I sfidoj të gjithë ata që janë kundër Kosovës, dhe që janë sot kundër Albin Kurtit
Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë i sfidoj të gjithë ata politikanë, mediatikë, intelektualë e diplomatë shqiptarë, të cilët janë kundër Kosovës shqiptare, ata të cilët sot janë kundër Kurtit e Osmanit, kur në vënd që të jenë krah Kosovës, krah të drejtës së saj si shtet sovran dhe në mbrojtje të territorit të shtetit të Kosovës ata janë kundër. Jam kundër atyre që veprojnë në të kundërt, haptazi por edhe djallëzisht, me finesë, me hipokrizi e me lloj-lloj alibira tradhtie.Tashmë dihet se cdo projekt apo marrëveshje e nisur nga Beogradi dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Shqipëria, nga kryeministri i saj, nga shumica e sferave politike,mediatike dhe intelektuale e Tiranës si ajo për korigjim kufijsh, ajo për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe,ajo e Open Ballkanit , dhe të gjitha aventurat e serbëve në Kosovë për destabilizimin e Kosovës; të gjitha ato kanë një qëllim,atë për ndarjen dhe coptimin e Kosovës.
Projekte këto antishqiptare por që mjerisht në një shkallë të konsiderueshne nuk është se këto projekte antiKosovë përbëjnë shqetësim apo të shkaktojnë ndjesi për Tiranën politike,diplomatike, akademike e mediatike për dëmin që i shkaktohet Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.
Të jesh kundër politikës së reciprocitetit që kërkon Kurti,dhe të kërkosh që Kosova t’i bashkangjitet projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur kur Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo nuk është gjë tjetër vetëm intrigë dhe thikë pas shpine Kosovës nga Tirana politike.Të jesh dakord për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, je dakord që të krijohet një minishtet serb brënda Kosovës.
Shumë pakkush e tepër rrallë në Shqipëri ka intelektualë e politikanë që mbështesin dhe preokupohen për Kosovën, ata heshtin dhe nuk kritikojnë edhe atëhere kur duket sheshit atë se cfarë politika e Tiranës vepron tinëzisht por edhe hapur për interesa të veta dhe me indiferentizëm djallëzor por edhe hapur kundër Kosovës.
Kosovëdashësit dhe patriotët në Shqipëri janë parë si heretik nga pushteti e politika e Tiranës.
Më përpara dhe shumë e tepër më lehtë në Shqipëri kanë pasur favore minoritarët grekë, vlleh e sllavë se sa shqiptarët patriotë të Kosovës.
Por shqiptarët patriotë e kontributorë realë për Kosovën fatkeqësisht ata nuk janë respektuar as nga Kosova.
Kosova,institucionet dhe pushteti atje, kryesisht ai që u ndëshkua me merite në Shkurt 2021 edhe ato mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria i kanë bërë nisur nga akrabaja e interesa të ngushta politike, miqësish, korrupsioni, tarafesh e qokash. Dhe prandaj sot nga Shqipëria ndjehen të zhgënjyer edhe kontributorët e vërtetë për Kosovën nisur nga ajo mosmirënjohje që Kosova ka treguar ndaj tyre.
Nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë respekton madje individë të tillë si Baton Haxhiu aq shumë i neveritshëm për shqiptarët e Kosovës.
Pse p.sh. Kosova nuk respekton intelektualë të tillë si Profesor Eshref Ymeri dhe Av. Spartak Ngjela të cilët me aq përkushtim intelektual e shpirtërisht e duan dhe kontribuojnë aq shumë intelektualisht për Kosovën.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duke qenë se janë patriotë e të pakorruptuar dhe duke qenë kundër këtyre marrëveshjeve antishqiptare, prandaj ata sulmohen nga jo pak shqipfolës politikanë, intelektualë e mediatik serbofilë në Shqipëri të cilët kanë në genin politik të tyre sllavo-ortodoksizmin komunist fanatik antikombëtar.
Albini, Vjosa e Kosova nuk kanë nevojë për “këshillat” as të Edi Ramës dhe as të sojit diplomatik të nje farë Fatos Tarifa, dhe as të Mero Bazez, Kreshnik Spahiut, Buzhalës, Baton Stanishiqit, Milaim Zekës me të tjerë si këta.
Ky Fatos Tarifa që mbahet si diplomat , po i sjell në kujtesë atij dhe të tjerëve si ai që ta marrin si leksion politik,diplomatik e historik ky Tarifa,kryeministri dhe të gjithë ata që sot janë kundër Albin Kurtit kur zonja Merkel, ajo që nuk lejoi coptimin e Kosovës sipas planit Rama-Thaci-Vuicic.
Ishkancelarja gjermane deklarohej para gazetarëve se: Shqiptarët u ndanë gjatë luftërave ballkanike dhe pas luftës së parë botërore, ajo tha se Shqipëria është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet.
Ajo deklaroi se shteti Shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e popullit Shqiptar në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë
Në fund kancelarja u shpreh se dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së.
E pyetur nga një gazetar Gjerman se pse Merkel po kujdeset kaq shum për Shqiptarët? Ajo u përgjigj shkurt: Ja u kemi borxh!
Pra, kjo është e mjaftueshme për dordolecët intelektualë, psaeudodiplomatë e fallcopatriotë që të mësojnë të vërtetën dhe për detyrën që ka Shqipëria për të mbështetur Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, dhe jo kryeministri dhe sejmenët e servilët rreth tij bëhen palë me serbët ,me projektet e tyre antishqiptare kundër shtetit të Kosovës.
Pra zonja Merkel thotë se“dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së”, kurse Edi Rama e Tarifa me qorrollepës intelektualë të tjerë thonë se Kosovën Shqiptare e krijuan të tjerët me bomba.
Ky “njeriu”Tarifa po i them njeriu sepse ashtu ai i drejtohet edhe kryemistrit të Kosovës, gjë e cila tregon nivelin mjeran e ordiner kulturor të këtij diplomati,për të cilin nuk ka nevojë Kosova, ashtu sikurse që nuk ka nevojë as për Edi Ramën dhe as për shpurën intelektuale antikosovare dhe antinacionaliste të formësuar në kohën e regjimit komunist.
Ky farë diplomati me arrogancë dhe egoizëm i drejtohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me fjalën “ky njeri”, gjë që tregon se aq shumë e urren Kurtin sa që nuk i thotë Kryeministër apo Z. Kurti, dhe nuk i thotë Vucicit, mikut të Edi Ramës “ky njeri” i cili shantazhon ,provokon dhe përpiqet të destabilizojë e të shkatërrojë shtetin e Kosovës. Pra shikoni këtë dioplomat i cili nuk respekton as vullnetin e shqiptarëve të Kosovës që e votuan Kurtin ,sepse këtë gjë nuk e dëshironte as Rama
E kritikon Kurtin se po del kundër të gjithëve , por Kurti bën mirë që del së pari kundër të gjithë shpurës antiKosovë në Shqipëri e Kosovë, të cilët nën maskën e diplomatit apo të intelektualit bëjnë sikur ata e duan aq shumë Kosovën, më shumë se sa Kurti.
E gjithë ajo shpurë intelektule e mediatike e Tiranës që sot i janë vërsulur Kurtit,janë në një linjë antiKosovë me Kryeministrin Edi Rama. Qëndrimi i shqipfolësve kundër Kurtit në këto kohë të vështira për Kosovën ka zbuluar se cilët janë dhe se sa kombëtare janë këta shtetarë, politikanë,mediatikë,gazetarë e opinionistë nga Shqipëria, të cilët nuk thonë një fjalë dhe nuk mbrojnë shqiptarët e Kosovës Lindore,nuk i kërkojnë llogari Serbisë për shkeljet e rënda të lirive dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve atje.
Por kryeministri i Shqipërisë na propozon draft për minoritetin serb në Kosovë dhe kërkon edhe Konferencë për zgjidhen e krizës në Kosovë ,kur këtë krizë e ka zgjidhur Lufta e UCK dhe e NATO-s, shpallja e Pavarësisë së Kosovës e njohur nga shumica e vëndeve e shteteve të Botës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Dhe cfarë Konference don të “iniciojë” ky Edi Rama, dhe e pyesim atë se: a e njeh ai Shtetin e Kosovës.
Edi, Kosova nuk ka nevojë për fantaimagjinatat e tua, sepse Kosova ka shtetin,ka kushtetutën ,ka institucionet dhe qeverinë e vet. Shiko punët e tua që ke instaluar në Shqipëri sistemin e narko-korrupsionit e ku prej atij sistemi shqiptarët po largohen nga Shqipëria për ditë.
Edhe një farë Kreshnik Spahiu, i cili dështoi rëndë si kryetar i Aleancës KUQEZI, me demek sikur ishte patriot e për komb tani na është bërë përsëri në një linjë me Ramën kundër Kurtit kur thotë se:”Albin Kurti po humb në paqe, ato që Kosova i fitoi me luftë”! Je i vogël Kreshnik për të dhënë leksione një injorant diplomat si ti, sepse dhe nuk ke as edhe ndonjë kontribut për Kosovën, pavarësisht se thoje se jam nipi i këtij apo atij patrioti.
Kreshnik, po është e vërtetë se Kosova e fitoi luftën ,por duhet të fitohet edhe paqja, sepse këtë e kanë thënë shumë e shumë të tjerë para teje, dhe ti nuk e di se si fitohet paqja. More i vogli politikan e pseudopatriot Kreshniku ,kush më shumë se Albin Kurti përpiqet për të fituar paqen, për të mposhtur korrupsion,për të ndërtuar shtetin ligjor,dhe për të mbrojtur territorin e Kosovës?
A mos duhet fituar paqja duke i dhënë gjithcka cfar don Beogradi, sepse po mori Serbia cfarë ajo dëshiron në Kosovë, tokat e trojet me pasuri jetike minerare e ujore atëhere pse u bë lufta more Kreshnik superdështaku politik.Ti dështaku patriot Kreshnik, dhe disa të tjerë intelektualësh apo ndonjë farë diplomati servil e urreni Kurtin nga xhelozia sepse ty nuk të besoi kush për patriot në Shqipëri,kurse Kurtin e votoi Kosova dhe ia besoi atij pushtetin.
Ata të cilët janë kundër Kosovës ,gjë të cilën mundohen djallëzisht që ta maskojnë me proamerikanizëm, ata janë edhe antiamerikanë.
I njoh mirë unë ata se sa e duan Kosovën ishshërbëtorët, mbetjet dhe sahanlëpirësit e diktaturës komuniste, ata me trashëgimi të komunizmit, të cilët u konvertuan në demoktratë dhe proamerikanë fallco.
Me kujtohet fjala e një komandatit të luftës antifashiste nacional-clirimtare që më ka thënë se “ne komunistët në kohën e luftës merrnim para, ndihma , veshmbathje dhe armë nga anglezët por shpirtin e zemrën e kishim te Moska.
Do ishte mirë që këta tipa të mos përzihen fare në punët e Kosovës, sepse edhe kur mashtrueshëm e me hipokrizi duken sikur e duan Kosovën ata me djallëzi dhe me shumë finesë punojnë kundër saj.
Kosova nuk ka nevojë për ta, nuk po u kërkon ndihmë e as këshilla “shpurës politike, intelektuale e mediatike të tipave si ky Tarifa, merobazesh, kreshnikspahijsh etj.
I sfidoj këtë politikanë, shtetarë e mediatiklë injorantë dhe të pa sens e me pandjesi kombëtare, pa sens patriotizmi, sepse nëse një deklaratë e Moskës, e aleatit jetik sllavo-ortodoks të Serbisë, nëse ajo nuk u pelqen serbëve ata menjëherë shpërthejnë edhe kundër Moskës, dhe kështu vepron cdo shtet që për interesa kombëtarë rezistojnë dhe kundërshtojnë edhe aleatët e tyre që kanë kontribuar e ndihmuar krijmin e shtetit të tyre , sic bën Izraeli me BE dhe me SHBA.
Pse Turqia ka furnizuar me armë Kosovën , Beogradi alarmohet dhe thotë se do i shohim marrëdhënit më Turqinë, e ndërsa Serbia armatoset nga shtete armike të NATO-s e të Kosovës, kjo nuk shqetëson as Tiranën dhe as NATO-n.
Pse ju dordolecët politikanë,intelektualë e mediatikë jeni sot kundër Kurtit?
Jeni kundër Kurtit sepse ndjeheni inferior dhe të paaftë, por jeni edhe egoist pse Kurti dhe Osmani janë dy politikanët shqiptarë më të mirë e më shëmbullorë, të pakorruptuar dhe thellësisht shërbëtorë dhe llogaridhënës para kombit e shtetit, të cilët mbrojnë dinjitetit dhe autoritetin, pse mbrojnë Kushtutën dhe territorin e Kosovës
Mund te jesh intelektual, profesor e dijetar i shkëqyeshëm, mund të kesh karrierë e përvojë politike të madhe por kur këto i përdor në dëm të interesave kombëtare,atëhere kjo shpurë intelektuale është më e dëmshme se puna e dëmi i mijra injorantëve dhe madje edhe janë më të dëmshëm se ata që haptazi bëjnë tradhtinë.Se ishte shpura intelektuale ne komunizëm, ajo ishte oksigjeni për regjimin e komunizmit, pra janë mediat dhe intelektualizmi mercenar, servil dhe materialist ai që shitet e blihet, janë pikërisht këta të cilët duke qenë të tillë u shërbejnë edhe agjendave antishqiptare
Këta si puna e këtij me kompani që duan të marrin atributet e të supertëdijshmit kanë edhe formësim ateist sepse Kosovën ai e quan krijesë e europianeve , kur Kosova ekziston me mijra vjet më parë se shume kombe në Europë, më përpara se SHBA, Kanadaja, Meksika etj., ashtu si thotë e mikja e madhe e shqiptarëve ishKancelarja e hekurt gjermane znj. Merkel se” dëshira e saj është ta sheh një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar Zoti, të bashkuar dhe të fortë drejt BE-së”.
Pra Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare i ka krijuar Zoti, dhe jo dikush tjetër qofshin europianë apo amerikanë.
Edi Rama thotë se” ndërkombëtarët, ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba”, pra nuk thotë se ndërkombëtarët e ndihmuan dhe e cliruan Kosovën me luftë,por thotë se e krijuan, a thua se Kosova nuk ekzistonte si shqiptare para clirimit.Ashtu sikur në një linjë me të thotë edhe ky Tarifa, se Kosova është krijesë e të tjerëve dhe jo e shqiptarëve.
Dhe ky a nuk është shërbimi më i mirë politik dhe intelektual që u bëhet serbëve sot dhe në të ardhmen, pasi këto deklarime nga Tirana do t’u jipnin të drejtë Serbisë që të llomotisë se Kosovën na e mori perendimi me bomba ,e krijoi atë si shtet perendimi duke na e marrë ne serbëve.
Nesër serbët gjithmonë do ta kujtojnë këtë gjë duke cituar edhe fjjalët e ketij farë kryeministri dhe të këtij lloji intelektualo-diplomatësh antiKosovë.
Tarifa thotë” Nuk mund t’i themi jo miqve tanë më të ngushtë, që jo vetëm na krijuan, por edhe garantojnë sovranitetin tonë”, tha Tarifa.
Pra të tjerët na krijuan sepse ne nuk ekzistonim , kjo është logjika djallëzore, e dëmshme dhe tejet injorante thënë nga ky soj diplomati.
Dihet se Serbinë, Greqinë dhe shtetet ballkanike i krijuan Rusia, Franca,Britania dhe Europa duke grabitur troje shqiptare,mirëpo as grekët,as serbët,as bullgarët dhe askush nuk thonë se shtetet tyre i krijuan të tjerët.
Pra, këta lloj politiko-akademiko-diplomatësh shqiptarë bëjnë një gabim të rëndë intelektual , dhe ngjasojnë me ata akedemikët e shkollave sllave shoviniste antishqiptare.
Tarifa thotë për Kurtin se : “Kurti është politikan i stofit të vjetër, i shekullit XIX. është nacionalist”, gjë që verteton se Tarifa është internacionalist enverist që urren nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar. Tarifa don të duket si proamerikan dhe është antinacionalist e antiKosovë, kur vetë Amerika thotë se cështja shqiptare nuk është zgjidhur akoma në Ballkan.
Po mirë more Tarifa , po serbët historikisht e deri dhe më sot , ata a nuk janë nacionalist,madje prej projekteve të tyre nacional-shoviniste ata krijuan shtetin e tyre mbi trojet shqiptare.
Soji komunisto-antishqiptar gjithmonë keni spekuluar dhe shitur interesat e Kosovës për intersa të ngushta pushteti e përfitimesh personale. Shikoni se cfarë thotë Edi Rama, kërkon një Konferencë nga BE për Kosovën e Serbinë, po pse dhe cili është qëllimi këtu, është ai se Rama dëshiron ta kthejë gjëndjen në pikën zero , në atë të para Rambujesë. Ai thotë se”Autoritetet e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit”.
Në një kohë ku kundër Berlinit dhe pro Kremlinit e pro Beogradit askush nuk është më shumë i tillë se sa vetë Rama , me Projektin antishqiptar e antiKosovë të Minishengenit ,apo “Ballkani i Hapur”. Ju që nga Tirana mbështesni cdo projekt antiKosovë, ju që hartoni Drafte për minishtetin serb në Kosovë , ju që i vendosni sanksione të parët Kosovës pse qeveria e populli i Kosovës mbrojnë dinjitetit, prestigjin dhe territorin e Kosovës, mjaft më me antikosovarizëm.
Durrës, 30 Qershor 2023
Average Rating