Home » Histori, Lajme » Gjikat – Histori shqiptare në Rumani

Gjikat – Histori shqiptare në Rumani

nga  Fahri Xharra

Shpesh lexojmë “Ghika family with Albanian origin , Hellenized through matrimonial unions fanariote environments , especially with family Mavrocordato then Romanianized by Romanian nobles families matrimonial union between the family Sturdza .-“Familja Ghika me origjinë shqiptare , e helenizuar nëpërmjet lidhjeve martesore me fanariotë , sidomos me familjen Mavrocordato pastaj e romanizuar nga familjet fisnikët rumune me bashkim martesor “

Familja Gjika qe gëzon titujt princërore sovrane te Moldo-Vllahise është nga më të shquarat familje mbreteruese të Rumanisë se sotshme. Me origjine nga Zereci i Permetit, disa kilometra larg Frashërit dhe Kelcyres (historiani K. Frasheri ka gjetur rrenojat e lagjeve se Gjikave ne këtë fshat), Gjikat u shfaqen ne histori nga mesi i shek. XVII,
Shume shpejt fituan fronin e Moldavisë me 1660 dhe ate te Vllahisë me 1662. Princër gjysme sovran te këtyre principatave nen suverenitetin e sulltanit te Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri me 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli ne fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe janë familja qe ka lëne më shumë gjurmëne historinë moderne të Rumanisë. Përveç princërve e personaliteteve te ndryshme te dale nga kjo familje e cila nuk i preu kurrë lidhjet me shqiptarinë duhen përmendur ne veçanti princesha Elena Gjika, e njohur me emrin e penës si Dora d’Istria, e cila kontribuoi aq shume, gjate shek. XIX per rilindjen e albanizmit por edhe për emancipimin e popujve tjerë te Ballkanit, si dhe princi Albert Gjika, pretendent i fronit shqiptar qysh me 1905 që bashkëpunoi me shume patriote shqiptare për pavarësinë tone. Kjo familje, e ndare ne shume dege, përjetësohet edhe sot, ne Rumani e ne vende te tjera.

Ose tjetra : Familja Gjika, ndoshta në kohën e Gjergjit, shpërngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset në territoret rumune, që përfitonin prej statusit të “Dar al sulli”, – toka e pajtimit, që u lejonte këtyre territoreve të kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra të kishin vetëqeverisje të plotë të brendshme, ndërsa politikën e jashtme ishin të detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principatat danubjane do të ishin “miku i mikut dhe armiku i armikut” të Perandorisë Osmane.

Ose , Elena Gjika saktëson se origjina e kësaj familje te Gjikave kanë prejardhje shqiptare duke shmangur kështu të gjitha hipotezat që pretendonin të devijonin origjinën e kësaj familje. Mirëpo tregohet e rezervuar të fiksojë se nga cila zonë e Shqipërisë është familja e saj dhe për çfarë arsye të parët e Gjikave u shpërngulën në Azinë e Vogël. Mbi këtë çështje ajo shkruan: Kur të njihen më mirë klanet e Shqipërisë të padepërtueshme, historianët mundet të gjurmojnë më mirë, se cilit prej tyre i përkisnin të parët e Gjikaive. Deri tani është e ditur se ndër Kelmendasit, një nga fiset më të shquara të Gegërisë, gjenden Gjokajt (Giocai), e meqenëse Gjoka e Gjika janë sigurisht një emër identik, mund të hamendësohej që Gjikajt të rridhnin nga fisi i Kelmendit, të cilët për traditë mbahen me origjinë veneciane”

Ose Jo vetëm nga autorët, që përmendëm më sipër, por edhe në fjalorë dhe enciklopedi shënohet kurdoherë origjina shqiptare e kësaj familjeje të madhe, që ka lënë gjurmë të pashlyera në Vllahi e në Moldavi me prijësit e personalitetet e larta, që u ka dhënë nga viti 1658 deri më 1856.

Është e shpeshtë shprehja se shqiptarët janë dëshmuar më shumë jashtë atdheut. Këtë e dëshmon edhe familja Gjika, që ka sunduar në Rumani, nga shekulli XVII.

Bashkësia shqiptare në Trevat Rumune dëshmohet me dokument për herë të parë në Vllahi, në kohën e sundimit të Mihal Trimit. Në një raport të autoriteteve habsburgase në Transilvani, thuhet se mbi 15.000 shqiptarë fituan të drejtën të banonin në krahinën e Muntenies. Fillimisht i shohim në katundin Kalinesht, në rrethin e Prahovës, ndërsa në Bukuresht i gjejmë qysh nga viti 1628. Shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Rumani, sidomos qysh prej messhekullit XVI, si barinj, ushtarë, truproja të sundimtarëve vendës, tregtarë e më pas si emigrantë politikë.

Por hamendjet , mashtrimet dhe përvetësime për origjinën e Dinastisë së Gjikave e kemi këtë :Në përgjigjen, që u jep më 4 maj 1881 treqind vajzave të shkollave të Shkodrës, kur ato i çuan një pendë argjendi, Dora D’Istria i thotë: “E marr me mend pendën e bukur të shqiptareve të mia të dashura, të cilat do të kisha dëshirë t’i përqafoja një ditë. Uroj që kjo pendë më e fortë se një skeptër të përdoret gjer në fund të jetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të Shqipërisë, atdheut tim të nderuar.”

“”Përgjegjshmëria në kryerjen e detyrës, respekti i madh që kjo familje fitoi, si dhe kontributet që dhanë në konsolidimin e të dyja principatave bënë që pjesëtarë të tjerë të familjes, njëri pas tjetrit, për dyqind e pesëdhjetë vjet radhazi, të drejtojnë fillimisht në principatat e Vllahisë dhe të Moldavisë dhe pastaj në Rumaninë e bashkuar. Pjesëtarë të familjes Gjika u lidhën me anë të martesave me shumë familje të shquara aristokratike europiane dhe dhanë personalitete të shumtë. Për arsye politike, pas vendosjes në Rumani të regjimit komunist, shumë prej tyre u larguan nga Rumania dhe emigruan në qendrat e mëdha botërore: Nju Jork, Uashington, Berlin, Drezden, Vjenë etj., duke lënë gjurmët e tyre në këto qytete. Megjithatë, gjurmët e familjes Gjika në Rumani janë të pranishme kudo dhe pjesëtarët e kësaj dinastie, krenarë për origjinën e tyre, vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e shtetit dhe të shoqërisë rumune.””-shkruan Mr.Sc. Nikollë LOKA

Përveç dhjetë princërve sundues të Vllahisë dhe Moldavisë dhe dy kryeministrave të Rumanisë, familja Gjika ka dhënë edhe disa figura të tjera të shquara jo vetëm për shoqërinë rumune të periudhës kur jetuan, por edhe për shoqërinë europiane në tërësi. Madje për personalitetet e shquara të Gjikajve nuk mund të thuhet fjala e fundit, sepse ata janë të shumtë, kudo nëpër botë, në funksione dhe profesione të rëndësishme. Disa nga personalitetet e shquara Gjika do të përmenden në këtë shkrim, ndërkohë që e ndjejmë si detyrim të pasqyrojmë në shkrimet e ardhshme biografi të tjera të tyre, pasi universi i Gjikajve për opinionin shqiptar mbetet ende një botë në zbulim.

Referencat:
– Kopi Kyçyku ,Nga Naum Veqilharxhi tek Dora d’Istria, një lidhje e lashtë mes dy kombeve
– Nikollë LOKA ,Tre pinjollët e familjes Gjika që drejtuan Rumaninë
– http://zeriikosoves.org/dora-distria-princesha-me-origjine-shqiptare-ne-themelet-e-qyteterimit-europian/
– Stilian Adhami,Elena Gjika, shqiptarja, që i shërbeu kombit
– Ilia S. Karanxha ,Princesha me origjinë shqiptare, në themelet e qytetërimit europian

Fahri Xharra , 25 .01.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch