Home » Lajme, Ndërkombëtare » Hahn kritikon ashpër klikën e OBRM, rrezikoni përgjithmonë rrugën euro-atlantike

Hahn kritikon ashpër klikën e OBRM, rrezikoni përgjithmonë rrugën euro-atlantike

Komisioneri europian i zgjerimit, Johanes Hahn për “Der Standard” ka akuzuar direkt lidershipin e OBRM, e cila po kryen presion mbi deputetët e saj, që të mos votojnë pro-ndryshimeve.

Maqedonia po kalon një periudhë presionesh për të votuar pro ndryshimit të emrit në parlament dhe kjo të ndodh pa me u mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare – të cilat vetëm se do shtynin proceset dhe me çrast edhe të rrezikonin të ardhmen euro-atlantike. Për të arritur ndryshimet kushtetuese, qeveria e Maqedonisë duhet të bind edhe rreth dhjetë deputet të OBRM-PDUKM.

Komisioneri europian i zgjerimit, Johanes Hahn për “Der Standard” ka akuzuar direkt lidershipin e OBRM, e cila po kryen presion mbi deputetët e saj, që të mos votojnë pro-ndryshimeve.

“Për një parti demokratike dhe europiane kjo është tërësisht e papranueshme,” tha ai, përcjell albinfo.ch. Ai mendon vetëm për një proces diskutimi dhe se për një parti si OBRM, e cila vetë thotë se është pro integrimeve, është e pakuptueshme të mos mundësojë kalimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Vendimi i tyre destruktiv duhet të bie dhe të vendosen interesat e vendit dhe qytetarëve mbi interesat partiake,” tha Hahn, duke shtuar se në këtë formë Maqedonia mund të rrezikojë përgjithmonë anëtarësimin në NATO dhe BE.

Presione mbi OBRM kryen edhe vetë partia më e madhe e djathtë në Europë, CDU e Merkelit. Personat e afërt me ish klikën udhëheqëse të Nikola Gruevskit, janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch