Home » Lajme, Ndërkombëtare » Hashim Thaçi: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Hashim Thaçi: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Twitter nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare e think-tankeve më me ndikim në botë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch