Home » Lajme, Opinione, Vendore » Histeria e disa militantëve partiakë në një tragjedi njerëzore

Histeria e disa militantëve partiakë në një tragjedi njerëzore

Shkruan: Nehat Hyseni
Po më trishtojnë klithjet e militantëve partiakë të Vetëvendosjes dhe të Qeverisë Kurti në detyrë, të cilët nuk lanë gjë të keqe pa thënë në media e rrjete sociale, kundër familjes së të ndjerit Agon Musliu dhe në mbrojtje të pushtetit.Ky është krim para zotit e para njerëzimit dhe të tillëve ndoshta do duhej t’u ndodhë një tragjedi e tillë dhe ta kuptojnë se njerëzorja dhe ndjenjat humane duhet ta mundin histerinë politike e militanteske.Kthjelluni o popull dhe lutuni për shpirtin e të ndjerit Agon Musliu dhe merrni kurajon për ngushëllim të familjes e ndani dhëmbjen bashkë me te.Përndryshe, mendoj se asgjë enigmatike nuk ka tek vetëvrasja e Agon Musliut, të riut 26 vjeçar nga Livoçi i Gjilanit.Ai ishte për studime kompjuterike të nivelit master, në Gjermani, ku e zuri periudha e pandemisë. Ishte me probleme shëndetësore dhe këtë ia prezentoi babai i tij autoriteteve përkatëse në aeroport, si dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, madje edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani. Kurse, psikologu në Prishtinë i paraqiti kërkesë ministrit për ta liruar nga karantinimi i dhunshëm i vetëm 9 prej tyre, nga gjithsej 147 udhëtarë që ishin.Pra, Agon Musliun e vrau shteti i Republikës së Kosovës, që e futi dhunshëm në karantinim, edhepse ishte me probleme shëndetësore dhe në gjendje depresive.Telefonatat dhe lutjet e përgjërimet e shumëta të babait dhe kryetarit Haziri, mjerisht nuk hasën në mirëkuptim dhe ndodhi tragjedia.Më 3 maj 2O2O, studenti 26 vjeçar Agon Musliu nuk mundi ta përballoj karantinimin e dhunshëm dhe izolimin 14 ditorë në Konviktet e studentëve në Prishtinë dhe përfundoi tragjikisht duke u hedhur nga kati i katërtë dhe i dha fund jetë së tij të njomë.Hetuesia do ta kryej punën e vet për zbardhjen e kësaj tragjedie. Shpresojmë pa presione nga shteti, policia dhe politika!Por, kemi dyshime serjoze që kjo do të ndodhë realisht, sepse Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia , në Konferencën për media dha një deklaratë enigmatike, se paska ‘menduar për dorëheqje, por po i pres rezultatet e përfundimit të hetimeve’?!Në këtë rast do të ishte normale që të ndodhë pikërisht e kundërta: që ministri në detyrë dhe vartësit përgjegjës do duhej të jepnin dorëheqje, për të mos i penguar hegimet dhe për të mos i ndikuar apo penguar hetimet dhe për të mos e prejudikuar e korruptuar rezultatin e hetimeve.Ky do ishte një veprim normal, në një shtet demokratik që bazohet në sundimin e ligjit dhe në drejtësi. Përndryshe, edhe ky rast do të përfundoj si rasti i Astrit Deharit i disa viteve më parë në Burgun e Prizrenit dhe sot e kësaj fite nuk është zbarxhur se a ishte vrasje apo vetëvrasje.Kurse zyrtarisht rasti është cilësuar si vetëvrasje dhe është rasti është mbyllur e lënda është pluhurosur diku nëpër raftet apo sirtarët e organeve të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Askush nuk dha dorëheqje dhe askush nga organet përgjegjëse e kompetente, sot e kësaj dite nuk doli para drejtësisë dhe nuk ka dhënë llogari para drejtësisë.Kur është fjala për dorëheqjet e kompetentëve, si akt moral për përgjegjësinë instutucionale e politike, përveç rastit të Ministrit të Punëve të Brendshëme Fatmir Rexhepit, i cili në vitin 2OO7 dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të vrasjes së dy protestuesve nga KFOR-i rumun, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, askush tjetër nuk ka dhënë dorëheqje për shkak të përgjegjësisë politike.Natyrisht, nuk duhet harruar edhe rastin e Ramush Haradinajt, i cili ka dhënë dy herë dorëheqje nga posgi i kryemistrit.Mendoj një shembull të tillë duhet ta ndjekë edhe Albin Kurti, Svecla dhe Vitia, duke fhënë dorëheqje për shkak të rastit të tragjedisë së Agon Musliut dhe ti hapin rrugë drejtësisë në zbardhjen e këtij trasti tragjik.Ndërkaq, për zbardhjen e rastit tragjik të Agon Musliut, Kuvendi i Kosovës do të ngrisë gjithashtu një grup hetues.Uroj që dorëheqjet e premtuara dhe ato të papremtuara të Qeverisë Kurti dhe përgjegjësve të tjerë, duhet të ndodhin realisht dhe të mos bëjnë lojën të papërgjegjëshme me fraza boshe e mashtrime.Nuk guxon të na përsëritet rasti viteve të tetëdhjeta, kur minatorët kërkoni dorëheqjen e disa krerëve komunistë dhe u mashtruan e u tradhëtuan për faqe të zezë nga Rrahman Morina e Ali Shukria, kurse Hysamedin Azemi megjithatë e mbajti fjalën si burri dhe nuk e tërhoqi dorëheqjen e premtuar.Familjes së të ndjerit i shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta, kurse të ndjerin Agon Musliu që humbi jetën padrejtësisht dhe fatëkeqësisht në këtë kohë pandemie dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, Zoti i Madhëruar e shpërbleftë me të gjitha të mirat në xhenet!I lehtë i qoftë dhe i Atdheut të tij të dashur që e çoi drejtë vdekjes me urdhërin e kobshëm për karantinim të dhunshëm, edhepse u lutë e u përgjërua që të mos e bënin këtë për shkak të gjendjes së tij me probleme shëndetësore dhe depresive, megjithatë nuk bëri sa duhet për ta shpëtuar jetën e tij të njomë, në lulen e rinisë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch