Home » Opinione » Humbja e radhës e Isa Mustafës

Humbja e radhës e Isa Mustafës

XHAVIT ÇITAKUSe nuk ka pas influencë politike në marrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryeparlamentar, tregon shembulli konkret se gjyqtar kryesor ishte amerikani Carolan, që pos tjerash raportoj se nuk pasur jo vetëm shkelje procedurale, por edhe përmbajtësore  

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Nga  zgjedhjet lokale e deri në ditën e sotme lideri i LDK-së, Isa Mustafa, po shënon vetëm humbje të njëpasnjëshme. Në të parë sikur kjo nuk po i lë përshtypje fare. As vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ia prek sedrën këtij njeriu që ka humbur në mjegullnajat  e karrierës politike. Asgjë nuk po kupton apo shtirët se nuk po sheh asgjë se çfarë po ndodh rreth tij. Tashmë opinioni i gjerë, por edhe anëtarësia e LDK e ka marrë vesh se Isa është verbuar pas posteve udhëheqëse, ndaj edhe shtrojnë pyetjen se ku janë organet e këtij subjekti që nuk reagojnë ashpër, shumë ashpër ndaj këtyre apetiteve të sëmura të këtij politikani të dështuar që aq shumë po e dëmton, në rend të parë, LDK-në. Edhe çfarë duhet të ndodh, edhe çka tjetër duhet të pësoj Isa Mustafa që më pas të mirren  me të organet më të larta partiake. Kjo shkurtpamësi nga askush nuk po mund të kuptohet. Athua  i ka kap aq fort për “fyti” përfaqësuesit e organeve udhëheqëse apo është aq i “ aftë”  që me ato dredhitë, manipulimet e lajkat  e tij t’i qetësoj gjakrat që tashmë kanë filluar të ngritën bukur shumë.

Në post udhëheqës nuk arrihet duke shkelur Kushtetutën

 Isa Mustafa ia është dashtë me kuptuar deri me tash se nuk është shkruar që të zgjedhet në postet e synuara, ia kurrë më. Po duhet ta dish more “ i gëzuar” se për të arritur me u ulur në karrikën e vendit udhëheqës nuk shkon me zor. Por as kokrrat nuk i fituat. Aq më shumë nuk shkon duke shkelur Kushtetutën. Ju këtë e bëtë. Edhe pse shumë herë deri me tash është dashur që të jepni dorëheqje, vendimi i fundit i Kushtetueses ka arritur kulmin e përgjegjësisë suaj për gjithë këto pësime e dështime që po i “ korrni” në dy vjetët e fundit. Prej se jeni zgjedhur lider i LDK-së asnjëherë nuk ta pa hajrin ky subjekt politik, asnjëherë nuk ia dhe një lajm të mirë, një sukses të arritur në planin e brendshëm. E humbe Kryeqendrën, i humbe zgjedhjet nacionale, e humbët përballjen me PDK-në në Gjykatën Kushtetuese. Çka po pret më o “ i gëzuar. Dorëzohu se nuk kë kah t’ia mbash. Nuk po ta donë dhe pikë. Bëhu i fort se askush liderizmin nuk e ka me tapi. E as ti nuk e kë kafshatë goje këtë post. Ka o “ i gëzuar“  LDK-ja ka kuadro edhe shumë më të mençur e më të dobishëm se ti. Pas këtij vendimi të institucionit kredibil nuk të ka mbetur më se çka të thuash, pos që të thërrasësh Kryesinë e LDK-së dhe të ofrosh dorëheqje të parevokueshme. Kjo do të jetë fitorja jote më e madhe për ju e shumë më shumë për LDK-në. Beso shumë më lehtë e më mirë do ta këtë LDK-ja pa ty. Pas teje, besoj shumë, se ky subjekt politik kurrë më nuk do të pësoj debakle të tilla në skenën politike  të Kosovës. Po ta përkujtoj se edhe nuk është ligështi me dhanë dorëheqje sepse iu i lëshoni rrugë të tjerëve, atyre që kanë ide e projekte më të mira, ide e projekte më të avancuara. Kjo sjellje e papërgjegjshme do të mbahet mend për jetë e mot në historinë e LDK-së e sidomos me uzurpimin  e të gjitha posteve më të rëndësishme shtetërore për veti, duke qenë kështu pengesë kryesore në nominimin e personaliteteve të shquara dhe të ecjes përpara të partisë së parë shqiptare në Kosovë, e cila ishte formuar e udhëhequr nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova. Isa Mustafa po ia bën sikur “ Komargjija” i cili duke u munduar t’i kthej parat e humbura, lënë tesh e kotesh, shtëpi e tapi peng, ndërsa ky politikan i dështuar po e shkatërron me vetëdije të plotë subjektin të cilin po e udhëheq me gabime trashanike vetëm e vetëm që ta rehatoj vetën. Pra, ai nuk merakoset fare se sa fort po e degradon e po e përbuzë LDK-në, të cilën e ka dërguar buzë greminës. Me rëndësi për të është siç thotë një fjalë popullore” ku rafsha mos u vrafsha”. Po ti Isa Mustafa nuk po vrahesh fizikisht, por nga kjo grykësi  që kë për pushtet je i lënduar moralisht dhe këtë duhet ta kuptosh.

Kushtetuesja nuk ndërhyri por mbrojti ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Isa Mustafa, në Facebook na u paraqitë me do fjalë që nuk i ha hiq  pazari. E lavdëron Vjosa Osamnin deri në qiell për prezantimin që bëri, duke vazhduar se blloku opozitar nuk do të dorëzohet dhe  në fund e prish krejt duke konstatuar se as nuk ka të humbur e as fitues. Po si nuk ka të humbur or  “ i gëzuar”. Po ti je humbësi kryesor sepse zgjedhja e juaj ishte e pavlefshme, në kundërshtim me rregulloren e Parlamentit. Kësaj i thonë shkelje e Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Kjo është humbje me tupan e nuk po e merr vesh. Nuk kë faj se lajmi i keq për ty nga Kushtetuesja  ta ka humb kontrollin dhe nuk po di se çka po thua, çka po flet e çka po ndodh. Mbaje mend kur ta marrish vesh, do të jetë shumë vonë.

Po flitët shumë se vendimi i Kushtetueses na qenka i ndikuar politikisht, e posaçërisht këtë marifet po e thonë ata të bllokut opozitar të inatit, të cilët të zënë për muri po mundohen të manipulojnë me qytetarët dhe anëtarësinë e partive të tyre. Se vërtetë nuk kishte kurrfarë ndikimi nga jashtë tregon shembulli i gjyqtarit kryesor Carolan, që ishte amerikan, dhe që raportoi për këtë rast në seancën shqyrtuese të lëndës që e kishte kërkuar PDK-ja. Sipas raportit të tij seanca inauguruese e Parlamentit të Kosovës kishte jo vetëm shkelje procedurale, por edhe përmbajtësore. Bile siç shkruajnë mediat kosovare ky gjyqtar nga qenka mik i mirë i Steven Shook  këshilltarit të Kryetarit të AAK-së.

Dhe krejt në fund. Po deklarohen edhe përfaqësuesit e tjerë të bllokut opozitar të inatit duke pretenduar se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendos shumicën në Parlament. Kjo është e vërtetë. Por e vërtetë më e madhe është se nëse edhe njëherë veproni ashtu siç vepruar në seancën e parë inauguruese, prapë do  të këtë vendim të njëjtë nga Kushtetuesja. Ndoshta vendi do të detyrohet të shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilën gjë nuk e dëshiron askush. Më së miri është të mbretëroj logjika e arsyes dhe subjektet politike të merren vesh për ndërtimin e institucioneve shtetërore që janë më së të nevojshme.  Kushtetuesja nuk ndërhyri në punën e Kuvendit, siç po thojnë përfaqësuesit e bllokut, por mbrojti veprimet që ishin në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress