Gazeta “SOT”- Tribunë e patriotizmit real dhe e moralit demokratik
Nga Skënder Sadri KAPITI
Shumica e mediave në Shqipëri janë ashtu si politika e Tiranës të cilat janë të cinteresuara dhe janë me deficite të mëdha në lëmin patriotik historiko-kombëtar, sidomos për Kosovën, gje që si politika por edhe mediat e Tiranës e kanë të trashëguar por edhe se mediat e Tiranës në të shumtën e tyre jane të kapura nga politika, janë servile të parasë e të pushtetit dhe të parasë së të huaj, pra janë të korruptuara.
Në kohën e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë ishseketarja amerikane pyeste atëhere se përse Ne, SHBA-të, kërkojmë më shumë për Kosovën se sa Shqipëria . Unë Skënder KAPITI gjatë kohës së Luftës në Kosovë , këtu në Durrës takoja për ditë gazetarë dhe reportere nga SHBA, Britania,. Gjermania,Turqia , Kanadaja dhe të tjerë. Një ditë një gazetare nga SHBA më pyeti se shqiptarët e Shqipërisë a janë janë njëjtë me shqiptarët e Kosovës? Unë i thashë po. Dhe ajo më pyeti se përse nuk shkojnë nga Shqipëria në luftë për Kosovën , dhe përse Shteti shqiptar nuk armatos Kosovën dhe as nuk hyn në luftë kundër Serbisë por presin që Kosovën ta clirojë NATO.
Më shumë ka pasur në Shqipëri gazetarë nga perendimi që interesoheshin për luftën në Kosovë se sa nga Shqipëria.Tani sidomos, kuptohet se gazetarja amerikane paska pasur shumë të drejtë. Kjo sepse shikoje se cfarë qëndrimi mban Tirana politike dhe mediat në Shqipëri ndaj Kosovës edhe sot.
Dhe kur mediat e tilla që janë palë me politikën , me korrupsionin dhe me paranë, atëhere mediat e tilla janë edhe amorale.
Prandaj në këtë realitet të tillë , vendosa të shkruaj disa konsiderata për këtë gazetë e cila është ndryshe nga ato pothuajse të gjitha të tjerat. “SOT”,është pakundërshtueshmërisht objektive sepse është media e cila i është përkushtuar dhe ka promovuar probleme dhe shqetësime me të cilat po përballet edhe sot Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare.
Së pari është problemi kombëtar shqiptar i pazgjidhur akoma, dhe në këtë aspekt parësor gjithkombëtar Gazeta “SOT” i është përkushtuar Kosovës, mbështetjes mediatiko-intelektuale asaj për demokracinë, shtetin ligjor, për njohjet ndërkombëtare dhe sidomos në kundërshtinë e ashpër kundër të gjitha planeve e projekteve anti Kombëtare e anti-Kosovë: si kundërshtimin e projektit serbo-rus të coptimit dhe për ndarjen e Kosovës,projekt që fatkeqësisht pro atij projekti ka qenë edhe politika zyrtare ,kryeministri dhe qeveria shqiptare në Tiranë. Gazeta “SOT” si e vetmja media në Shqipëri që ka kundërshtrur projektin antishqiptar të “Open Ballkanit”, edhe kjo mbështetur fuqishëm nga kryeministri shqiptar dhe e pranuar nga qeveria e tij.
Gazeta dhe stafi i saj i janë gjetur mediatikisht me përkushtim dënimit ashpër të aktit terrorist të bandave serbe që sulmuan policinë e Kosovës, pra në këto ditë të gjëndjes së shkaktuar në Kosovë nga protestat e dhunshme të serbëve të Kosovës dhe të aktit barbar, anticivilizues e terrorist të bandave serbe kundër institucioneve të Kosovës, kundër Policisë së Kosovës te cilët vranë edhe nje efektiv të policisë së Kosovës. Gazeta “SOT” ashtu si gjithmonë ka mbështetur Kosovën , aktualisht edhe për ngjarjet më të fundit atje, gazeta “SOT”në Shqipëri është avangarda pararojë që mbështet fort Qeverinë, Kryeministrin, Presidenten, Ministren e Jashme, Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës në mbrojtje të rendit, sigurisë,paqes,ligjit,kushtetutës, Shtetit dhe të tërësisë territoriale të Kosovës.
Unë këtë shkrim për gazetën SOT ,si nxitje për të më shtyu fakti I “indiferentizmit” të mediave e gazetave të tjera, si dhe për mosinteresimi djallëzor të tyre për agjendën më të rëndesishme kombëtare atë të cështjes dhe të interesit gjithkombëtar shqiptar.
Në Shqipëri ka shumë media të shkruara dhe gazeta elektronike dhe televizione.
Edhe kjo shumëllojshmëri dhe shumicë mediash të lira i dedikohet demokracisë amerikane,superfuqisë botërore demokratike, SHBA-ve, triumfit të ideologjoisë amerikane, të asaj të lirive dhe të të drejtave të njeriut kundër ideologjisë marksisto-komuniste diktatoriale dhe kundër regjimeve antihumane dhe jo demokratike në Botë.
Por atë se cfarë kam konstatuar unë në këto 20 vitet e fundit dhe të këtij tranzicioni është fakti se shumica e gazetave, portaleve dhe televizioneve në Shqipëri , kam vënë re se ato janë të politizuara dhe të kapura e në shërbim të interesave të politikës, të shtetarëve dhe të oligarkëve, si zëdhënëse të neveritshme edhe të pronarëve të tyre. Nuk është vështirë që të konstatohet fakti se lajmet, informacionet dhe emisionet nëpër gazeta e televizione të Tiranës, ato manipulohen dhe dalin në publik atëhere dhe kur ato paraprakisht filtrohen rreptë nga politika dhe interesat e saj dhe të korrupsionit. Kjo ka arritur deri atje sa që mjaft media në Shqipëri bëjnë dhe përhapin e promovojnë edhe agjenda të interesave të huaja antishqiptare, gjë për të cilën janë deklaruar edhe media e deri dhe institucione greke.Madje në disa televizione të Tiranës ftohen dhe u krijohen liri e hapësira edhe disa opinionistëve injorantë dhe antikombëtarë nga Kosova.
Krejt në antitezë me këtë realitet mediatik sillet dhe vepron mediatikisht gazeta “SOT”.Gazeta “SOT” , që kur ajo doli në shtyp dhe deri me sot, ajo është gazeta e lirë, e pavarur dhe një tribunë e së vërtetës, e patriotizmit demokratik , e shtetndërtimit modern e ligjor, e antikorrupsionit, e proamerikanizmit dhe mbi të gjitha e promovimit të interesit kombëtar.Gazetën “SOT” në rrugëtimin e saj si pushtet i katërt , si opozitë kundër të këqijave politike,demokratike, sociale , juridike e kombëtare atë nuk mundën që ta thyejnë e as që ta devijojnë as servilizmi, as paraja dhe as krrupsioni.
Gazeta “SOT” ka qenë dhe ka demaskuar ishqeverinë demokratike të viteve 2005-2013, por edhe pas ardhjes në pushtet të qeverisë socialiste të pas viteve 2013. Gazeta “SOT” e vazhdoi traditën e pakompromis të betejës antikorrupsion ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ajo ka mbështetur fuqishëm miratimin e Vetting-ut si dhe promovon punën lavdëruese të SPAK kundër korrupsionit të të gjithë politikës shqiptare të tranzicionit. Mbështet fuqishëm shpalljet non grata dhe sanksionet amerikane kundër të gjithë atyre që janë zhytur në rekorde krimi e korrupsioni. Sot po ta shikosh me vëmendje, Gazeta “SOT” kritikon dhe i bën gjyqin mediatik tërë korrupsionit të tranzicionit pa u ndikuar politikish dhe pa anuar aspak por drejt e sinqerisht në shërbim të luftës kundër korrupsionit dhe clirimit të Shqipërisë nga ai sistem korruptiv.Prandaj dhe skurtimisht argumentova se “SOT” promovon patriotizmin real dhe demokracinë e vertetë.
Average Rating