Home » Lajme, Vendore » Haradinaj thotë se s’ka më pazare me Serbinë

Haradinaj thotë se s’ka më pazare me Serbinë

“Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri, se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha të ecim përpara, por jo duke harruar, harresa na bën dëm”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e interesuar për paqe, por njohja reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri.

Ai në tubimin përkujtimor me rastin e 19-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se e drejta për liri u arrit edhe me ndihmën e NATO-s. Ai tha se presidentit Vuçiq i kanë thënë ta çlirojë popullin e vet dhe ta njohë këtë dhimbje, se i bën mirë popullit të tij.

“Paqja mbërrihet duke njohur dhimbjen e tjetrit. Jemi të interesuar për paqe, por nuk dimë çka të japim më shumë për liri se ata që i kemi dhënë, e që janë në tokë dhe ata që i kemi të zhdukur. Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri, se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha të ecim përpara, por jo duke harruar, harresa na bën dëm”, theksoi ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Krusha mbetet simbol i qëndresës në luftën për liri. E presidenti Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka kujtuar masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë. Ai ka vlerësuar se muaji mars sjell në kujtesë lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda, nëpër të cilat vendi ka kaluar, si dhe humbjen e njerëzve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch