi, vlera e të cilit është 350 mijë euro.
Më shumë storie
Paris: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje...
Thomas Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vlerësuar lartë sukseset e arritura nga Kosova në arenën ndërkombëtare të sportit....
Pas vendimit të UEFA-s, reagon FFK: Do të apelojmë rastin në CAS
Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të UEFA-së që i dha fitoren në tavolinë Rumanisë ndaj Kosovës,...
Me vendimin e UEFA-s, Kosova humb ndeshjen me Rumaninë
Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë. Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur...
Liga e Kombeve: Shqipëria humb nga Ukraina, bie në Ligën C
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Ukraina, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në ‘Air Albania’. Kuqezinjtë dhe ukrainasit u...
Liga e Kombeve: Kosova me një lojtar me pak mposht Lituaninë
Kombëtarja e Kosovës me fitore e ka mbyll këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Dardanët mposhtën Lituaninë, me...
Average Rating