Home » Sport » Gjermania e turpëroi Brazilin

Gjermania e turpëroi Brazilin

Brazili humbes fotoKombëtarja e Gjermanisë e ka siguruar biletën për në finalen e madhe të Botërorit ‘Brazil 2014’, që do të zhvillohet më 13 korrik në “Maracana” dhe atë me një fitore spektakulare dhe që do të mbahet mend përgjithmonë. Në fakt, gjermanët, të martën në Belo Horizonte e kanë mposhtur skuadrën vendase, Brazilin, me rezultat 7:1.

Ishte ky një debakël i vërtetë i brazilianëve, të cilët e vuajtën së tepërmi mungesën e Thiago Silvas dhe Neymarit në këtë sfidë. Ndërkohë, Miroslav Klose vendosi rekord të ri në histori të Botërorëve, duke e arkivuar rekordin e deritashëm të Ronaldos, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori me 16 gola.

Brazili humbes foto-1Gjermania tani pret në finale fituesin e duelit të nesërm, Argjentinë – Holandë, ndërsa Brazili humbësin në luftë për pozitën e tretë.

Gjithçka rreth fituesit të kësaj ndeshje u vendos në 30 minutat e parë, kur gjermanët shënuan pesë gola.
Në rastin e parë serioz në minutën e 11-të, gjermanët realizuan përmes lojtarit kyç të saj këtë Botëror, Thomas Muller. Anëtari i Bayern Munichut realizoi nga afërsia pas harkimit të Toni Kroosit nga rivënia këndore.

Gjermania tregoi fuqinë e saj duke realizuar edhe 4 herë të tjera për vetëm 7 minuta lojë për të thelluar epërsinë në 5:0.
Klose shënoi fillimisht për rekordin e ri të golave në Kampionate Botërore. Gjermani realizoi golin e 16-të në minutën e 23-të. Ai ka kaluar në pozitën e parë të golashënuesve duke kaluar Ronaldon “e vjetër” që ka realizuar 15 gola gjatë karrierës së tij në Kampionate Botërore.

Me këtë gol. Klose nisi goleadën e gjermanëve që realizuan edhe dy herë të tjera përmes Toni Kroosit në minutat 24 dhe 26. Në golin e parë, ai mori pasimin nga Lahm e dy minuta më vonë Kroos u asistua nga Khedira.
Brazili humbes foto-2
“Pesëshen në kajmak” për gjermanët e arriti Sami Khedira që realizoi në minutën e 29-të pas asistimit të Mesut Ozilit.

Pasi pjesa e parë u përmbyll me rezultat të thellë për gjermanët 5:0, Brazili si nikoqir pritej të shënonte golin e nderit në pjesën e dytë. Kjo ndodhi por Brazili pësoi edhe dy herë tjera.

Brazili humbes foto-3Brazilianët nisën më mirë këtë pjesë duke rrezikuar në fillim portën e Neuerit, por portieri i Bayernit tregoi sërish se është një ndër portierët më të mirë të botës duke pritur goditjet e nikoqirëve.

Ai mbrojti goditjen e Oscarit në minutën e 52-të, e vetëm dy minuta më vonë, Neuer priti edhe dy goditje të shpejta të Paulinhos.
Julio Cesar nuk mbeti pa punë edhe pse ishte mposhtur pesë herë në pjesën e parë. Ai priti goditjen e fuqishme të Thomas Mullerit në minutën e 61-të.

Brazili humbes foto-4Gjermania arriti edhe golin e gjashtë përmes Andre Schurrles që shënoi në minutën e 69-të. Anëtari i Chelseat realizoi nga afërsia pas pasimit të kapitenit Philipp Lahm.
Schurrle arriti edhe golin e dytë personal 10 minuta më vonë duke shënuar me një goditje të fuqishme. Ai mposhti Cesarin për 7 me 0 me ndihmën e traversës. Golin e ngushëllimit Brazili e arriti në minutën e fundit përmes Oscarit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch