Humbja e Foltore-LSI; e kualicionit antiPD, antiBasha e antiSHBA pritej dhe nuk përbën surprizë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Humbja e Foltore-LSI, e kualicionit antiPD, antiBasha e antiSHBA pritej dhe nuk përbën surprizë
Koha vertetoi se sa të drejtë ka pasur Luzim Basha me punën dhe vizionin e tij modern për demokratizimin e Partisë Demokratike dhe të ndarjes së saj nga e shkuara dhe nga tranzicioni; vizioni i tij për emancipimin e politikës shqiptare, për dekomunistifikimin dhe dekriminalizimin e politikës; për vizionin e proamerikanizmit, për cmontimin e korrupsionit nga sistemi dhe për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni.
Humbja e kandidatëve të primareve dhe të kualicionit antiPD, antiBasha e antiSHBA ; humbja e kualicionit Foltore-LSI në këto zgjedhje vendore nuk përbën asnjë surprize pasi ishte mëse e pritshme.
Këtë une e kam deklaruar gjithmonë dhe shkruar e botuar disa herë se, si fakt, atë se Foltorja antiBasha e antiSHBA do të shkojë drejt shkrirjes e shuarjes, sepse demokratët po ndërgjegjsohen dhe nuk do shkojnë në votime për të votuar për non grata-t, dhe as Trekëndëshin e Bermudës dhe as frymën antiamerikane të berishizmit.
Ja cfarë unë e kisha paralajmëruar z. Cara, kandidatin për kryetar bashkie në Durrës në një shkrim timin me datë 22 Mars 2023 me titull:
”Ftesa e sinqertë e Alibeajt për bashkimin e demokratëve, kërkesë z. Igli Cara”
“Ka ardhur koha që demokratët të reflektojnë qartë dhe të mos mbeten peng e retorikave, interesave të ngushta personale, të përcarjes dhe të historisë të së shkuarës , sepse historia e PD-së nuk i përket vetëm nje njeriu, as disa individëve dhe as vetëm se shkuarës por edhe të tashmes e të ardhmes, ndryshimit dhe progresit evolutiv.
PD-ja institucionale pavarësisht se njëherë u sulmua fizikisht e dhunshëm për ta pushtuar Selinë e saj, dhe pavarësisht se me një vendim të shkallës së parë , Alibeaj ua la foltoristëve dhe Berishës Selinë e PD-së duke besuar se mos mund të bëhej bashkimi i PD-së dhe duke moslejuar përplasje mes demokratëve; pavarësisht se gjykata me vendim të formës së prerë nuk e njohu Foltoren si PD dhe as Berishën si kryetar të PD-se, por njohu Bashën kryetar dhe PD-në instituicionale; pavarësisht se foltorja nuk është regjistruar as si Parti në zgjedhje pra, pavarësisht gjitha këtyre dhe kësaj veprimtarie të Foltores, Partia Demokratike institucionale , pikërisht kryetari në detyrë, z.Alibeaj me tolerancë, me modesti, me kulturë politike e qytetare dhe me shumë sinqeritet e pjekuri demokratike nuk ekspozoi asgjë si fitore e triumf të tyre personal, por iu drejtuan të gjithë demokratëve që të dalim me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, madje duke edhe njohur, pranuar dhe mbështetur edhe kandidatët që i ka nxjerrë edhe vetë Foltorja.
Tani, unë jam si antar i hershëm PD-së me shumë të afërm të mi, njëkohësisht edhe kontributorë të vërtetë për PD – në dhe demokracinë ashtu si dhe shumë të tjerë, por që PD-ja e të vjetërve kapur nga ishkomuniste e ishspiune nuk na ka vlerësuar dhe as nuk ka integruar në politikë shtresën e persekutuar dhe të djathtët,por nga PD kanë përfituar të pamerituarit dhe më shumë ishkomunistët dhe ishspiunët e sigurimit të shtetit; unw edhe si banor dhe votues në Durrës po i bëj disa pyetje dhe kërkesë z. Igli Cara, kandidat i dalë nga primaret në Durrës, dhe këto pyetje dhe këtë kërkesë po ua bëj edhe atyre të cilët e votuan ne primare për kandidat bashkie z. Cara që :
Si të duket ftesa që u është bërë edhe Juve për të kandiduar si kandidat i Partisë Demokratike Institucionale, Partisë të cilën e njeh ligji, demokracia, kushtetuta, drejtësia, institucionet shtetërore dhe ato zgjedhore?
Së pari në demokraci, demokracia është ligj dhe drejtësi, dhe kur është e tillë demokracinë dhe fitoren në zgjedhje e jep verdikti i popullit dhe jo partia.Partia është aktor politik në demokraci dhe nuk është mbi ligjin askush, pra nuk është partia individi dhe interesi i një individi dhe as i një grupi interesi.
Z. Cara a jeni dakord që të jeni kandidat i PD-së të cilën e njohin dhe e përkrahin edhe SHBA-të dhe ndërkombëtarët apo me një grupim interesi e jashtinstitucional si Foltorja?
Z. Cara nuk vihet në dyshim ndershmëria,pastërtia, karakteri, kapaciteti dhe personaliteti e dinjiteti juaj personal, sepse e meritoni te jeni kandidat për kryebashkiak të Durrësit, dhe e meritoni që të jeni edhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit 2023 , por ama a është e justifikueshme dhe e moralshme që Ju t’u kërkoni votën demokratëve duke kandiduar në kualicionin ku nuk bën pjesë Partia Demokratike institicionale e cila ka edhe mbështetjen e SHBA-ve? Ky është një realitet politik dhe juridik
Z. Cara a do ishit dakord që ju dhe demokratët të bëni fushatë për antarë të këshillit bashkiak për individë socialistët të ishLSI-së, një aleancë e jashtënatyrshme ideologjiko-politikisht?
Për kujtesë z. Cara kjo gjëndje sotme a nuk i erdhi PD-së pikërisht për faje të Berishës, ishlidershipit të PD-së që bashkëqeverisi katër vite me LSI-në, dhe ku prej kësaj bashkëqeverisjeje i erdhi PD-se edhe humbja katastrofike e vitit 2013 e në vazhdimësi?
Z. Cara në zgjedhjet vendore të 14 Majit nuk votojnë vetëm ata që të votuan në primare ,por atë ditë flet dhe vendos shumica e popullit , dhe ai ia beson votën atij që sjell shpresë dhe besim.
Ju e meritoni besimin dhe votën popullore si kandidat i demokratëve por jo si kandidat i këtij e as i atij kryetari e grupimi, por për meritat tuaja dhe për atë se cfarë ju gëzoni te antaresia e PD-se dhe te qytetaria durrsake.Është e vërtetë se në Durrës ka 22 vite që nuk fiton Partia Demokratike kjo edhe për shkak se qytetaria durrsake nuk voton të preferuarit dhe të deleguarit , pra nuk voton kandidatët e kryetarit, dhe në rastin konkret ka vështirësi të mëdha dhe është pengesë fakti se kualicioni me LSI-në nuk është fare i pëlqyeshëm nga demokrsatëtr dhe as nga ndërkombëtarët.
Si mund të pranoni ju kandidatët e Foltores kandidimin në aleancë me LSI dhe jo si kandidat i PD-së institucionale?Kjo vetëm sa do thellojë përcarjen e demokratëve dhe mos shkuarjen e tyre nw votime.
Prandaj që të jeni i besueshëm në këto zgjedhje, juve u duhet edhe guximi për të sakrifikuar dicka edhe nga vetja, duhet pozicionimi i duhur si përfaqësues i PD-së, i asaj PD-je që ka mbështetjen edhe të SHBA-ve.
Jam i sigurt se edhe shumica e atyre që iu kanë votuar kandidaturën në primaret edhe ata janë dakord dhe kanë si parësore vetem fitoren tuaj me 14 Maj 2023.
Z. Cara duhet t’a dini që në këto kohë të vështira për PD-në, pushteti i Ramës do përdori kundër jush faktin se ju jeni kandidat i non gratës dhe i ishspiunit të sigurimit, dhe kjo do të ketë efekt negativ akoma me shume nëse në fushatë do të vijnë e të mbështesin Berisha e Meta.
Durres me 22 Mars 2023, botuar te “Bota Sot”
Average Rating