Hysen Ibrahimi – Intervistë me Prof. Hasan Kadri Gashin
Suedi/Förslöv, 04.03.2024
AH ORE BIRË, HOXHOLLARË KA SA TË DUASH, ME VDEK KREJTË SHQIPËRIA KA MJAFTË HOXHOLLARË PËR T’I VARROSUR, JU PO MUNDËT QË TË STUDIONI PËR T’I SHËRUAR DHE SHPËTUAR SHQIPTARËT – UA KTHEN IMSAIL QEMALI, PLAKU I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
(Tregim i shkëputur nga intervista me Prof. Hasan Gashin)
Njërit nxënës timit Adrian Millakut ju drejtova – fillon tregimin Prof. Hasan Gashi – tani ai ka mbaruar për doktor (kancerolog), e pyeta:
-Çfarë do të studiosh ti kur t’a mbarosh shkollën e mesme?
-A, shok mësues(duke u skuqur kur flisnin me mësuesin nga respekti), gjyshi më ka thënë, biro se sa të rritesh ti do të shkosh për hoxhë (teolog) për të studiuar.
-Dëgjo Adrian, kur ka qenë deputet Ismail Qemali në Stamboll të Turqisë me Hasan Prishtinën, kanë shkuar tre djemë të rinj nga Shqipëria për të studiuar në Stamboll. Dhe rastësisht e kanë takuar Ismail Qemalin, kanë vrapuar dhe e kanë përshëndetur:
-Mirëdita Ismail Beg.
-Mirëdita. Prej nga vini ju djemë? – i pyet Ismail Qemali.
-Jemi nga Shqipëria.
-O, sa bukur – ua kthen Ismail Qemali dhe i pyet, çfarë keni dalur këndej?
-Kemi ardhur të studiojmë.
-O sa bukur, mu kënaq zemra. Çfarë doni të studioni ? – i pyet prapIsmail Qemali.
-Na kanë thënë prindërit të studiojmë për hoxhë – i përgjigjen djemtë Ismailit.
-Ah ore birë, hoxhollarë ka sa të duani, me vdek krejtë Shqipëria ka mjaft hoxhollarë për t’i varrosur. Ju po mundët që të studioni për t’i shëruar dhe shpëtuar shqiptarët – ua kthen Ismail Qemali dhe ka ikur!
-A më kuptove Adrian çfarë desha të të them? E pyet Prof. Hasani, Adrianin.
-Po Profesor të kuptova don të thot që unë ta studioj mjekesinë.
-A, sigurisht, mjekësinë dhe të gjitha të tjerat që i shërbejnë popullit tëndë për t’a shëruar, jo për t’a varrosur.
Që nga aty, Adriani, nuk ka shkuar për të studiuar për hoxhë, por ka studiuar për mjekësi dhe sot ai është një mjek shumë i njohur në Prishtinë.Ka edhe tjerë nxënës që janë doktora, që kanë qenë nxënës të Prof. Hasan Gashit[1]. Kështu duhet edukuar nxënësit shqiptarë, kudo që ndodhen, sikurse Perof. Hasan Gashi, veteran i arsimit, tani në pension.
[1]U lind më 05.01.1946 në fshatin Çabiq komuna e Klinës. Është pjesëtar i familjes së Ali Hetem Gashit. Lindi pas Luftës së Dytë Botërore kur varfëria e popullit shqiptar ishte në skajshmëri; Shkollën fillore e filloi në vitin 1952 në Kullën e Vesel Beqës në Caravik dhe e përfundoi në Ujmirë. Shkollën normale e përfundoi në Pejë dhe Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik dega Histori e mbaroi në Prishtinë; Ka punuar mësues në shkollën fillore ”Zenel Hajdini” në Ujmir komuna e Klinës. Për rezultate të mira në punë është lavdëruar dhe shpërblyer nga Këshilli Pedagogjik. Kishte vullnet të çelikt për punë në mësimdhënie. Më 1992-1995 punoi si mësues i historisë në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” komuna e Klinës; Më 1995 pranohet Inspektor i Arsimit në Këshillin Komunal të Arsimit në komunën e Klinës; Më 1999 formohet Drejtoria Komunale e Arsimit dhe mësuesi Hasan Gashi caktohet Zyrtar për zhvillimin e Arsimit në ciklin e ultë fillor, ku punoi deri në pension më 05.01.2011
Average Rating