Gabriel Escobar: Aktualisht kemi problem në komunikim me Kurtin

Read Time:6 Minute, 13 Second

Escobar: Asnjëherë nuk na dhanë përgjigje nëse e kanë pranuar darftin ashtu sic është.

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar lidhur me draft statutin e Asociacionit tha se Kosova duhet të  ecë përpara në zbatimin e obligimeve të saj ligjore.

Escobar ndër tjera ka shtuar se ”Ata asnjëherë nuk na dhanë përgjigje nëse e kanë pranuar darftin ashtu sic është. Dhe  e kemi të vështirë ta kuptojmë nëse do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuitese;.

Sipas Escobarit, Asociacioni nuk do të jetë një Republikë tjetër Serbe, nuk do të jetë shtet brenda shtetit, nuk ka asgjë në statut që mundëson autoritet ekzekutiv dhe pushtet ekzekutiv apo ckado që mund të krijojë çështje kushtetuiese apo funksionale për Kosovën.

”Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe të koodinojnë shërbimet komunale në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës, Kjo është e tëra. Dhe është një obligim ligjor. Ne kemi dëgjuar arsyet të ndryshme se pse nuk është dorëzuar ose pse nuk është shtyrë përpara por ne I kundërshtojmë të gjitha ato. Duhet të ecë tutuje dhe duhet të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Ne fakt e gjithë çështgja e dinarit, tani, do të zgjidhej përmes Asociacionit. Asociacioni sic është rekomanduar nga BE-ja, nga i dërguari i psacëm i BE-së përfshinë pjesë për transferrin transparent të parave nga Serbia tek ata që kanë të drejtë për këtë në Kosovë në një mekanizëem transparent sipas ligjit të Kosovës dhe kornizës kushtetutese të Kosovës. Vetë Asociacioni do ta zgjidhte çështjen e dianrit. Pra ne duam që kosova të ecë përpara sa më shoejt të jetë e mundur”, ka deklaruar Escobar.


Escobar: Jam shumë i shqetësuar se Kosova nuk po i dëgjon ofertat amerikane për partneritet

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar ka thënë se është shumë i shqetësuar se Kosova nuk po i dëgjon ofertat amerikane për partneritet.

Ai ndër tjera theksoi se duke e injoruar dialogun, Kosova po i injoron partnerët evropianë, për çka tha se do të jetë e pamundur për ta që të ecin tutje në integrimin e mëtejmë për Kosovën.

”Shumë sinqeërisht, një pjesë e arsyes pse ambasadori Hovenier e ka nënvizuar faktin se e ka bërë të vëshrtirë për ne që të avokojmë për Kosovën në arenën ndërkombetare është se në BE dhe NATO janë 5 vende mosnjohëse në BE  dhe 4 në NATO. Të gjitha këto vende përpara se të ecin tutje duan të shohin lëvizje në të gjtiha çëeshtjet që janë pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Duke e injoruar dialogun, Kosova po i injoron partnerët evropianë. Prandaj do të jetë e pamundur për ne që të ecim tutje në integrimin e mëtejmë për Kosovën. Pra, po jam shumë I ishqetësuar se Kosova nuk po i dëgjon ofertat amerikane për partneritet për ta lëvizur integrimin e Kosovës përpara dhe më shpejt”, tha Escobar.

Ai tutje ka shtuar se dialogu është shumë i rëndësishëm  për Kosovën, pavarësisht e pranoi apo jo.

”Ne qëndrojmë fuqishëm prapa kësaj përpjekjeje. Por sa I përket startegjisë së negociimit, pavarësisht nëse kalon nga lehtësimi, arbitrimi derejt negociimit mendoj se kjo ka qenë pjesë e rëndësishme e strategjisë. por ka momente kur BE-ja ka preznatuar zgjidhjet drejt tek palët përfshirë edhe marrëvehsjen bazike dhe draft statuin e Asociaaciomnit për Komunat me Shumikcë Serbe. Pranmdaj unë mendoj se BE-ja ka ofruar shumë zgjidhje që ky dialog të jetë i suksesshëm për të dyja shtetet”, tha Escobar.


Escobar: i bëjmë thirrje qeverisës së kosovës që të marrë parasysh shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare rreth trajtimit të komuniteteve pakicë

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar lidhur me vendimin e BQK-së për dinarin, kanë dërgjuar se qytetarëvt e  Kosovës që varen nga pagesat sociale nga Serbia po përballen me shumë vështërisë.

Për këtë Escobar tha i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marr parasysh shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare rreth trajtimit të komuniteteve pakicë, t’i marr ato shqetësime seriozishtt.

”Sa i përket zbatimit të vendimit të BQK-së; ne kemi dëgjuar shumë raporte të vështirësive të qytetarëve të Kosovës që varen nga pagesat sociale nga Serbia dhe ne i bëjmë thirrje qeverisës së kosovës që të marr parasysh shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare rreth trajtimit të komuniteteve pakicë, t’i marr ato shqetësime seriozishtr, ….. Ne kemi pasur vështirësi që ta bindim Kosovën që t’I mundëosjë bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në gjetjen dhe ofrimin e ndihmës teknike për të gjetur një zgjidhje për këtë cështje. Ne I kërkuam qeverisë së Kosovës që të punojë më bahskëëinë ndëkrombëetare që të ndihmnojë në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë vendim katastrofik dhe madje vendim jo kompetent të zbatimit të vendimit që ka krijuar kaos në ekonominë e Kosovës’, tha Escobar.


Ecobar: Jemi në moment kritik, kemi telashe për të kthyer Brukselin dhe Ohrin sërish në binarë

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar  tha se dialgou mbetet e vetmja zgjedhje për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam arritur në Bruksel të shtunën dhe kam takuar homologët e mi në BE dhe NATO dhe kam pasur diskutime të gjera me homologet, të dërguarin e posaçëm të BE-së

Do të përqendrohemi në Prishtinë në efektet dhe mundësinë e zgjidhjes së vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe transferet nga Serbia për qytetarët e Kosovës, që varen nga shërbimet sociale dhe pagesat sociale.

Do të thosha po dhe jemi në një moment kritik. Më duhet të them se kemi telashe për të kthyer edhe Brukselin dhe Ohrin sërish në binarë. Nga perspektiva amerikane, më duhet të them se nuk ka një alternativë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dialogu ishte një mekanizëm që ka zgjidhur shumë sfida në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdon të jetë mekanizmi kryesor për të zgjidhur dallimet. Ju bëj thirrje të dyja palëve që të respektojnë marrëveshjet që tashmë janë arritur, t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet, posaçërisht duam ta theksojmë atë të Ohrit dhe të tregojnë vullnet të mirë për të parandaluar çfarëdo provokimesh që do të nxirrnin nga binarët  cilëndo nga marrëveshjet dhe të krijojë më shumë  tensione ndërmjet dy vendeve. Kjo është kryesisht një nga arsyet kryesore të viztës sime në Kosovë.”, tha ai në një bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel.

Escobar: Aktualisht kemi problem në komunikim me Kurtin

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një  bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel tha se dialogu është në një fazë kritike.

Sipas tij aktualisht ka probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, ndërmjet popujve të SHBA-së dhe Kosovës nuk i takon një njeriu ose një partie. Por, unë do të thosha se aktualisht ne kemi problem në komunikim me kryeminstrin. Dhe s’janë vetëm SHBA-ja, nuk është krijuar problem vetëm me SHBA-në, por është problem që Kosova ka në komunikimin e saj me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe me SHBA-në dhe me shumë partnerë të tjerë përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi patur një partneritet të jashtëzakonshëm me Kosovën në të kaluarën dhe ne do të donim që të rikthejmë këtë partnieritet sikuir ishte më parë.”, deklaroi Escobar

Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ë t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gabriel Escobar të mërkurën në Prishtinë, takohet me presidenten Osmani
Next post Bajram Begaj: Edhe Porto Romano do të bëhet bazë detare e NATO-s