Gjithmonë ka pasur politikanë, gazetarë e intelektualë  kosovarë  interesaxhinj dhe servilë të politikës së Tiranës

Read Time:4 Minute, 27 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Asnjëherë nuk kanë munguar as servilët politikanë, intelektualë e meditikë të Kosovës për pushtetin e Tiranës. Edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri, nga Kosova ka pasur shumë superservilë dhe interesaxhinj e shërbëtorë të atij regjimi në këmbin të lirisë së tyre për të ardhur e pushuar në plazhet e Shqipërisë së varfër me dy-treqind marka për një muaj si  dhe për të marrë ndonjë lek apo favor për ndonjë protestë e propagadë marksist-leniniste në Perendim. Dhe shumica nga këta I serviloseshin edhe Fatos Nanos e E. Rames.Këta të tillët ishin aq shumë servilë sa që edhe të afërmit e farefisi i tyre në Shqipëri kur I takonin kishin frikë se mos u shpëtonte ndonjë fjalë te këta kundër regjimit komunist sepse mund të spiunoheshin prej tyre.

Po kështu edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri u dyndën servilë e sharlatanë politikanë, intelektualë e mediatikë që i serviloseshin në ekstrem pushtetit të Sali Berishës, por  që tani asnjërit prej tyre nuk i bie ndërmend për Berishën dhe e kanë braktisur , por që mbështetësit, gazetarët dhe LDK-istët e opinionistët ishservilë të tij  të dikurshëm të pushtetit të  Partisë Demokratike  madje janë konvertuar në servilë e shërbëtorë të paskrupullt  të qeverisë e kryeministrit socialist.Por jo vetëm për këto, por politika dhe shumë  politikanë,  intelektualët dhe gazetarë të Kosovës dhe jo vetëm këta por  edhe nga shoqëria atje janë si këta të Shqipërisë e ndoshta edhe ua kalojnë, janë jashtzakonisht mosmirënjohës, “harraqë” dhe hipokritë  djallzorë që nuk mbajnë as miq e as shokë por që të ndërrojnë, të harrojnë, braktisin por  edhe  të shesin për një interes të vogël.

NUK DUKET GJËKUNDI MADJE AS NGA KURTI E OSMANI, NUK PO DUKET  RESPEKT E MIRËNJOHJE AS SHOQËRORE,AS MEDIATIKE, AS INTELEKTUALE E AS INSTITUCIONALE SERIOZE NGA KOSOVA PËR KONTRIBUTORËT E VËRTETË TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA PËR LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS, PËRVECSE MIRËNJOHJE E RESPEKT SERVIL TË TYRE PËR POLITIKANË, PUSHTEYTARË  E SHTETARË NGA SHQIPËRIA TË CILËT NUK KANË ASNJË MERITË PËR ASGJË PËR KOSOVËN.

Edhe Vjosa Osmani duhet ta dijë mirë se ajo Presidente e Kosovës është bërë prej votave të elitës politike të antarëve të LDK-së dhe të LVV-së sepse e vetme dhe me vetëm “GUXO” kurrë nuk do ishte Presidente. Vjosa duhet t’u jetë mirënjohëse  votuesve të LDK-së, pasi ajo gjithmonë në fushata elektorale eshte paraqitur si rugoviste besnike, dhe ndjekëse e rugovizmit. Mirëpo është pushteti dhe kolltuku i Presidentit ajo e cila verteton se Vjosa, rugovizmin e kishte retorikë apo vertetësi.Apo mos vallë edhe largimin nga LDK e perdore si marifet sa për t’u bërë Presidente nga votat e të zhgënjyerve të LDK-së dhe  të LVV?

Ajo ka deklaruar se e  kishte pasur ëndërr që të bëhet Presidente e Kosovës. Por tashmë këtë ëndërr e ka realitet dhe duhet ta kryejë detyrën me besnikëri dhe me përgjegjsi dhe jo të bjerë nën efektin e interesit thjesht personal sic iu ndodh gjithmonë politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë. A

Mesa di edhe kur kryeministrin e Shqipërisë  e ftoi për vizitë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kur Edi Rama refuzoi të merrte pjesë në festën e 25 vjetorit të clirimit të Kosovës i ftuar nga kryeministri i Kosovës, nuk kishte pse ta takonte Vjosa Osmani si Presidente e Kosovës kryeministrin e Shqipërisë sepse ajo nuk është kryeministre e Kosovës por është Presidente  dhe si koleg i saj është Presidenti i Shqipërisë dhe jo kryeministri. Fakti që Vjosa Osmani takon përzëmërsisht Kryeministrin e Shqipërisë mos po tregon  se Vjosa është si politikanët e tjerë të Kosovës që për të fituar pikë politike takimet, vizitat dhe dekorimet që merrnin nga Tirana i paraqisnin para publikut kosovar si trofe. Dhe a mos është “larguar”  nga rugovizmi kur dihet se cfarë qëndrimi ka mbajtur kryesocialisti Rama kunder Rugovës, si dhe tregon edhe tjetrën se ajo për ego karrierizmi mund edhe te jetë  edhe pro sanksioneve që Edi Rama i ka vënë Kosovës me anulimin e mbledhjes së dy qeverive shqiptare që do mbahej në Gjakovë si dhe në sjelljen arrogante të tij me kryeministrin e Kosovës në takime ndërkombëtare. Nuk jemi pse Vjosa takon kryeministrin e Shqipërisë, por nuk dihen detaje se mos ky afrim i saj me Kryeministrin e Shqipërisë mos është për t’i bërë karshillëk kryeministrit të Kosovës apo dicka tjetër që koha do ta vertetojë.

Duket se Vjosës i janë larguar edhe shumë votues, dhe se ajo ndoshta me përfundimin e mandatit të Presidentit do kalojë në pension politik, sepse votuesi Kosovar është shumë inteligjent dhe i kupton manovrat, hipokrizitë  dhe akrobacitë politike.Vjosa a mos po rreshtohesh edhe ti krah Edi Ramës i cili  thotë se Veriu i Kosovës, është tokë e askujt, dhe tjetrën që nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para atij të Ballkanit perendimor. Mos “harro” sepse nuk i shpëton vigjilencës së atyre që të kanë votuar, dhe as atyre që dikur të kanë besuar. Mosmirënjohja dhe harresa e respektit të të tjerëve për interesa personale të  kthehet në mosmirënjohje e mosrespekt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lufta hibride dhe sfidat e Sigurisë Kombëtare
Next post Protesta – funeral e idhujve të rremë…!