Agjenti i Gansos e zbuloi këtë javë se Manchester United, Milan dhe PSG kishin qenë të gjitha në kontakt për sjelljen nrazilianin në Evropë në këtë sezon.
Megjithatë, agjenti Paolo Pucci, i cili është i afërt me vëllain e Gansos, Papito, këmbëngulë se Reali është destinacioni i preferuar i lojtarit.
“Djali është i lumtur në Santos dhe si ka mundësi që ai të marrë në konsideratë të luajë për një klub tjetër, ku ai luan tani. Nëse do të ndërrojë, Real Madridi është i vetmi ekip që luan një rol të veçantë në zemër të Gansos”, tha Pucci.
“A kushton vërtet 50 milionë euro?” – “Çmimi është bërë nga tregu. Ndoshta kjo do të ndodhë, por unë nuk mund të parashikoj asgjë”, tha ai.
H.H