Goran Rakiq: S’ka më kthim mbrapa, pasnesër protesta e parë

Read Time:1 Minute, 33 Second

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në një konferencë për media ka bërë të ditur se serbët e Kosovës do të jenë në rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe së fundmi suspendimit nga puna të drejtorit të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Rakiq, është shprehur skeptik për sa i përket protestës të cilën do të organizojë të dielën serbët në Veri në atë se në çka mund të shndërrohet protesta.

“Nesër do të jemi në takim me të gjithë krerët e institucioneve në Veri dhe të marrim vendime. Pasnesër në orën 12 do të kemi protestën e parë. Rezistencë demokratike, jo e dhunshme, por realisht nuk e di se në çfarë mund të kthehet”, ka thënë Rakiq.

Ndryshe një ditë më parë drejtori rajonal i Mitrovicë së Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar për shkak të mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media.

“Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së”.

Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq, kishte deklaruar të mërkurën se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, sepse këtë vendim e ka konsideruar “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Ndërsa sot i njëjti në një konferencë për media së bashku me Rakiq’in ka bërë të ditur se ai po lë uniformën e Policisë së Kosovës njëherë e përgjithmonë.

“Nuk jam më pjesëtar i Policisë së Kosovës sepse dua të jem me fytyrë të pastër dhe me kokën lartë”, ka thënë Gjuriq.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Basha, Elita e re politike e PD-së dhe rinovimi e Vetting-u i PD-së e bashkojnë dhe e sjellin atë në pushtet
Next post Mediat serbe: Tri ditët e ardhshme më të vështirat në 10 vitet e fundit