Histori e zjarreve përzhitëse dhe flakëve përpirëse të gjenocidit serb mbi familjet Jashari

Read Time:25 Minute, 3 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Prof. Rexhep Jashari deri me tash ka botuar dhjetë libra të zhanreve të ndryshme, të cilët janë pritur mjaft mirë nga lexues të shumtë dhe nga kritika letrare. Ndërkaq, sot ai doli me dy vepra mjaft voluminoze  dhe interesante për lexuesit. Libri i parë titullohet  ”Shaban, Hamëz e Adem Jashari në këngët popullore, epike, historike dhe në letërsinë artistike. Libri i dytë mbanë titullin ”Figura e Bajram Currit”. Në librin e parë jam recensent, ndaj me këtë rast po i them disa fjalë rreth përmbajtjes mjaft të pasur të kësaj vepre. Që në fillim do theksuar se nga libri i parë i botuar në vitin 2018, i titulluar ”Prekazi heroik, vatër e përhershme e luftërave për liri”, Prof. Rexhep Jashari është zhytur thellë në botën komplekse dhe patriotike  të familjes së Shaban Jasharit nga Prekazi legjendar i Drenicës. Ai jo vetëm që po tregon dashurinë, por në mënyrë profesionale  po pasqyron çdo detaj me një përgjegjësi të madhe që ai e merr seriozisht. Është një histori jo fort e largët e zjarreve përzhitëse dhe flakëve përpirëse të gjenocidit serb mbi familjet Jasharaj. Ai shembullon me një dritëz edhe më të qartë që pushton zemrat tona  nga ato dritëzat  e heronjëve të mëdhenj që ka nxjerrë koha në këtë vend të krenarisë kombëtare, Drenicës. Dhe për t’u marrë  me këtë punë sa të vështirë aq edhe interesante e komplekse, Prof. Rexhep Jashari në njerën anë e pati si obligim qytetar e patriotik, pastaj edhe si një i afërm i kësaj faniljeje emblemtike, për të cilën ka njohuri të thella në rrugëtimin e saj që me pushkë në dorë të luftojë kundër armikut shekullor Serbisë. Po ashtu, si një rapsod i njohur, ai me profesionalizmin e tij pasqyron aq bukur e qartë përmes këngëve të thurura në tridhjetë vjetet e fundit për këtë familje dhe për secilin veç e veç lavdinë që ka mbetur e shkruar me shkronja të arta në historinë liridashëse të Kosovës. Për Ademin dhe Hamzën e mixhën Shaban janë bërë shumë shkrime, por figurat e tyre në krijimtarinë popullore deri tash nuk janë trajtuar nga asnjë studiues. Prandaj, ky krijues i vyer vendosi me dëshirë e vullnet të jashtëzakonshëm, që para lexuesve të pasqyroj se si duken figurat e tyre në luftëra, në këngët tona popullore epiko-historike, duke u bazuar kryesisht në këngët e rapsodëve tanë popullorë anembanë Kosovës e më gjerë, që i thurën për këta heronj, por edhe në disa vepra të letërsisë sonë artistike. Pra, ai me këtë rast delë para lesuesve me një libër voluminoz e përmbajtësor  i titulluar ”Shaban, Hamëz e Adem Jashari në këngët popullore, epike, historike dhe në letërsinë artistike”. 

Ishin zhvillimet më të kobshme dhe më të rëndësishme politike në Kosovë  pas luftës së dytë botërore kur veproi e luftoi familja e Shaban Jasharit. Në të vërtetë, kjo familje ishte figura kryesore që pasqyroi një histori të guximshme në dimensionin e sakrificës për çlirimin e vendit nga një pushtues fashist. Thënë me gjuhën e fakteve, kjo familje sakrifikoi rehatinë, gjendjen e mirë ekonomike falë punës së tyre të përditëshme, në dobi të lirisë së popullit, duke mos iu nënshtruar regjimit të hekurt serb. Pra, karakteristikat themelore të kësaj familjeje janë të ndërthurura në: veprim, venosshmëri, qendrueshmëri dhe luftë të pakompromis në atë që frymëzoheshin e besonin për çlirimin e Kosovës. Ajo vuri të gjitha forcat dhe energjitë e saj për t’i siguruar popullit të Kosovës jetë të lirë, jashtë çdo zgjedhe e varësie, drejtësi dhe përparime në të gjitha fushat e jetës dhe të punës për vendin e saj. Shembulli i saj iu dha kurajo  të gjithë atdhetarëve që të përpiqn dhe t’i hapin sytë duke dëftyer udhën e drejtë dhe rreziqet e kombit nga armiku shekullor, përpjekje kjo që quhet patriotizëm. Kjo familje u bë një figurë e rëndësishme dhe udhëheqëse shpritërore e kombit veçanërisht e shqiptarëve të Kosovës, që në të vërtetë forcoi ndërgjegjën kombëtare, që ata të bashkuar të luftonin për çlirimin, apo thënë më mirë familja Jashari u bë tribunë e mendimit patriotik në vitet e nëntëdhjeta. Bacë Shabani dhe bijtë e tij Rifati, Hamëz e Adem Jashari kishin analizuar fort mirë rreziqet që e kërcenonin zhbërjen e popullit të Kosovës, i cili për shkak të një gjendjeje ” status quo-s” sikur filloi t’i  ”përshtatej” sjelljeve represive të regjimit fashist serb apo siç thoshte Hamëz Jashari: ”Dy policë serb mund të hyjnë në fshat dhe t’i trazojnë të gjithë banorët pa u përballë nga asnjë kundërshtim”. Shi për këtë, ata kishin ardhur në konkluzionin e shprehur dendur se vetëm me luftën e armatosur shqiptarët do të mund të siguronin lirinë e shumëpritur. Ata, pra, dolën hapur kundër okupimit klasik të Kosovës nga regjimi fashist serb duke qenë të qartë  se mjaft më urtësi e durim dhe se e vetmja rrugë për të ndryshuar gjendja në të mirë të popullit është lufta , të cilën askush nuk e do, por me Serbinë ndryshe nuk mund të merresh vesh. ”Jemi nën zgjedhë të huaj barbare dhe të këqijat që kemi hequr na japin të kuptojmë që kurdoherë dhe prej cilit do, se e drejta matet me kutin e ngritjes së ndërgjegjës kombëtare, ndryshe nuk do të mund të sëndertojmë synimet tona liridashëse , prosperitetin dhe qytetrimin evropian”, ishte mesazhi i kësaj familjeje emblematike.

                           Adem Jashari veprimtarinë e tij patriotike e filloi nga viti 1981

Në fillim të këtij libri autori përshkruan një historik të ngjarjeve më të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë periudhës 1948- 1981, periudhë kjo që ishte e mbushur me ngjarje të rënda siç ishin burgosjet, vrasjet, likuidimet dhe shpërnguljet e dhimbshme dhe të dhunshme të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës për në Turqi e deri tek ngritja e ndërgjëgjës dhe  vetëdijes kombëtare duke organizuar demonstrata kundër shtypjes e padrejtësive të mëdha që i bëheshin këtij populli

Më pas ai paraqet edhe një biografi të shkurtër për Adem Jasharin, i cili herët filloi veprimtarinë atdhetare. Më 1981 mori pjesë në Demonstratat në Kosovë. Deri më 1989, ai qëndroi në ilegalitet për shkak të përndjekjes nga UDB-a serbe. Në v.1990, Ademi organizoi grupet e para të armatosura në Kosovë. Në v.1991, së bashku me vëllezërit e tij, Rifatin e Hamzën dhe një grup shokësh, arritën të çanin rrethimin e forcave serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ademit sulmuan trupat e policisë serbe në Vojnik, duke i detyruar që të tërhiqen.

Forcat serbe tentuan dy herë (dy rrethime) për ta zënë të gjallë Adem Jasharin, por dështuan. Më 5 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqërura me tanke, autoblinda e artileri rrethuan për herë të tretë. 22 pjesëtarët e saj, që ndodheshin në shtëpi luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë rrjeshtë, duke mbetur të vrarë nga kjo familje 20 vetë, 35 të të lagjes dhe 4 të tjerë, ku mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

                                 Fshati i legjendarëve dhe i rrënjëve të lirisë së Kosovës

Duke pörshkruar Krahinën e Drenicës në historinë kombëtare, Rexhep Jashari me krenari konstaton faktin se ky territor më i njohuri në aspektin e qëndresës mbarëshqiptare secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë. Ajo ishte në shënjestër të pushtuesve të ndryshëm, që nga Perandoria Otomane e deri të këta të fundit serbë. “Drenica është zemra e Kosovës dhe e Shqipërisë”. Ajo nëpër shekuj ka qenë gjith monë e besës dhe e pushkës…Shumë ngjarje me rëndësi kombëtare e jetike kanë filluar  këtu e kanë përfunduar këtu”.Prekazi i Drenicës është një prej fshatrave që bëri emër në historinë tonë kombëtare për arsye se nëpër shekuj përjetoi shumë ngjarje historike, ndërsa me emrin e tij janë të lidhura shumëngjarje e luftëra të rëndësishme për çlirim kombëtar, që nga koha e sundimit turk e deri në ditët tona,historianët e quajtënfshat heroik dhe legjendar.

“Asnjë pjesë e vendit tonë, mbase edhe më gjerë, pothuajse nuk ka histori më të bujshme se Prekazi i Drenicës, i cili me të drejtë mund të quhet fshati i legjendarëve dhe i rrënjëve të lirisë së Kosovës. Në të gjitha kohërat burrat e Prekazit i kthyen pushkën çdo pushtuesi që u orvat të depërtojë në këtë fshat apo tentojë të nëpërkëmbë nderin familjar”. “Banorët e Prekazit përherë bënin rezistencë dhe treguan heroizëm të vërtetë, sidomos në kohët e fundit me rënien heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit”. Në 90 vitet e fundit trimat e Prekazit u përballën veçmas me pushtues e kriminelë serbë. Këtu nisi çdo luftë për lirinë e Kosovës dhe për këtë mund të të pemenden shembuj konkret: Kështu, në vitin 1912, Ahmet Delia, i cili për 30 vjet rresht udhëhoqi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, ra heroikisht në mbrojtje të nderit familjar të fqinjit të vet nga bandat serbe. Emin Lati-Mehaj ((bashkë me Mursel Ahmetin, djalin e Ahmet Delisë, shën.imi R.J.) ishte krahu i më i fortë i Azem Bejtë Galicës, në të gjitha lufëtërat kundër pushtuesëve të ndryshëm. Hashim Lushtaku, protagonisti kryesor i likuidimit të Shtabit partizano-çetnik në Prekaz, u pushkatua po nga serbët në fund janarin e vitit 1945. Tahir Mehaj në vitin 1981, mposhti në kullën e tij, pas 20 orë lufëtimesh me policinë jugosllave dhe ra heroikisht në fushën e nderit. Dhe në fund lufta heroike promethiane e Adem Jasharit me të vëllain-Hamzën e babë-Shabanin, ranë heroikisht në luftimet triditëshe me forcat e ushtrisë okupatore serbe, më 5, 6 e 7 mars 1998.*

                                 Shaban Jashari i takon Plejadës së parë të mësuesve në Prekaz

Më pas autori i këtij libri paraqet edhe Plejadën e parë të mësueseve  prekazas që e përbëjnë: Mulla Hafiz Arifi, Shaban Murat Jashari, Bejtë Ferat Rama, Milazim Halit Haj-rizi, Hamit Neza, Sefer Seferi, Nuhi Shabani, Adem Nebih Kadriu, Rizah, Jetullahu e Sokol Mehaj. Kurse Plejadën e parë të mësuesveprekazas nga Normshtinaalja “Ha-san Pri” e Mitrovicës, e përbëjnë: Ragip Ramadani, Sadik Mehaj, Ferat Lushtaku, Muharrem Kodra, Hajzer Seferi, Rexhep Jashari (autori i këtij libri), Bajram Ismajli, Halim Isufi, Nasuf Osmani, Naile Rushiti, Zeqir Shabani, Hysen Bislimi, Vesel Bislimi, Hamdi Lu-shtaku, Hamdi Rama, Gani Hamiti, Jakup Fazliu, Hajriz Idrizi, Liman Mehaj, Kadri Mehaj, Qazim Jashari dhe Fejzë Jashari.Në Pjesën e dytë të këtij libri autori Rexhep Jashari pasqyron veprimtarinë atdhetare të familjes Jashari dhe paraqet një historik të shkurtër të rritës dhe zhvillimit të saj. Po ashtu, ai paraqet edhe disa opinione nga personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan Ismail Kadare: “Ndodhem këtu, në familjen e Jasharëve, ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë, që ndriçoi Prekazin, Drenicën e mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë, nuk zbehet kurrë! Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallëherë në jetën time. Marr prej kësaj shtëpie një kumt, që çdo njeri, kujton se e di, por ka nevojë përherë të përsëritet.

