Nga ana e dy pushteteve lokale të Bujanocit dhe Preshevës u publikua lajmi se Presidenti i Republikës së Shqipëris më datë 07 mars do të vizitoj këto dy komuna me shumicë shqiptare ku do të takohet me përfaqësuesit instititucional dhe politik të Kosovës Lindore.
Vizita e sotme do të jetë një vizit historike pasi që për herë të parë një president i Shqipëris viziton Kosovën Lindore.
Ditën e Mësuesit “7 Marsi”, komunat Bujanoc e Preshevë, për herë të parë po e festojnë me prezencën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani.
Sipas agjendës së Z. Nishani, vizita do të nisë nga Komuna e Bujanocit dhe pastaj do ta vizitoj edhe Preshevën në Shtëpinë e Kulturës ku do ta presin gjithë mësuesit e Luginës.