Grup intelektualësh: Edhe ne jemi me Lulzim Bashën
Nga Grup intelektualësh
Edhe Ne një grup intelektualësh nga Durrësi, që nuk jemi të angazhuar në politikë , por që nuk është se jemi indiferent karshi saj, sepse në demokraci politika është kudo dhe ajo synon pushtetin duke u marrë me gjithcka, që premton shumë për individin , komunitetin dhe për shtetin e së drejtës. Me politikën dhe me politikat lidhet ekonomia,sistemi i drejtësisë, mirëqënia, punësimi, siguria e jetës, lirisë e pronës,mirëqënënia, punësimi, arsimimi, shëndetsia, integrimi , dritat, uji etj. etj.
Meqenëse politika në ato se cfarë ka premtuar deri më sot,ajo ka dështuar tërësisht, dhe prandaj edhe ne jemi për ndryshimin, për qarkullimin e elitës politike, dhe këtë shpresojmë se do e bëjnë e reja politike, politikanët e rinj, të rinjtë dhe patriotët. Ne deklarohemi si qytetarë dhe si intelektual dhe të pa angazhuar në parti politike, se edhe ne jemi dhe mbështesim Bashën, sepse jemi për ndryshimin , jemi me kohën dhe për atë se politika deri më sot na ka lënë mbrapa si shoqëri dhe si shtet, prandaj ne duhet të kapim kohën dhe të shohim nga e ardhmja në mënyrë që dështimet dhe të këqijat e politikës së këtij tranzicioni t’ia lëmë të shkuarës dhe të preokupohemi për nga më e mira drejt një të ardhme të sigurtë, të paqtë, të drejtë, të lirë dhe të integruar.Dhe Bashën e shohim si vizion dhe si politikë të besueshme për ndryshimin,kundër atij që ai e quan me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës” që janë mëkatarët e tranzicionit.E vjetra politike e këtij tranzicioni tashmë është a dështuar dhe ka shterpëzuar dhe nuk ngjall as shpresë dhe as besim, prandaj duhet një politikë e re antikorrupsion , politikë për shtetin ligjor dhe nje politikë auroatlantike e që ka mbeshtetrjen e SHBA e BE. E VJETRA DUHET TË SHKOJË DHE TË KYCET NË TË KALUARËN E SAJ
H.SHAHINI, R. SKËNDERAJ, A.HIMA, F. RESHITI, A. KOSOVA
Average Rating