Ylber Lokaj shënoi një gol mjaft të bukur me kokë për rezultatin 3:2, derisa United fitoi 4:3
Futbollistët shqiptarë nuk luajnë vetëm në ekipet e para, por edhe në kategoritë e reja. Shumë lojtarë shqiptarë luajnë për të rinjtë të Baselit.
Në ndeshjen e fundit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Baselit në Ligën e Kampionëve, për të rinj, ka shënuar edhe futbollisti shqiptar, Ylber Lokaj, shkruan albinfo.ch.
Lokaj shënoi një gol mjaft të bukur me kokë për rezultatin 3:2, derisa United fitoi 4:3. Lokaj dhe Uran Bislmi kanë luajtur nga fillimi i ndeshjes, derisa Landrit Ejupi dhe Elis Isufi kanë hyrë në pjesën e dytë, kurse Atdhe Rashiti nuk hyri fare në lojë.
Trajner i ekipit të Baselit është shqiptari, Arjan Peco.
Ky ishte takimi i parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për të rinj.