Liverpooli ka shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme te Manchester City në Ettihad Stadium, për t’iu afruar kualifikimit në finale të Carling Cup.
Liverpooli ishte dominues nga fillimi i takimit, me disa raste të volitshme të cilat i ndali nga konkretizimi ndër portierët më të mirë në botë, Joe Hart.
Sidoqoftë, aftësinë e tij prej portieri fantastik Joe Hart nuk ka mundur t’i tregonte në minutën e 13-të, pasi Steven Gerrard nga penaltia ishte shumë i sigurt kur shënoi për 1-0 dhe rezultatin që mbeti i tillë deri në fund të takimit që vulosi hakmarrjen në terrenin e njëjtë pas humbjes prej 3-0 në Ligën Premier javë më parë.
Më 25 janar Liverpooli pret Manchester Cityn në ndeshjen kthyese të Carling Cup në Anfield, me një avantazh prej një goli ne terrenin mysafir.