Glauk Konjufca: BE nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacion
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“BE-ja nuk e ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së neve veç me na caktu, e kompetencë e jona veç me dërgu në Kushtetuese”, tha ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Sipas tjj, obligative është vetëm marrëveshja e vitit 2013. “Jemi në fazë krejt të re. Ne po presim që të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. E marrëveshja është pika e 7 edhe pse nuk përmendët por mund të kuptohet që ka lidhje me Asociacionin”, ka thënë Konjufca duke përfunduar se nëse marrëveshja është obligative 100% “nuk do të ketë qare pa e zbatu secili”, tha Konjufca.
Ai tha se thirrja e Parlamentit Evropian që Bashkimi Evropian të ndërrojë qasjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në dialog, është gjeja më e duhur për Kosovën.
“Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde që ka ndodh prej Bashkësisë Ndërkombëtare është që Kosovës t’i vazhdohen masat e ndërkohë Serbia e cila është vend drejtpërdrejt sponsorizues i këtij grupi terrorist e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator, kjo është vërtetuar edhe prej informatave të ndryshme edhe ndërkombëtare edhe vendore që ky grup ka shfrytëzuar institucionet e sigurisë së shtetit të Serbisë për t’u trajnuar për të kryer përgatitje e tyre”, tha ai.
Duke shtuar se janë gjetur edhe lidhje të drejtpërdrejta të armatimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë dhe lidhjen e eksponentëve terrorist të lidhur drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë shtetëror të Serbisë.
“Tash ndërkombëtarët disa e thonë e disa nuk e thonë, disa e thonë në pëshpëritje, por kjo duhet të thuhet haptazi dhe në raporte që publikohen dhe që mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë sulm”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
Kurse sa i përket peticionit, Konjufca tha se të gjithë janë pajtuar që zgjidhja të jetë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe është arritje e madhe sepse është menduar se në atë pjesë të vendit situata zgjidhet me dhunë dhe mjete të forcës, me bomba, plumba dhe djegieje të veturave, duke theksuar se ashtu republika e Kosovës nuk lejon.
Average Rating