                             Kënga është bashkëudhëtare e heroizmit të shqiptarëve në shekuj

Pjesa e tretë është e fokusuar në këngë popullore sepse siç prezenton autori kënga ka qenë dhe është bashkudhëtare e heroizmit të shqiptarëve në shekuj. Ky heroizëm vjen deri në ditët e sotme, i përje-tësuar nga gjeniu krijues, populli, dhe është pasqyruar me vërtetësi e mjeshtëri të lartë artistike. Këngët e popullit shqiptar, të çdo kohe, që iu kanë kushtuar ngjar-jeve dhe njerëzve të mëdhenj deri në gjenialitet, burrave dhe grave të kësaj toke, që quhet Atdhe yni e që u bënë pishtarë dhe progresistë, krah të hekurt të shpatës, të penës e pushkës, të këngës e punës dhe, që ata, personazhet e këngëve, rendën nëpër kohë, duke përcjellë si maratonë për breza mesazhe kushtrimi për të ruajtur vlerat tona, dhe për të mbajtur lartë flamurin e krenarisë kombëtare, i kanë shërbyer popullit  tonë nga një brez tek tjetri si histori, për  të ditur kush kemi qenë, si tregim, se ku jemi dhe si kushtrim, se ç’duhet të bëjmë për li-rinë, sovranitetin dhe progresin shoqëror.

Më pas ai shtoi se kultivuesit e folklorit tonë në gjithë hapësirën shqiptare, për një kohë kaq të shkurtër (25 vjeçare) kanë thurur e kanë kënduar shumë këngë historike për Adem Jasharin, por edhe për Hamzën e bashkëluftëtarët tjerë të tyre, të cilat sjellin jehonën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve, që lidhen me këto figura, të cilët luftuan me të gjitha forcat kundër pushtuesit serbosllav. Ato këngë këndohen me pasion, sepse i plotësojnë, apo thënë figurativisht, u japin mishin dhe  gjakun shumë ngjarjeve, pra u japin atë që nuk mund të ofrojë historia e dëshmia e dokúmentit historik. Prandaj, konstaton Prof. Rexhep Jashari  në këngët popullore epike-historike anembanë Kosovës e më gjerë, figurat e Adem e Hamëz Jasharit e të bashkëluftëtarëve të tyre, zënë një vend shumë të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në krijimtarinë gojore-popullore të popullit tonë.

Ndërkaq për tre luftërat çlirimtare të Adem e Hamëz Jasharit dhe Lufta e UÇK- së që kanë lënë gjurmë të thella, përveç kthesave shoqërore, kombëtare e politike, Rexhep Jashari është i sigurt se kthesë me rëndësi është ushtruar edhe në krijimtarinë artistike, në të gjitha segmentet e saj shprehëse, në të gjitha zhanret e krijimtarisë shpirtërore: në poezi, prozë, romane, publicistikë, studime, monografi,  në artin figurativ, por mbi të  gjitha ato ndikuan në zhvillimin ekrjimtarinë foklorike – në këngët populloreepike-historike. Gjatë këtyre 25 viteve ka dalë në sipërfaqe një literaturë e tërë për luftën e UÇK-së, për Ademin e Hamzën e për dëshmorët e martirët, për vrasjet e masakrat serbe në Kosovë, në Kosovën Lindore, në trojet shqiptare të Maqedonisë dhe Malit të Zi e më tej. Nga përfundimi i luftës së fundit (5, 6 e 7 marsit 1998) e deri në vitin 2023, për Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, Hamzën e bashkëluftëtarët e tyre janë shkruar e botuar shumë shkrime gjinish e zhanresh të ndryshme, por më së shumti janë krijuar këngë popullore, të cilat për këta trima, i thurën rapsodët tanë, në të cilat figurat e këtyre heronjve dalin madhështore, që në të vërtetë është edhe qëllimi kryesor i këtij shkrimi, pra, tema kryesore e kësaj vepre. Mund të themi lirisht, se ky është rast unikat, që për një kohë kaq të shkurtër të krijohen aq shumë këngë popullore për këto figura të rralla të historisë sonë kombëtare.

Sipas asaj që ka arritur të hulumtoj deri me tash Rexhep Jashari, nëse përjashtohet Skendërbeu për të cilin thuhet se janë krijuar shumë këngë, por me kalimin e kohës, shumë prej tyre janë zhdukur, për sa i përket numrit të këngëve që janë krjiuar për Adem Jasharin, aiua kalon të gjitha personaliteteve tjera të njohura të historisë sonë kombëtare. Ky fakt e vërteton atë thënien popullore se “Kënga del prej grykës së pushkës”.

Ndërkaq, duke shtjelluar heroizmin e luftëtarëve të lirisë në këndimin epik autori i këtij libri shpërfaq sakrificën e protagonistëve të këtij libri që ranë në altarin e lirisë, që në t vërtetë ishte një kusxhtrim , guxim, shpresë e fuqi, mobilizim për luftëtarët e lirisë për mbarë popullin e Kosovës. Këtë veprim heroik, kënga popullore e paraqet në këtë mënyrë:

N’ball të trimave të vatanit,

Adem e Hamëz Jashari,

Zemërmëdhej pushkët n’sy,

Bini trima për liri!

Drenica e Prekazi i bëhet këngëtarit mjet poetizimi. Ajo, në një anë, kthehet në një personazh me ndjeshmëri që mishërohet me atmosferën e luftës për liri dhe, në anën tjetër, në atë të barbarisë së egër të armikut që djeg, shkatërron e shkreton para vetes çdo gjë që është shqiptare. Në këtë shkretnim, sipas këngëtarit, ditët nuk janë siç duhet të jenë të bardha, ato janë të zymta, ndaj shprehet figurativisht, edhe stina e pranverës ndal hapin nga çmenduria serbomadhe:

Ç’janë këto gjamë si herave tjera?

N’atë Drenicë, o na u ndal Pranvera!

Janë shembë kullat, janë djegë livadhe,

Ka dalë serbi e po na çelë varre!

                                 Krijuesit artikulojnë mesazh sakrifice e krenarie kombëtare

Figurat e Shaban, Hamëz e Adem Jasharit dhe familjes së tyre në letërsinë e shkruar që aq bukur shëmbëllon në poezinë e sotme shqipe është në fokus të shtjellimit nga autori i këtij libri në pjesën e katërt të tij. Ky objekt i kërkimit dhe studimit të këtyre personaliteteve të shquara është mjaft i arsyeshëm dhe me vlerë nga vetë fakti se pas luftës janë shkruar shumë tekste letrare, historike, kulturore e madje edhe filozofike mbi paradigmën e heroizmit dhe rënies së Familjes Jashari dhe mbi mitin e rënies legjendare të saj për lirinë e Kosovës. Thënë konkretisht, për aktin sublim dhe të madhërishëm janë shkruar shumë krijime poetike nga krijues që jetojnë në gjithë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Në këtë kontekst do permendur  se për familjen Jashari e në veçanti për Adem Jasharin janë shkruar poezi, poemtha, dhe poema epike- historike, këngë dhe poezi lirike nga krijues me përvoja të ndryshme letrare.Pjesa më e madhe e krijimeve poetike të deritashme në vargjet e tyre bartin rrëfimin historik e artistik të ngjarjeve me figuracion dhe shprehshmëri të veçant emocionale dhe mjete të arrira gjuhësore- stilistike.

Më pas Rexhep Jashari vazhdon të konstatoj se si asnjëherë më parë, nga Skënderbeu e këndej kuptimi i simbolit të qëndresës dhe heroizmit, identitetit kombëtar dhe atdheut, nuk merr përmasa të këtilla sa me komandantin legjendar Adem Jashari dhe Familjen e tij. Po të bëhet një sintezë sado skematike e historisë së letërsisë shqipe, nuk është vështirë të shihet se ajo në të vërtetë është letërsi e periudhave pak a shumë historike, e lëvizjeve kombëtare, e shkrimtarëve dhe e heronjve të saj.  Ndaj, edhe nuk ka dyshim se Adem Jashari e Familja e tij zë vendin më të rëndësishëm në Panteonin e vlerave të atdheut, duke shtruar pyetjen njëkohësisht se a duhet arti ynë letrar t’i bëjë më të gjera këto relacione: ballkanike, evropiane e mbarë botërore, sepse lufta e flijimi biblik i tij i ka kaluar kaherë kufijtë e atdheut!

Mirëpo, sipas autorit, që nga rënia e Familjes Jashari, krijimtaria letrare-poetike, qoftë e identifikuar me Adem Jasharin, qoftë me Familjen e tij, përgjithësisht nuk ka munguar, madje disa prej krijimeve poetike gjatë luftës janë kthyer në këngë dhe janë bërë motiv i ushtarëve ndër beteja e demonstruesve në sheshe qytetesh. Sot, do theksuar se faqet e internetit janë të mbushura me poezi, kryesisht me vlera modeste të realizimit artistik, kushtuar Adem Jasharit dhe Familjes së tij, nga autorë më pak a më shumë të njohur dhe madje nga nxënës shkollash, të cilat i kanë shkruar në prag të Ditës së Flamurit e Ditëlindjes së Komandantit, si dhe Festave të Nëntorit e Marsit përgjithësisht.

Duke parë përgjithësisht krijimtarinë letrare të gjertanishme sipas nivelit artistik, Prof. Rexhep Jashari  konkludon se vepra letrare: romane, novela, tregime, drama dhe poema me karakter antologjikpër Adem Jasharin dhe Familjen e tij ende nuk janë shkruar, ashtu sikur ende nuk janë shkruar vepra të gjinive e llojeve të kësaj natyre as për Luftën e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të saj, prandaj ende nuk mund të priten studime mbi këtë temë, por studime mund të bëhen besoj për poezi më të realizuaradhe më të artikuluara për kah shprehja poetike, si dhe për vlera estetike të filmit, muzikës dhe artit pamor.

Shikuar në përmbajtjen dhe tërësinë e tyre nuk është vështirë të shihet synimi i autorëve që të artikulojnë një mesazh krenarie kombëtare, apo thënë më mirë synimin e tyre për të sjellë një biografi sa më të plotë jetëshkrimore e historike të heroit Adem Jashari; një model pak a shumë epik, i njohur më parë kryesisht në poezitë a poemat kushtuar jetës dhe bëmave të Skënderbeut dhe përpjekje për të rindërtuar historinë në njërën anë dhe kategoritë filozofike, etike e estetike: të madhërishmen, të bukurën, të mirën, të drejtën, e të shëmtuarën, në anën tjetër.

Duke mbledhur material të bollshëm e me vlerë letrare autorit të këtij libri nuk mund të mos e permend  edhe njërin  nga studiusit e lirikëve  më të përkushtuar në poezinë bashkëhore shqiptare, Agim Vincën, i cili në poezinë e tij “Fillim i një poeme për familjen Jashari” veç tjerash do të shqiptojë edhe këto vargje:

Vdesin në këmbë duke kënduar.

                    Dhe jetojnë këmbëkryq në këngë.

Edhe shkrimtari tjetër i një përvoje të theksuar në lirikën shqipe, Adem Zejnullahu, i cili me Adem Jasharin komunikon me ndjeshmërinë dhe frymën e poezisë popullore:

Desha një këngë më të mirën ta dhuroj,

Me gjuhën e zogjve, o luftëtar!

Për Ty, o trim, me zemër të këndoj,

Për lojën e plagën tënde të parë

Ndërkaq, krijuesi  dhe artisti Ilir Shaqiri, në poemën e tij me titull identifikues “Adem Jashari, sjell një dialog sa në përmasa kohore brenda epokës, aq edhe në kontekst të komunikimit mes brezash të lashtë kohorë.  Ajo ndonëse në strukturën e saj të jashtme shfaqet me të gjitha përmasat e poemave të deritashme në letrat shqipe, në strukturën e saj të brendshme ajo sjell një model tjetër të sistemit poetik: së pari, me përzgjedhjen e temës së madhe të individit (Adem Jasharit) dhe kompleksitetit dramatik të saj (Familjes); së dyti, me ndërhyrjen dhe krijimin e sistemit fragmentar të tekstit, i cili bëhet me qëllim të thyerjes së “dialogut” brenda tekstit; dhe së treti, me gjuhën e pasur të fjalësit, fjalëformimit dhe të shprehjeve poetike autoriale, si dhe përdorimit gjithëpërfshirës të frazeologjisë shqipe, si tërësi ele-mentesh gjuhësore e stilistike brenda saj. Kjo poemë i ngjan një rrëfimi të rrafshët lirik, ku shprehet gjithë respekti dhe krenaria për heroin dhe Familjen e tij, me një strukturë, përkatësisht, teknikë të jashtme dhe të brendshme të veçantë të ndërtimit të saj, ku përshfaqen veçori ideoemocionale të poetit   dhe të stilit të tij narrativ, të cilin e pasuron një fjalor të ri poetik.  

– Dëgjoni, u thoshte: më 6 maj,

Në Kështjellën e Kastriotëve,

U lind Gjergji në ditë Shëngjergji; 

Poema e parë kushtuar heroit tonë kombëtar-Adem Jasharit dhe familjes së tij, Adem Jashari e artistit Ilir Shaqiri, e cila përmban 28 këngë, në 1.200 vargjet e saj, na sjell portretin e heroit tonë kombëtar dhe për më tepër kjo vepër sjell një interesim të madh dhe nga studiues, krijues të mirëfilltë dhe kritik letrar, të cilën tash për tash e quajnë si një kryevepër e artit poetik sa i përket përkushtimit, përmbajtjes, stilit, mënyrës së të shkruarit artistik për familjen Jashari. Për këtë poemë Shyqeri Galica, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndër të tjera thotë:

“Si krijim inventiv, kjo poemë përmban emrin e komandantit të UÇK-së, kryeheroit të lavdishëm, Adem Jashari, autori i së cilës, artis-ti Ilir Shaqiri i ´ka kushtuan e kënduar ca e ca këngë, po këtë herë  ka bërë një poemë, në të cilën, në të vërtetë, ka bërë një sintezë të së dje-shmes e veprimeve të së sotshmes dhe një çast dramatik, me një sfond heroik. Kjo poemë përshkruan sakrificën e mundin e familjes Jashari për lirinë tonë.”

Edhe Gjeneral Kudusi Lame, recensent i poemës “Adem Jashari”, ka thënë se kjo poemë është e veçantë për shumë arsye. Kjo vepër e madhe, sipas tij, përshkruan familjen  Jashari dhe komandantin Adem Jashari, të cilët dolën përballë makinerisë ushtarake serbe për lirinë e Kosovës. Autori i poemës ka përdorë një mjeshtri me fjalë të arta.“Kjo vepër e madhe sa është e madhe jeta, sjell të gjithë dashurinë e Ademit për jetën, për familjen, për dheun e oborrit të tij, për tokën shqiptare, për historinë dhe krenarinë kombëtare, dhe për tërësinë e atdheut të copëtuar. Kjo poemë është e veçantë për shumë arsye, por mbi të gjitha, kjo veçanti vjen për tematikën e saj, që mbështetet informatat mitike të protagonistit të saj, komandantit legjendar të UÇK-së, të gjithë herionjve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve në trojet etnike e në gjithë botën, nga janë shpërndarë e jetojnë”

Duke cituar e vlerësuar  veprën e studiuesit dhe shkrimtarit Zenun Gjocaj “Krahët e shqipes, autori Rexhep Jashari pasqyron synimet e tij për të realizuar një projekt të madh antologjik për luftën e UÇK-në. E gjithë poema është realizuar si një tekst tipik i këngëve legjendare, por që brenda saj janë ndërlidhur me mjaft sukses episode historike nga e kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, elemente të mitit e të legjendave, hiperbola nga eposi i kreshnikëve dhe simbole të tjera etnografike. Poema sjell një pasuri shembujsh me vlera leksikore, shprehjesh stilistike e frazeologjike dhe si epilog i të gjitha zhvillimeve historike, sakrificën e Familjes Jashari.

 Edhe shkrimtari emigrant, Ajet Shala, është njëri prej krijuesve të brezit të ri, i cili ka shkruar disa poezi dhe tekste këngësh për Adem Jasharin, Familjen e tij, vendlindjen e tij – Prekazin dhe Krahinën etnografike të Drenicës. Nëse në disa nga ato, si: “Në Prekaz flasin kullat!”,“Kam Drenicën gur kështjellë”, “17 shkurt 2008” (Kushtuar Pavarësisë së Kosovës), “Këngë (Adem Jasharit)” dhe “Këngë (Hamzë Jasharit), ka ndërthurë kryesisht vargje rimash e përshkrime situatash sa tragjike aq edhe dramatike. Në disa poezi të tjera, si: “Zëri i poetit” dhe “Besa-besë Adem Jashari” (akrostik), ka sjellë mjaft lirikë, ritëm të brendshëm e një lloj “përmb ajtje autoriale”, të cilat i kanë munguar poezisë shqipe kushtuar Adem Jasharit dhe Familjes së tij:

                        E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur,

Si e Bacë Ademit, 

Cep më cep mund të digjej muri,

Dhe guri i fundit i oxhakut, 

Po s’do ma vriste kurrë fjalën, 

Mes burrash në një log kuvendi,

E mençurisë në Qiellin e Shtatë,

Do ia vija bajrakun.   

Një lirikë me përmasa të një teksti popullor, me përmbajtje që të kujtojnë poezitë përkushtuese për personalitete heronjsh e krijuesish të panteonit kombëtar, sipas Rexhep Jasharit, sjell poeti nga Vlora Murteza Mara, poezia e të cilit, si dhe ajo e shkrimtares emigrante në Amerikë Julia Gjika, mund të quhen përmbajtje djenjore e shpirtërore e të gjithë atyre që vizitojnë varrezat,ku janë varrosur anëtarët e vrarë të Familjes Jashari:    

                     Një lis është pak, një mal po ashtu,

            Një pyll i tërë sërish është pak,

            Ikin kohët, ti do të mbetesh këtu,

            Mbi krahët e lirisë dielluar me gjak. (…)

                        Përulja është pak, nderimi është pak,

                        Për Ju, o pishtarët e vërtetë të Arbërisë,

                         Jasharët do mbeten simbol në bajrak,

                         Piskamë kushtrimi në krahët e lirisë.

Sipas Prof. Rexhep Jasharit një tablo të një Gernike që ka ndodhur në Kosovë, shfaqen në penën e shkrimtarit Bedri Tahiri sa herë që ai përshkruan plojën e turmave të përgjakura. Përmasa e përshkrimit të tragjedisë kombëtare është e shoqëruar përmes një gradacioni të përshkallëzuar, ku sërish bie në sy poetika e ligjërimit epik, që kulmon me optimizmin karakteristik të nënave të Drenicës trime…

Bie fjala, në kapitullin i titulluar “Lisi Kushtrimtar”, përmes retrospektivës së dëshmitarëve të gjallë, paraqitet kronika e ditëve të përgjakshme, kronikë në të cilën sa shquhet përmasa e tragjikes, po aq theksohet edhe përmasa e vetëdijes dhe e krenarisë së ligjshme si zemërklithje e popullit të thjeshtë, që gjaku i derdhur lumë të bashkojë e të shumëfishojë forcat e bijve të shqipes.

Në pjesën e pestë autori i këtij libri Prof. Rexhep Jashari vë në spikam disa opnione për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit si dhe historinë tronditëse të vrasjes së tyre dhe dëshmitë e të mbijetuarës së vetme, Besartës, të masakrës së serbëve. Po ashtu në këtë pjesë paraqitën mbi 50 këngë e poezi të plota që iu kushtohen kësaj familjeje emblematike dhe bashkëpunëtorëve të saj në luftën për liri e çlirim kombëtar.

Në këtë libër ka edhe shumë detaje interesante, opinione, rrëfime, autor këngësh e poezish, që janë objekt i trajtimit, vlerësimit e analizës profesionale të Prof. Rexhep Jasharit që, njëkohësisht, e pasurojnë përmbajtjen dhe madhërojnë Komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, si dhe bashkëlulutëtarët e tij. Dhe krejt në fund: Vepra e Prof. Rexhep Jasharit e titulluar “ Shaban, Hamëz e Adem Jashari në këngët popullore, epike, historike dhe në letërsinë artistike” do ta ndez dritën e vemendjes tek secili lexues dhe kritika letrare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Unë demokrati jam me Bashën dhe kundër anti-Bashëve
Next post Kujtimet e Xhelal Staraveckёs