
Gara globale dhe Armatosja e Infrastrukturës
Tomasz Kamusella

Universiteti i St Andrews
Udhëheqës: Përleshja për Modele të Mëdha Gjuhësore (LLM) gjithnjë e më efikase është gara e re e sotme e armatimit. Pas braktisjes së lidershipit global nga Uashingtoni dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, kjo garë e zbeh vijën ndarëse midis luftёs sё ftohtë dhe të nxehtë në botën e re të shekullit të 21-të, të tre blloqeve kontinentale.
Kjo garë është një shenjë e armatosjes së vazhdueshme të të gjithë infrastrukturës ekzistuese dhe të re, e cila shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për luftë, qoftë e nxehtë, e ftohtë apo hibride. Si rezultat, është më e vështirë se kurrë të përcaktohet se çfarë do të thotë paqja në ditët e sotme.
Globalizimi dhe Infrastruktura
Në fillim të shekullit të 16-të, lundrimi i suksesshëm rreth botës i mundësoi Perëndimit (Evropës) të zhvillonte koridore detare të rregullta tё cilat, që atëherë, kanë përfshirë të gjithë globin. Tregtia dhe pushtimi – krah për krah – pasuan me shpejtësi, duke krijuar perandoritë detare të Evropës.
Në fillim të shekullit të 20-të, Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përfitonte nga linjat e vendosura të lundrimit për të filluar kolonizimin masiv të pjesës aziatike të perandorisë së saj tokësore. Hekurudha Trans-Siberiane u bë e disponueshme për këtë qëllim vetëm në dhjetёvjetёshin para Luftës së Parë Botërore.
Meqë detet dhe oqeanet ishin tashmë të kalueshme në një mënyrë të parashikueshme, problemi mbeti se si të sigurohej një qasje e ngjashme në brendësi të tokës për mallra, njerëz dhe informacion. Rrugët tradicionale të ngadalta, të rrezikshme dhe joefikase dhe rrugët e stilit të karvanëve të kohërave të lashta mbetën standardi i udhëtimit ndërkontinental deri në zhvillimin e hekurudhave të qëndrueshme në vitet 1830. Më pas, rrjetet hekurudhore lidhën, brenda territorit, Evropën, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë jugore, së bashku me Japoninë që po perëndimizohej. Pjesa tjetër e botës nuk pati asnjë lidhje të krahasueshme me hekurudhë në një shkallë kontinentale.
Hekurudhat në koloni dhe zona të tjera jo-perëndimore u ndërtuan jo për të mirën e banorëve, por me qëllim nxjerrjen e pasurivë minerale dhe produkteve të tjera për metropolet perandorake në Perëndimin e largët. Linjat hekurudhore nuk përfshinin Afrikën, Amerikën Jugore ose Azinë, por përkundrazi shtriheshin nga një minierë ose një plantacion në portin më të afërt detar, nga ku prodhimet do të transportoheshin në metropolin perandorak.
Shpërndarja e hekurudhave, që nga mesi i shekullit të 19-të, u shoqërua me hapjen e linjave telegrafike, zakonisht paralelisht me shinat e trenave. Ndërsa trenat dhe anijet transportonin mallra dhe njerëz në shkallë globale, telegrafia siguronte të njëjtën gjë për informacionin. Dallimi ishte se transporti i pasagjerëve dhe imallrave zgjaste ditë, javë dhe madje muaj, ndërsa dërgimi i një mesazhi telegrafik ishte pothuajse i menjëhershëm.
Gjatë viteve 1920, telegrafia u zëvendësua me telefona, ndërsa automobilat shfuqizuan trenat në transport. Ajo që mungonte ende ishte rrjeti i autostradave për përdorim të gjerë automobilistik. Italia fashiste ndërtoi një tё tillё në periudhën midis dy luftërave botërore. Gjermania naziste e pasoi shpejt me të vetën. Të dy vendet paraqitёn termat “Autostradё” dhe “Autobahn”, të cilat deri më sot përdoren shpesh në vend të fjalës angleze “Motorway”. Në të gjithë Perëndimin, autostradat u bënë një shtesë e hekurudhave, përveç Shteteve të Bashkuara, ku këto të fundit u tkurrёn mjaft. Midis viteve 1920 dhe 2022, rrjeti hekurudhor i SHBA-së u pakёsua nga 400,000 në 140,000 kilometra.
Në vend të kësaj, Amerika e pasluftës pёrgjasoi Autobahnen e Gjermanisë dhe, duke filluarme vitet 1950, nisi ndërtimin e një Sistemi Autostradash Ndërshtetërore, gjatësia tёrёsore e të cilit sot arrin pothuajse 80,000 kilometra. Rrjete të ngjashme autostradash u zhvilluan në Evropën Perëndimore të pasluftës dhe, pas rënies së komunizmit, në të gjithë Evropën Qendrore. Gjithashtu, në vitet 1990, Kina iu bashkua kësaj gare ndërtimi. Rrjeti i shtetit totalitar quhet Sistemi Kombëtar i Autostradave. Deri në vitin 2004, gjatësia e tij kishte arritur në 34,000 kilometra dhe tani, në vitin 2025, është më i gjati në botë, prej 184,000 kilometrash.
Gjatë viteve 1950 dhe 1960, ndërtimi i rrjeteve të hekurudhave me shpejtësi të lartë nisi në Francë dhe Japoni. Italia iu bashkua kësaj gare në vitet 1970, Gjermania gjatë viteve 1990, ndërsa Spanja në fillim të shekullit të 21-të. Veçanërisht, Kina filloi të ndërtonte hekurudha me shpejtësi të lartë në fillim të viteve 2000. Një çerek shekulli më vonë, ajo arriti nё 50,000 kilometra, duke pasur rrjetin më të gjatë të këtij lloji në botë. Për krahasim, rrjetet me shpejtësi të lartë të Francës dhe Spanjës arrijnë në vetëm 3,000 kilometra secila, ndërsa ai i Gjermanisë është shumë më pak se 2,000 kilometra. Faktet janë një tregues i qartë i lidershipit global të Kinës në këtë fushë.
Mjeteve të transportit, iu shtua aviacioni komercial (i pasagjerëve) në SHBA gjatë viteve 1930. Pas Luftës së Dytë Botërore, aviacioni komercial u zhvillua në të gjithë Evropën Perëndimore, në mesin e shekullit të 20-të. Pas rënies së komunizmit, në fillim të shekullit të 21-të, kjo prirje arriti në pjesën tjetër të kontinentit dhe u bë gjithashtu një normë e re e udhëtimit në Kinë.
Blloqe të Reja Kontinentale
Në vitin 2025, Uashingtoni hoqi dorё nga lidershipi global. Heqja dorë nga rendi i bazuar në rregulla që mbështet marrëdhëniet ndërkombëtare i shkon pёr shtat Kremlinit dhe Pekinit. Të dy fuqitë jo-perëndimore parashikojnë një botë shumëpolare me blloqet e tyre politike dhe ekonomike, me madhësinë e kontinenteve. Secili prej këtyre blloqeve duhet të drejtohet sipas grupit tё vet të përshtatshëm të vlerave. Për më tepër, Kina synon t’i marrë SHBA-së edhe rolin e udhëheqësit politik dhe ekonomik të botës, ose më saktë, atё të hegjemonit.
Le t’i analizojmё pak këto blloqe.
Cilat janë pikat e tyre të forta dhe të dobëta nga perspektiva e infrastrukturës? T’i dallojmë dhe rendisim këto blloqe sipas madhësisë së ekonomive të tyre. Hartat politike ekzistuese të botës nuk janë ende të dobishme në këtë drejtim.
Shtetet e Bashkuara, me Prodhimin e Pёrgjithshёm Bruto (BPB) tё tyre vjetor prej 30 trilionë dollarësh, deri më tani, mbeten ekonomia më e madhe në botë. Sipërfaqja e vendit arrin në 9 milionë kilometra katrorë, ku banojnë 340 milionë njerëz. Bashkimi Evropian me PPB-në prej 20 trilionë dollarësh krenohet me një popullsi prej 450 milionë banorësh, që jetojnë në një territor prej 4 milionë kilometrash katrorë. Deri vonë, Britania me 68 milionë banorë dhe PPB-në e saj prej 3.6 trilionë dollarësh ishte anëtare e Bashkimit Evropian dhe ende mban lidhje të ngushta me Brukselin. Në Kinën komuniste, ku PPB-ja arrin në 19 trilionë dollarë, 1.4 miliardë njerëz jetojnë në një vend me sipërfaqe prej 9.5 milionë kilometrash katrorë.
Lojtarë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare janё Kanadaja dhe Rusia, për shkak të territorit, i cili arrin përkatësisht në 10 milionë në rastin e parë dhe 17 milionë kilometra katrorë në të dytin. Ndërsa popullsia e Kanadasë me 40 milionë është tre herë e gjysmë më e vogël se 140 milionë banorët e Rusisë, PPB-ja e të dy vendeve është pothuajse i njëjtë, me 2.2 trilionë dollarë. Popullsia e Indisë me 1.43 miliardë është pak më e madhe se ajo e Kinës. Megjithatë, PPB-ja e vendit prej 4.2 trilione dollarësh është e barabartë me atë të Japonisë me popullsi më shumë se dhjetë herë më të vogël, ose 123 milionë. I njëjti raport vlen edhe për sipërfaqen e të dy vendeve, ose afёr 3.3 milionë kilometra katrorë në rastin e Indisë dhe afёr 380,000 mijё kilometra katrorë, në rastin e Japonisë. Ndёrsa Brazili (2.3 trilionë dollarë, 210 milionë banorë, 8.5 milionë kilometra katrorë) duket se garon me Kinën. Ndërkohë, Indonezia (1.5 trilion dollarë, 285 milionë banorë, 1.9 milionë kilometra katrorë) luhatet midis traditës së saj politike asnjanёse dhe lidhjeve më të ngushta me Kinën, pёr shkak tё sjelljes jo tёrregullt të Uashingtonit.
Falë arsenalit të saj bërthamor, në të njëjtin nivel me atë të Uashingtonit, Rusia shpreson të bёhet një bllok i veçantë dhe njё qytetërim më vete. Megjithatë, është Kina ajo që mbështet ekonominë e vendit të shkatërruar nga sanksionet, të vendosura për shkak të luftës së pajustifikuar neoimperialiste të Kremlinit për rikolonizim tё Ukrainës. Ushtria ruse është tani (2024-2025) në një pozicion kaq të dobët sa Kremlini është detyruar të kërkojë municione dhe ushtarë në Korenë e Veriut. Kjo nuk mund të ndodhte pa pëlqimin e Pekinit, sepse Pheniani është plotësisht i varur nga Kina.
Nëse Uashingtoni do dёshironte, SHBA-të mund ta ruajnë lehtësisht rolin e tyre si arbitri i vetëm i globit me mbështetjen e gatshme të Bashkimit Evropian, Kanadasë, Japonisë dhe, ndoshta, Indonezisë. Megjithatë, izolacionizmi i ripërtërirë i Amerikës dhe braktisja e aleatëve dhe e detyrimeve të saj ndërkombëtare i lënë lojtarët e lartpërmendur të përballen vetë. Presidenti aktual i SHBA-së shprehu hapur dëshirën e tij personale për të aneksuar Kanadanë, gjë që e shtyn Otavën të bashkëpunojë më ngushtë me BE-në. Po kështu, shumica e japonezëve dyshojnë nëse SHBA-të do t’i mbrojnë ata nëse Kina i sulmon. Pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë pёr mbrojtjen dhe ekonominë të Xhakartës me Amerikën, Indonezia mund të mos jetë e sigurt për zotimin e Uashingtonit për të përmbajtur Kinën agresive. Sidomos në këtë drejtim, SHBA duket se po i afrohen braktisjes së Tajvanit, gjë që ishte e pamendueshme vetëm një vit më parë.
Në vend të kësaj, administrata aktuale (2025) e SHBA-së ndjek lidhje më të ngushta biznesi dhe sigurie me Arabinë Saudite (1.1 trilion dollarë, 32 milionë banorë, 2.1 milionë kilometra katrorë) dhe vendet e Gjirit (PPB-ja e kombinuar e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Bahreinit: 0.8 trilion dollarë). Vendimi i Uashingtonit për të ndërtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe një kampus më të madh të inteligjencës artificiale jashtë Amerikës duket se ёshtё një përpjekje për të arritur një aleancë me rajonin në garën e fundit infrastrukturore. Çuditërisht, prania e fortë e gjigantëve kinezë të IT-së në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e shqetëson Uashingtonin, megjithëse mund të rezultojë në kapjen e shpejtë nga Pekini të çipave të teknologjisë së fundit që, zyrtarisht, janë rreptësisht të ndaluar për eksport në Kinë.
Blloqet dhe Infrastruktura
Nga perspektiva e brendshme, infrastruktura vendos për cilësinë, intensitetin dhe lehtësinë e transportit dhe komunikimit brenda një zone politike ose ekonomike (blloku). Nga ana tjetёr, niveli i lidhjes me botën e jashtme siguron funksionimin e duhur të ekonomisë, duke balancuar nevojat e saj me ato të sigurisë.
Me rrjetet më të gjata në botë të autostradave dhe hekurudhave me shpejtësi të lartë, Kina po fiton qartë garën infrastrukturore në ndarjen e transportit. SHBA-të qendrojnё mbi dafina në këtë drejtim dhe duket se kanë hequr dorë nga ndërtimi i hekurudhave me shpejtësi të lartë. Si rezultat, sistemi i autostradave të Amerikës është i mbingarkuar dhe nuk mirëmbahet në një standard të lartë. Në të kundërt, BE-ja shtyn për integrimin e rrjeteve individuale të autostradave të shteteve të saj anëtare dhe ndërton të reja, shpesh transkontinentale, me mjaft sukses. Kombinimi dhe zgjerimi i hekurudhave ekzistuese me shpejtësi të lartë të shteteve anëtare ka rezultuar më i vështirë. Problemi është vendimmarrja sepse BE-ja nuk është një shtet i vetëm, por një lloj konfederate e lirshme, shtetet anëtare të së cilës kanë prirje të grinden për interesa të ndryshme.
Duke qenë se ekonomia amerikane është ende më e madhja në botë, ajo kompenson mangësitë e lartpërmendura infrastrukturore dhe të tjera të vendit. Mbi këtë bazë, Uashingtoni mbetet shpenzuesi më i madh ushtarak në botë. Buxheti i mbrojtjes i SHBA-së është deri në tre herë më i madh se ai i Kinës. Rusia është shpenzuesi i tretë më i madh ushtarak në botë. Aktualisht, buxhetet e përgjithshme të mbrojtjes të shteteve të BE-së arrijnë pak më shumë ato të Kinës. Megjithatë, shpërndarja e pakoordinuar e bën përdorimin e këtyre buxheteve të ndara jo ndikuese. Në kushtet e Rusisë së trazuar, kjo mund të ndryshojë së shpejti dhe shpenzimet e përgjithshme ushtarake të BE-së mund të dyfishohen nga droja e çdo sulmi që Kremlini mund të jetë duke planifikuar.
Mёdyshja është se arritjet infrastrukturore të Kinës dhe shpenzimet ushtarake të Amerikës nuk e heqin mungesën e kujdesit shëndetësor të barabartë për të gjithë. Megjithatë, Bashkimi Evropian mund ta gjejë veten në një pozitë më të keqe, duke humbur mbrojtjen efektive ushtarake, nëse Uashingtoni tërheq ndihmën e tij në këtë drejtim, e cila deri më tani është ofruar përmes NATO-s. Për më tepër, armatimi i internetit (përfshirë infrastrukturën e tij) i shtoi edhe një ndryshore kësaj loje të garёs agresive midis tre blloqeve në botë.
Zbrazёtia kibernetike
Vetëm Kina dhe SHBA-të krenohen me kompani të mëdha teknologjike (IT) me rëndësi botërore. Për shembull, Google (Alphabet), Amazon, Meta (Facebook), Microsoft, Apple në Amerikë, ndërsa Baidu, Alibaba, Tencent dhe Xiaomi në Kinë. Së bashku, këto kompani mbizotёrojnё hapësirën kibernetike dhe shërbimet e bazuara në internet në të gjithë botën. BE-ja e lidhi fatin e saj me kompanitë amerikane pasi doli që pajisjet e telekomunikacionit të Huawei mund ta bënin Evropën të ndjeshme ndaj mbikëqyrjes dhe ndikimit kinez. Por varësia e tepërt nga kompanitë amerikane nuk është një zgjidhje e qëndrueshme, duke pasur parasysh shmangien e taksave dhe keqpërdorimin e të dhënave private të përdoruesve.
Amerika dhe Evropa i përmbahen internetit të hapur, i cili është njëkohësisht forca dhe dobësia e tyre. Në Perëndim, protestat masive sociale dhe politike (ose flash mobs) nuk mund të zbuten duke kufizuar qasjen në internet ose madje duke e fikur atë në një zonë të caktuar. Kjo është normё në Kinë dhe te aleatët e saj, së bashku me një mori regjimesh autoritare dhe totalitare në të gjithë globin. Kina dhe Irani ishin pionierë në censurën e qasjesvendore në internet dhe censurës sё tij përmes ndarjes aktive nga ndikimet ideologjike të padëshiruara që vijnë nga jashtë. Më pas, Rusia iu bashkua e-klubit totalitar me idenë e Kremlinit për “internetin sovran”. Natyrisht, nuk ishte asgjë origjinale, por një pёrgjasim i internetit të Koresë së Veriut, infrastruktura e të cilit është fizikisht e izoluar nga homologu i tij global.
Pas përfundimit të pandemisë, në vitin 2022, bota u trondit nga zbulimi i inteligjencës artificiale të disponueshme gjerësisht, përkatësisht ChatGPT. Tashmë qindra miliona përdorues e gjejnë atë shumë të dobishme në jetën e tyre të përditshme. ChatGPT është një prodhim i kompanisë amerikane OpenAI. Por shumё shpejt, kompanitë e mëdha të teknologjisë nxorёn zgjidhje të ngjashme të inteligjencës artificiale online. Google (Alphabet) ofroi Gemini, Meta (Facebook) – Llama, Anthropic – Claude, ose xAI – Grok.
Është domethënëse që të gjitha këto kompani janë nga SHBA-ja. Përveç ekonomisë dhe buxhetit më të madh ushtarak, Amerika mori një pёrparёsi në këtë garë të re të armatimit LLM.
LLM-të, ose modelet e mëdha gjuhësore, mbështesin atë që shihet si AI (inteligjencë artificiale). LLM-të mbështesin ChatGPT-në e lartpërmendur dhe zgjidhje të ngjashme të AI online. Përveç se e bëjnë përdorimin e përditshëm të kompjuterëve dhe internetit më të lehtë dhe më të shpejtë, këto zgjidhje u mundësojnë njerёzve tё zakonshёm të krijojnë softuerin e tyre, së bashku me renditjen dhe kërkimin e rezervave gjithnjë e më të mëdha të të dhënave më shpejt dhe më me efikasitet.
Me luftën ruse kundër Ukrainës, që po vazhdon, përdorimi i dyfishtë – ose ushtarak – i LLM-ve u bë menjëherë i dukshëm. Për shkak të sanksioneve perëndimore mbi çipat e nivelit të IA-së, Kina iu bashkua garës së armatimit të LLM vetëm me një robot bisede Ernie nën standard, të lëshuar nga gjigandi i teknologjisë Baidu. Megjithatë, për habinë e Amerikës, në vitin 2025, Kina i ofroi të gjithë botës robotin bisede DeepSeek me burim të hapur që është i barabartë me zgjidhjet amerikane në këtë drejtim. Ndërsa, përpilimi i LLM-ve dhe ushtrimi i zgjidhjeve të IA-së mbi këtë bazë kushtoi qindra miliona dollarë në SHBA, me sa duket. shpenzimet tёrёsore për krijimin e robotit DeepSeek arritën në vetëm 6 milion dollarë. Kjo arritje – ose ky keqnjoftim në stilin e luftës kibernetike – fshiu brenda natës një trilion dollarë në vlerë nga aksionet e kompanive të mëdha të teknologjisë amerikane. Nga ana tjetër, përdorimi eksponencial i DeepSeek nga qindra miliona përdorues, i ekspozon ata ndaj propagandës dhe mbikëqyrjes së fshehtë të Pekinit.
Gara e LLM tani është në kulmin e saj. Evropa mbetet prapa, megjithëse kompania franceze Mistral iu bashkua me trimëri kësaj gare. Mbështetja tradicionale e BE-së te Amerika në teknologji dhe mbrojtje i bën kompanitë evropiane të ngurojnë të hyjnë në këtë fushë vetë. Për më tepër, qasja e Brukselit për të kufizuar efektet negative të inteligjencës artificiale dhe internetit përmes rregulloreve e bezdis administratën aktuale amerikane dhe frenon më tej nismat bazë të inteligjencës artificiale në Evropë. Ndoshta, etatizmi – ose mbështetja dhe investimet shtetërore – mund të përbëjnë një përgjigje të mirë për këtë dilemë.
Tërheqja graduale e Uashingtonit nga Evropa dhe përpjekjet e presidentit aktual amerikan për të prishur BE-në nënkuptojnë se Evropa duhet të mbrohet vetë. Opsioni tjetër është shpërbërja, që do të sillte humbjen e vetёvendosjes dhe një ndarje të Evropës midis bllokut amerikan dhe bllokut euroaziatik të Kinës.
Përpjekje e Re për Afrikën
Çuditërisht, tre blloqet e një bote shumëpolare në të ardhmen duket se po pёrgjasojnё vizionin distopian të globit të ndarë midis tre blloqeve totalitare, të cilin, në vitin 1948, shkrimtari britanik George Orwell e paraqiti në romanin e tij parashikues “1984”. Ashtu si në këtë libër, konfigurimi aktual gjeopolitik e lë Afrikën jashtё.
Pas përpjekjes perandorake të viteve 1880 për Afrikën, e cila çoi në kolonizimin e plotë të këtij kontinenti, një përpjekje e re e bazuar në infrastrukturë e mundësuar nga inteligjenca artificiale për Afrikën duket se po zien me shpejtësi.
Pas dekolonizimit politik të arritur kryesisht në mesin e shekullit të 20-të, vendet afrikane synuan të pёrgjasonin ish-zotërinjtë kolonialistë, kur bëhej fjalë për ekonominë dhe politikën. Perëndimi u përgjigj me këshilla arrogante dhe ofroi ndihmë zhvillimore, në vend të dëmshpërblimeve të duhura. Për më tepër, çdo grant dhe kredi nga Perëndimi u kushtëzua nga arritja e disa standardeve në ҫёshtjet e demokratizimit, tejdukshmёrisё dhe rregulloreve ekonomike. Këto imponime zemëruan si sundimtarët ashtu edhe popullatat në vendet pas-koloniale, duke çuar, së fundmi, në dëbimin e këshilltarëve dhe tё trupave ushtarake nga ish-metropolet koloniale.
Në vend të tyre, Kina dhe kreditë e saja,“të verbëra” politikisht, janë të mirëpritura lehtësisht në të gjithë Afrikën. Në vitin 2025, pa menduar fare, Uashingtoni lehtësoi planet e Pekinit në këtë drejtim duke shpërbërë USAID-in. Ndërkohë, sipas pëlqimit të shumë afrikanëve, Rusia ofron naftë me zbritje, armë dhe mercenarë, së bashku me retorikën dhe ideologjinë shumёgjuhёshe anti-perëndimore.
Si Amerika, ashtu edhe Evropa humbën krejt ndikimin e tyre të mëparshëm mbi Afrikën. Si i tillë, kontinenti tani është i hapur ndaj neokolonizimit kinezo-rus, i quajtur si zhvillim dhe modernizim fitimprurës për të dyja palët. Projektet infrastrukturore dhe kurthi i borxhit i bëjnë vendet afrikane të varura financiarisht dhe politikisht nga Kina, ndërsa shumë nga diktatorët e kontinentit i drejtohen Kremlinit për t’i mbajtur në pushtet me çizmet ruse në terren.
Ashtu si në të kaluarën, edhe sot, ndërtimi dhe kontrolli i infrastrukturës është mjeti i domosdoshëm i fuqive kolonizuese për mbizotёrim dhe nxjerrje pasurie. Infrastruktura, që fuqitë e huaja ofrojnë, dhurojnë ose imponojnë, ia heq mundёsinё marrësit pёr lirinё e veprimit dhe e bën atë të lakueshëm në duart e kolonizatorëve të rinj.
Nisma e Kinës “Një Brez, një Rrugë” (BRI) filloi në vitin 2013. Plani, me sa duket dashamirës, ishte të përfshinte Euroazinë, Afrikën dhe Amerikën Latine, duke e bërë Kinën qendrën ekonomike dhe politike të pjesës më të madhe të botës, duke lёnё anash “Perëndimin dekadent”. BRI ngeci në Evropë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe kuptimit nga Brukseli se Kina është një garuese ekonomike dhe rivale sistemike. Për më tepër, në përputhje me doktrinën Monroe, Uashingtoni i hoqi Kinës kontrollin mbi pikën e ngërçit gjeopolitik në Kanalin e Panamasë.
Transporti i mallrave dhe i njerëzve në të gjithë Afrikën është i vështirë sepse atje nuk u vendosën kurrë rrjete hekurudhore të qëndrueshme. Disa linja treni mallrash për nxjerrjen e pasurisë minerale, të trashëguara nga kohërat koloniale mbeten, por shumica janë në rënie ose janë braktisur. As autostradat nuk u ndërtuan për të përshkuar kontinentin, përveç Afrikës Jugore. Shumë rrugë të trashëguara nga periudha koloniale ranë në gjendje të keqe. Për më tepër, me pёrjashtim tё skajit jugor të Afrikës, shumica dërrmuese e rrugëve mbeten të pashtruara. Elita e vogël e pasur, që flet rrjedhshëm gjuhët evropiane të ish-pushtetarëve kolonialistë, përfiton nga aviacioni i pasagjerëve, i cili u rrit me shpejtësi gjatë dy dhjetёvjetёve të fundit. Emirates dhe Turkish Airlines sigurojnë rrjete të dendura të rrugëve ajrore që mbulojnë të gjithë kontinentin e Afrikës.
Nga ana tjetër, masat afrikane janë të detyruara të udhëtojnë në këmbë, duke hipur mbi gomarë dhe deve, ose të përdorin minibusë. Udhëtimi në shtigje dheu zgjat ditë dhe javë, si në Evropën paramoderne ose para ndërtimit të linjave hekurudhore transkontinentale në Amerikën e Veriut. Afrikanët më të pasur, që banojnë në portet e qyteteve, mund të përdorin udhëtime autostop me tragete oqeanike dhe anije mallrash për në qytete të tjera bregdetare.
Një situatë e ngjashme mund të vërehet në shpёrndarjen e informacionit. Megjithëse telefonia fikse u bë standardi në botёn e qytetёruar gjatë shekullit të 20-të, ajo kurrë nuk u zhvillua në Afrikë, përveç skajit jugor të kontinentit. Ashtu si në rastin e rrugëve të aviacionit, që zëvendësuan hekurudhat dhe autostradat e pandërtuara kurrë, telefonia mobile lejoi që tё zgjidhej problemi i mungesës sё telefonave stacionarë. Gjatë dy dhjetёvjetёve të fundit, pothuajse dy të tretat e afrikanëve morёn celularë dhe u krye kёshtu mbulimi përkatës i lidhjes.
Falë pajisjeve energjetike me erё dhe diellore, ky zhvillim ndodhi pa asnjë elektrifikim të përpjesëtuar të qyteteve dhe fshatrave të kontinentit.
Kufiri neokolonial
Anashkalimi i ndёrtimit tё infrastrukturёs me kapital tё lartё – siç janë hekurudhat, autostradat ose telefonia fikse – për disa mund të duket si një shenjë e përshpejtimit të progresit. Në realitet, ajo është një rezultat i sigurt i shfrytëzimit kolonial që vazhdon t’u mohojë banorëve tё Afrikës shërbimet e transportit dhe komunikimit që janë standardi i artë në vende të tjera të botës. Praktikisht, nuk hasen lidhje interneti me linjë fikse në Afrikë. Por gjatë dhjetёvjetёshit tё kaluar, përdorimi i internetit u dyfishua në të gjithë kontinentin, duke arritur mbi 40 përqind. Kjo ishte e mundur falë përhapjes së smartphone-ve të lira që lejojnë qёlidhjet e internetit të mbështeten në rrjetet e telefonisë mobile.Prandaj, shumica e afrikanëve të rinj dhe të mesëm tani kanё qasje në burimet globale të informacionit. Megjithatë, mungesa e lidhjeve me bandë të gjerë, të ofruara përmes kabllove optikë, kufizon qasjen e tyre në zgjidhje online. Kjo infrastrukturë e kufizuar ose, në mënyrë tjetër, e penguar, kufizon aftёsinё e afrikanёve pёr tё shkёlqyer nё sipёrmarrje ose kёrkim shkencor.
Por nga ana tjetër, kjo i hap vendet e tyre ndaj ekonomisë globale dhe përfshin shfrytëzimin nga kompanitë e mëdha teknologjike kineze dhe perëndimore.Çfarë tjetër mund të merret nga afrikanët në epokën e garës për LLM të armatosur?
Që nga momenti i fillimit të tyre, LLM-të janë trajnuar mbi materiale të printuara të digjitalizuara shumëgjuhëshe (libra dhe periodikë) dhe mbi përmbajtjen po aq shumёgjuhёshe të internetit të krijuar gjatë çerek shekullit të kaluar. Megjithatë, nga rreth njëqind gjuhë në të cilat ChatGPT ёshtё në dispozicion, dy të tretat janë me origjinë evropiane, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Azia. Vetëm një gjuhë afrikane, suahili, është përfshirë në këtë repertor, për shkak të numrit tërheqës tregtar prej 80 milionё folësish. Me 70 milionё folës, gjuha hausa mёton një shpёrndarje ndërkombëtare dhe ekonomike të ngjashme, si amharikja me 60 milion folës, oromua dhe joruba me nga 45 milion folës secila, ose igbo dhe zulu me përkatësisht 40 dhe 30 milion folës.
LLM-të nuk janë të disponueshme as për gjuhët e mëdha afrikane, për shkak të analfabetizmit të përhapur dhe mungesës së madhe të botimeve ose përmbajtjes në internet mbi të cilat modelet e qëndrueshme mund të trajnohen. Si në të kaluarën, shumica e komunikimeve të përditshme në gjuhët africane bëhet gojarisht, përmes bisedimeve, qofshin ato ballë për ballë, në celularë ose me përdorimin e komunikuesve online. Një problem tjetër është mungesa e standardizimit në stilin perëndimor që do të imponohesh dhe mbahesh përmes arsimit fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë. Si në Evropën para-moderne, gjuhët afrikane ende priren të ndryshojnë gradualisht nga fshati në fshat, qyteti në qytet, rajoni në rajon dhe shteti në shtet. Por kjo nuk është një pengesë e pakapёrcyeshme për teknologjinë ekzistuese. Me rritjen e konkurrencës ndërmjet tre blloqeve globale, gara LLM me siguri do të bartet shpejt edhe në Afrikë. Mbi të gjitha, të dhënat e nevojshme për trajnimet e LLM-ve mund të mblidhen në formë gojore përmes rrjeteve mobile dhe falë kamerave të mbikqyrjes CCTV të Kinës dhe tё sigurojnё grmbullimin e tё dhёnave shumёmёnyrёshe (me fytyrё, me zё e figurё, elektronike ose me shkrim). Anglishtja shumёllojshme qё ofrohet nga ChatGPT tregon rrugёn.
Zgjidhjet e AI që komunikojnë në mënyrë verbale janë duke u përshtatur gjithnjë e më shumë, siç është e zakonshme, me anglishten amerikane, britanike, indiane ose australiane. E njëjta gjë mund të bëhet për suahilin, i cili flitet (dhe më rrallë shkruhet) ndryshe në Burundi, Kenia, Mozambik, Ruandë, Tanzani ose Ugandë. Po ashtu, variantet e Hausa – që fliten në Benin, Kamerun, Çad, Ganë, Niger, Nigeri ose Togo – mund të shfrytëzohen për përdorim dhe komercializim në internet. Pas një suksesi të tillë, kompanitë globale mund të synojnё drejtpërdrejt konsumatorët afrikanë dhe të shfrytëzojnë forcën punëtore të arsimuar afrikane pa investuar në arsimimin, shëndetësinë ose botimin e librave. Nëse do të anashkaloheshin këto investime që do të mendoheshin esenciale, sërish do t’i linin afrikanët thellë të bllokuar në situatën e nënshkallëzimit kronik, të cilin e kanë vuajtur që nga shekulli i 19-të. Por, nga ana tjetër, tre blloqet gjeopolitike të botës mund të përfitojnë shumë, duke ushqyer popullatën më të re dhe më në rritje të shpejtë në botë. Numri i banorëve të Afrikës ka arritur nё njё milliard nё 2008 dhe parashikohet tё rritet dy herё e gjysmё, dmth tё bёhet 2.5 miliardё nё vitin 2050.
Ёshtё vёrtet shqetësuese, pёrpara është vetëm një çerek shekulli larg. Ndërkohë, 36 vjet kanë kaluar që nga rënia e komunizmit dhe përfundimi i Luftës së Ftohtë në 1989.
Ukraina: Momentivendimtar
Jo vetëm që blloqet e reja të botës, Amerika, Kina dhe Evropa, janë në përplasje në politikë, ekonomi dhe luftë, por ato gjithashtu zotohen – qoftë edhe në mënyrë të heshtur – në një garë neokoloniale për Afrikën. Aktualisht, lufta e Moskës kundër Ukrainës qëndron në qendër të kësaj konkurrence të shumëhershme-cila është njё konflikt midis këtyre blloqeve. Duke synuar për një lloj roli në skenën globale, Kremlini përpiqet të zbrapsё zgjedhjen demokratike të Ukrainës për të ndjekur integrimin me Europën dhe Perëndimin. Kina totalitare qëndron mënjanë dhe ndihmon Moskën në fshehtësi. Nëse Rusia fiton, blloku eurazian i palirisё i Kinës do të marrë një përmirësim të dukshëm. Në rastet e humbjes, Pekini do të shpëtojë Rusinë nga kolapsi dhe do të ruajë imazhin e Kinës si një ‘arbitër neutral’ me rëndësi botërore. Çfarëdo që të jetë rezultati, Rusia si një koloni, de facto, do të bëhet më thellësisht e lidhur dhe e varur nga Kina hegjemonike.
Eksportet e grurit ukrainas janë jetike për furnizimin e shumicës së Afrikës me ushqimdhe për të mbajtur çmimet e tyre të përballueshme. Uria dhe etja të shkaktuara nga rritja e pasigurisë ushqimore do të ulin ndjeshëm fitimet e pritura nga shfrytëzimi neokolonial i Afrikës. Si Kieviashtu dhe Moska vazhdojnë të eksportojnë grurë në vendet e shumta të kontinentit. Rusët po plaçkisin në një shkallë të paprecedentë depozitat dhe fushat ukrainase që janë nën okupimin e Kremlinit. Eksportet e grurit janë një instrument tjetër për ta bërë Afrikën të varur, qofshin ato nga Evropa apo blloku euroazian i Kinës.
Nën sundimin totalitar të Joseph Stalin-it, Bashkimi Sovjetik, midis luftërave botёrore,pёrsosi përdorimin e urisë së krijuar nga njeriu për qëllime politike gjatë Holodomor-it në Ukrainë. Sot, Kremlini përsëri e përdor urinë si një armë në shkallë globale. Pas mbylljes së USAID në vitin 2025, Amerika tërhoqi mbështetjen humanitare nga Afrika. Ky hap ka lehtësuar shumë armëzimin e furnizimeve ushqimore nga Moska, duke e bërë kontinentin gradualisht edhe më të varur nga blloku Eurasian iKinës.Në ndarjen e re tripartiake të botës, siguriae pasluftës e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla ka humbur. Uashingtoni u largua nga posti i arbitrit dhe policit global. Po ashtu, dhjetёvjetёshet e qeta të periudhës pas-komuniste kanë përfunduar. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet për mbrojtje u reduktuan drastikisht në Evropë, ndërsa bonusi rezultues i dividendit të paqes nxiti një rritje të pa precedent të standardit të jetesës në tërë Kontinentin e Vjetër.
Periudha e gjatë e paqes në Evropë pas vitit 1945 – e thelluar falë afrimitetit Lindje-Përëndim që pasoi rënien e komunizmit dhe ndarjen e Bashkimit Sovjetik – është me të vërtetë e përfunduar. Lufta e nxehtë e Rusisë ndaj Ukrainës, përgjigjja e Perëndimit me sanksione në stilin e Luftës së Ftohtë, së bashku me sulmet kibernetike dhe hibride të Kremlinit dhe Kinës ndaj Evropës dhe Amerikës po destabilizojnë gjithnjë e më shumë botën. Mungesa – deri tani – e çdo përballjeje të drejtpërdrejtë ushtarake në BE ose në rajonin e NATO-s nuk do të thotë se Evropa është ende në paqe. Kjo ishte e vërtetë para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në vitet 2014 dhe 2022. Sot, situata në Evropë karakterizohet nga mungesa e luftës së nxehtë dhe e paqes njёkohёsisht.
A mund të përshkruhet gjendja jonë e kapur në luftën hibride si paqe? Ndoshta, është një lloj ‘paqe e nxehtë’ ose një ‘ndezje e luftës së ftohtë.’ Me siguri, është një normë e re për dhjetёvjetёt në vijim. Tre blloqet e globit që janë të kyҫur në garën neokoloniale për Afrikën e krijuan dhe e respektojnë këtë normë. Çfarë është më shumë, këto blloqe duken se e pranojnë këtë normë, pavarësisht vuajtjeve që mund të sjellë për ne të gjithë së shpejti.E ardhmja nuk duket e ndritur, edhe pa përmendur krizën klimatike.
Maj 2025
Pёrktheu Bardhyl Selimi, 22 maj 2025
Average Rating