Home » Lajme » Homazhe për dëshmorët e ish-UÇPMB-së

Homazhe për dëshmorët e ish-UÇPMB-së

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të ish-UÇPMB-së, kryetarja e Komunës së Preshevës me bashkëpunëtorë e shoqëruar nga kryetari i OVL të UÇPMB-së, për nderë të ditës së dëshmorëve të UÇPMB-së, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit.

Fillimisht, vendosën kurora lulesh pranë vendit ku ka rënë heroikisht dëshmori Mitat Musliu, më pas vazhduan tek penda e Rahovicës tek vendi ku kanë rënë heroikisht katër dëshmorë, Komandant Delta, Terri, Qingji dhe Kastriot Arifi.

Në fund kryetarja e komunës së Preshevës me bashkpuntorë dhe kryetarin e OVL-UÇPMB-së si dhe ish ushtarë të UÇPMB-së vendosën kurora lulesh tek vendi i ish lapdarit në qendër të qytetit të Preshevës.

Përndryshe ky është përvjetori i 20 i rënies heroike të dëshmorëve të luftës së lavdishme të UÇPMB-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch