Gëzuar Pavarësinë! Sovraniteti është  fuqia e Republikës së Kosovës

Read Time:4 Minute, 54 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI  

Cilado politikë që t’a ketë pushtetin në Kosovë, kur ajo punon për interesin e Kosovës për të mbrojtur dhe forcuar sovranitetin, territorin, Ligjin dhe Kushtetutën ajo duhet të mbështetet nga tw gjithw shqiptarwt  sepse interesi kombëtar është mbi atë politik e partizan për pushtet. 

Sovranitet do të thotë kontroll shtetëror  në mënyrë kapilare  në të gjitha fushat dhe aspektet shtetërore e juridike të një vëndi, është forca dhe fuqia e Republikës së Kosovës. Sovranitet do të thotë mosvarësi nga të huajt, vetëvendosje dhe reciprocitet në marrëdhënie me shtetet dhe institucionet ndërkombëtare.

Me 17 Skurt 2024 Kosova mbush 16 vjet nga shpallja e pavarësisë. Sot kur po e shkruaj këtë shkrim një ditë para Festës së Pavarësisë së Kosovës vërehet se sa shumë është larguar në këtë vit Shqipëria nga Kosova.Askund deri sot nuk dëgjon dhe as nuk mund të lexohet nwewr gazetyat e Tiranws ndonjë rresht për Pavarësinë e Kosovës, kurse në Kosovë një muaj para 28 Nëntorit , Ditës së shpalljes së pavarësisë atje ndjehet atmosfera e Festës së Pavarësisë, lartësohet  e vendoset  kudo Flamuri i Shqipërisë dhe dynden mijra e mijra kosovarë për ta festuar Ditën e Flamurit në Shqipëri, dhe madje edhe për Festën e Pavarësisë së Kosovës  shqiptarët nga Kosova vijnë dhe e festojnë në Shqipëri, kurse nga Shqipëria shumë pak e festojnë Pavarësinë e Kosovës. 

Në Shqipëri shumë rrallë  ndokund mund ta shikosh flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë së saj.Dhe jo vetëm këto, por sot pikërisht në këtë përvjetor të 16-të të Pavarësisë së Kosovës kudo nëpër studiot televizive, në deklarime nëpër emisione televizive  dhe gazeta  nga intelektualë,politikanë e gazetarë ka kritika ndaj qeverisë dhe Albin Kurtit  pse ai po mbron dhe po lufton për forcimin e konsolidimin e sovranitetit të Kosovës kundër  diversionit dhe angazhimit maksimal politik, akdemik, fetar, diplomatik, banditesk e terrorist, ushtarak dhe mediatik të Serbisë kundë Kosovës, ku në këtë betejë të Kosovës me Serbinë Tirana politike, jo vetëm pushteti por edhe opozita, shoqëria  dhe të gjitha mediat pothuajse  e kanë lënë vetëm   sot  Kosovën, dhe  madje edhe jo pak prej  tyre hapur janë kundër politikës së sovranitetit.

Po të shikosh e analizosh me vëmëndje ajo se cfarë bëhet e deklarohet në mediat e Tiranës,  sot vërehet një idiotësi e jashtëzakonshme që në pyetjet e drejtuesve të emisioneve e po ashtu edhe në përgjigjet sipërfaqësore , të pa thelluara dhe aspak të interesuara të atyre që ftohen në ato emisione për të qenë në anën e duhur , pra me Kosovën. 

Vërehet te shumica e mediave të Tiranës që  antikosovarizmin e tyre e mbulojnë me finesë duke cituar vetëm deklaratat e ndërkombëtarëve të atyre që  janë kundër Kosovës dhe jo të atyre që mbështesin fort sovranitetin e Kosovës.

Dhe kjo ndodh pikërisht ashtu si bëjnë mediat dhe propaganda e Beogradit. 

Cilado politikë që t’a ketë pushtetin në Kosovë, kur ajo punon për interesin e Kosovës për të mbrojtur dhe forcuar sovranitetin, territorin, Ligjin dhe Kushtetitutën ajo duhet të mbështetet nga Tirana sepse interesi kombëtar është mbi atë politik e partizan për pushtet. 

Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. 

Sovranitet do të thotë kontroll shtetëror  në mënyrë kapilare  në të gjitha fushat dhe aspektet shtetërore e juridike të një vëndi, është forca dhe fuqia e Republikës së Kosovës. Sovranitet do të thotë mosvarësi nga të huajt, vetëvendosje dhe reciprocitet në marrëdhënie me shtetet dhe institucionet ndërkombëtare.

Kushtetuta e mbron dhe tregon si ushtrohet sovraniteti.

Kosova  si shtet i pavarur ka të drejtë absolute që në mënyrë të lirë e të pavarur dhe sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë  pa iu nënshtruar asnjë lloj pushteti të korruptuar  dhe asnjë lloj vullneti dhe imponimi të huaj; shteti sovran ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime   për mbrojtjen, forcimin dhe  konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.

Cdo masë  apo vendim që merret nga qeveria e Kosovës në zbatim të sovranitetit  është mëse e ligjshme dhe e justifikueshme për një shtet sovran dhe të pavarur sic është  Kosova.

Ndryshe: ata politikanë, pushtetarë   dhe media shqiptare që mendojnë dhe deklarohen në të kundërt, pra ata të cilët shohin shkurt dhe vetëm për interes personal ,atyre nuk u bëhet vonë për sovranitetin shtetëror dhe janë gati që për interes personal edhe të japin e të falin nga sovraniteti i shtetit. Disa nga ata nuk e kanë haberin se cfarë është sovraniteti shtetëror,disa  janë të korruptuar dhe nuk u intereson interesi kombëtar, dhe disa  edhe bëjnë punën e mercenarit të parasë së huaj. 

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e  sovranitetit.

SHBA-të si aleati më i madh strategjik i shqiptarëve po ndihmon Shqipërinë në luftë kundër korrupsionit, dhe se SHBA-të korrupsionin e shohin si kërcënim të madh të sovranitetit të Shqipërisë. 

Pra SHBA mbështesin sovranitetin e Shqipërisë. 

Ndërsa për Kosovën kërcënimi me i madh për sovranitetin e Kosovës janë Serbia e Rusia me planet e tyre për coptimin e ndarjen e Kosovës, është krijimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, është dhe janë strukturat paralele serbe , është qarkullimii dinarit serb kundër euros , janë bandat e armatosura serbe, eshte kercenimi ushtarak i Serbise  etj. 

Këto  i dinë shumë mirë ndërkombëtarët. 

Dhe SHBA-të bashkë me aleatët e tjerë të Kosovës e mbështesin forcimin e sovranitetit të Kosovës,  sepse dhe përderisa ato mbështesin në Kosovë demokracinë, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe për të cilat   po punon shumë më mirë Kurti se sa paraardhësit e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Macron: Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për themelimin e Asociacionit
Next post Biden letër urimi Osmanit për pavarësi: Kosova të përmbush të gjitha obligimet në dialog