Gabriel Escobar për vendimin e Qeverisë për Manastirin: I vështirë por i domosdoshëm

Read Time:2 Minute, 6 Second

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në deklarimin e tij pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Është shumë i rëndësishëm vendimi i sotshëm për Manastirin. Ishte hap i vështirë, por i domosdoshëm. I falënderojmë institucionet e Kosovës për këtë hap”, ka thënë i dërguari i SHBA-së.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia njeh Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë, siç e parasheh vendim i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Tutje në deklaratën e tij para mediave, Escobar ka ftuar Serbinë që të japin llogari për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“E ftojmë Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari të plotë për atë sulm”, ka thënë ai, duke shprehur shqetësimin e tij.

Ai ka thënë se do të ketë takime të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, duke përmendur se rregullorja e re e BQK-së është një nga temat të cilat do t’i diskutojë.

“Ditët e ardhshme do t’i kalojë duke vizituar vendin tuaj, të takohem me njerëzit sepse ka shumë punë për të diskutuar, sfidat nëpër të cilat po kalojmë tani, duke përfshirë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, për të gjetur mënyra se si mund të ecim para me dialogun, që përfshin Asociacionin por jo vetëm atë”, ka theksuar Escobar.

Escobar: Nuk mjafton vetëm përpjekja e Kosovës që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Osmani, ka theksuar se nuk po i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por edhe Serbisë.

Ai ka thënë se të dyja palët duhet të vazhdojnë zbatimin e atyre për çka janë dakorduar për të pasur një marrëveshje historike.

“Siç e përmendi presidentja Osmani, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike. Ftojmë Serbinë të vazhdojë me zbatimin. Nuk duhet vetëm përpjekja unilaterale e Kosovës dhe marrja e vendimeve të zorshme e të vështira nga ajo, që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, ka thënë i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar.

Escobar gjatë kësaj konference e ka quajtur presidenten Osmani garantuesen kryesore të raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bajram Begaj: Edhe Porto Romano do të bëhet bazë detare e NATO-s
Next post Liderët e opozitës kosovare takuan emisarin amerikan Gabriel Escobar