Gerald Knaus: Letra e treshes evropiane u dërgua para letrës së qeverisë kosovare
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka sqaruar se letra që liderët evropianë i kanë dërguar letër kryeministrit Albin Kurti lidhur me rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është dërguar para letrës së sotme që iu dërgua Këshillit të Evropës nga qeveria e Kosovës.
Ai ka theksuar se letra kishte për qëllim të tregonte rrugën më të mirë të zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo draft-statut i Asociacionit duhet të plotësojë kriteret e Këshillit të Evropës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “kurrë nuk duhet të anëtarësohet” në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Knaus në platformën “X”.
Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating