
Gjykata serbe lë në paraburgim tre policët e kidnapuar
Në bazë të propozimit të prokurorit publik, Gjykata e Lartë në Kralevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të arrestuarit pjestarët e Policise së Kosovës.
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të Kosovës. Ata janë dyshuar se kanë “kryer veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese”, ka njoftuar Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë.
“Me rastin e ngjarjeve të 14 qershorit 2023, në fshatin Gnjilicë, komuna e Rashkës, Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë më 16 qershor 2023 ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.SH. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 348 paragrafi 4 lidhur me 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.
Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kralevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, njofton Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë.
Më shumë storie
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për...
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët...
PDK e LDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dy partitë opozitare në legjislaturën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia...
Average Rating