Guterres: Gaza po përjeton uri katastrofike
Shefi i Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar urinë e konfirmuar në qytetin e Gazës dhe zonat përreth si një “dështim i njerëzimit”.

Antonio Guterres tha se situata është një “katastrofë e shkaktuar nga njeriu”, pasi një organ i mbështetur nga OKB-ja, i cili identifikon nivelet e urisë nëpër botë, e ngriti statusin e pasigurisë ushqimore në disa pjesë të territorit në Fazën 5 – nivelin më të lartë dhe më të rëndë, raporton BBCNews.
Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC) thotë se më shumë se gjysmë milioni njerëz në të gjithë Gazën po përballen me kushte “katastrofike” të karakterizuara nga “uri, mjerim dhe vdekje”.
Izraeli e ka quajtur raportin një “gënjeshtër të pastër”, duke mohuar se ka uri në territor.
OKB-ja thotë se Izraeli po vazhdon të kufizojë sasinë e ndihmës që hyn në Gaza, gjë që edhe kjo mohohet nga Izraeli.
IPC thotë se është e nevojshme një “reagim i menjëhershëm dhe në shkallë të gjerë”, përndryshe do të ketë një “rritje të papranueshme” të vdekjeve të lidhura me urinë.
Parashikohet që deri në fund të shtatorit, uria të zgjerohet në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë Deir al-Balah dhe Khan Younis.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating