Hyzri Salihu vjen me botimin “DINAMIKA DHE SFIDAT E SIGURISE KOMBETARE”
Miqtë e mi kudo ku jeni !
Në permbushje te angazhimit dhe detyrimeve kombetare vij kete here para lexuesit shqiptar me botimin “DINAMIKA DHE SFIDAT E SIGURISE KOMBETARE”.
Unë kritikoj dhe vlerësoj në atë që perceptoj dhe besoj brenda realitetit shqiptar.
Do të dëshiroja të përcillja për opinionin shqiptar një libër të mirë, jo nga mundësia për të arritur majën, por për të komunikuar me njerëzit e mirë të kombit tonë mbi rëndësinë që merr problemi i sigurisë kombëtare për jetën, pasurinë dhe atdheun tonë të nëpërkëmbur dhe të rrezikuar.
E sjell këtë material si pjesë të sigurisë dhe diplomacisë publike, sepse thelbi i tyre është në gjendje të ndikojë në formimin e shpirtit tonë për të përmirësuar jetën dhe të tregojmë me vepra se çfarë është e dobishme dhe çfarë nuk duhet bërë në këtë jetë.
Botimi i materialit mbi qasjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mund të shfaq interes për institucionet dhe lexuesin e thjeshtë, të cilët kanë ndjeshmëri të lartë morale dhe psikologjike mbi pasojat e tensionimit të situatës prej ndikimeve të luftrave që zhvillohen së fundi në rajone të ndryshme të botës.
Nen vleresimin e :
Prof Dr. Sulejman Abazi NESHAJ -Tiranë
Ish – Komandant i D8K Tiranë (1998-1999) “Medalje e Artë e Gjeneralit të Paqes Ajzenhauer” “Doktor Honors Causa për Sigurinë dhe Paqen”
Botimi “Sfidat dhe Dinamika e Sigurisë Kombëtare” mund të shfaq interes për institucionet dhe lexuesin e thjeshtë, të cilët kanë ndjeshmëri të lartë morale dhe psikologjike mbi tensionimin e situatës në rajonin tonë pë shkak të ndikimit të luftrave që zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.
Në hapësira ndërveprimi dhe përplasjeve Lindje – Perëndim, problemet midis shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë natyrë gjeopolitike hibride, me interesa të dukshme e të padukshme të nxitura nga tendenca nacionaliste dhe presioni ushtarak, duke ofruar një mjedis strategjik të lëkundur në prag krize! Ndikimet e së kaluarës ndikojnë duke nxitur autokratizmin në politikat shtetërore. Situata zvogëlon në mënyrë graduale synimet, burimet kombëtare dhe ndërveprimin rajonal, duke shkaktuar ftohje të marrëdhënieve rajonale me faktorin politiko – ushtarak ndërkombëtar.
Kadri Kastrati
Gjeneral Leitnant
Ish – komandanti i Përgjithshëm i FSK
E kam lexuar studimin për botim “Sfidat dhe Dinamika e Sigurisë Kombëtare” të autorit Hyzri Salihu.
E përgëzoj autorin për këtë botim, i cili ka qenë shumë i nevojshëm për kohën kur shteti dhe populli ynë po ballafaqohen me rreziqet rajonale dhe globale të sigurisë.
Libri do të duhej t’u shërbej institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes të Republikës së Kosovës si dhe Akademisë së Policisë dhe asaj Ushtarake për t’i vendosur idetë e tij në shërbim të edukimit të policëve të rinj dhe oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.
Libri ka përfshirë dhe analizuar mirë rreziqet e brendshme, ato rajonale dhe në kontestin global dhe ka rekomanduar mirë se cilat veprime duhet ndërmarë për t’i parandaluar dhe luftuar për të qenë të aftë në mbrojtjen e Interesave Kombëtare.
Urime!
Janë parë e analizuar disa zhvillime në fushen e sigurise KOMBETARE në trojet shqiptare gjat këtyre tre dekada duke marre për reference veprimtarine kushtetuese te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves.
Vizioni strategjik kombëtar në përmbushje të detyrimeve dhe pritshmëritë, është dhe duhet të mbetet prioriteti shtetëror për të garantuar jetën, pasurinë dhe territorin gjeografik shqiptar.
Mes rritjes së tensioneve gjeopolitike, psikologjik dhe ankthit që buron nga shteti autoritar dhe aktorët jo-shtetërorë, në kërkim të opinionit dhe objektivave strategjike, politikat e sigurisë synojnë trasparencën mbi gjithçka që lind dhe ushqehet nga lufta hibride, nga informacioni dhe dezëinformacioni.
Libri është botuar në 350 kopje nga Shtëpia Botuese GEER Tirane .
Në fondin e Biblotekës Kombëtare në Tirane.
Me konsiderat
Hyzri Salihu
Average Rating