
Idiotët e dobishëm 2.0: Ruajtja e ‘Letërsisë së Madhe Ruse’ nga zhdukja apo Lavdërimi i Imperializmit Rus?
Tomasz Kamusella

Universiteti i Shën Andreas
Përmbledhje:
Në fillim të vitit 2024, një çmim i ri për letërsinë ruse të pavarur (émigré) u themelua në Zvicër. Me kaq shumë autorë dhe librat e tyre të ndaluar në Rusinë e Putinit, kjo duket një nismё e lakmueshme. Megjithatë, qëllimet e çmimit pasqyrojnë ato të propagandës kulturore zyrtare ruse dhe injorojnë plotësisht kontekstin e luftës imperialiste të Rusisë kundër Ukrainës. Si rezultat, me vetëdije apo jo, themeluesit e çmimit dhe ekspertët pёrkatёs mbështesin imperializmin rus dhe luftërat koloniale të pushtimit.
Studimet Ruse: Të Vazhdohen
Në fjalorin bolshevik, termi ‘idiot i dobishëm’ (полезный идиот poleznyi idiot) përshkruan perëndimorët me qëllime të mira, të cilët, pa asnjë detyrim ose shpërblim monetar, përmbushin urdhrat e Kremlinit nën syrin vigjilent të KGB-së. Kjo sjell pёrfitime tё mёdha, pa asnjë kosto, për buxhetin Sovjetik – dhe tani Rus – që është duke klithur nën barrën e zgjerimit imperial.
Jashtë Rusisë dhe disa vendeve sllave, departamentet universitare të rusishtes ishin të panjohura para Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1941, Gjermania naziste, ose aleati totalitar i Moskës i tre viteve të mëparshme, e sulmoi Bashkimin Sovjetik. Për ta luftuar më mirë tani armikun e përbashkët, shtetet demokratikë të Britanisë dhe Amerikës ranë dakord për një aleancë të pakëndshme me Bashkimin Sovjetik totalitar. Megjithatë, ky bashkëpunim ngjalli në Perëndim një interes në rritje për çështjet sovjetike që kishin prirje të cilёsoheshin gabimisht si ‘ruse.’ Shpërthimi i Luftës së Ftohtë në fillim tё viteve 1950, paradoksalisht, e fuqizoi më tej këtë modё gjithnjë e më shumë dashuri-urretje, duke çuar në rritjen e studimeve zonale.
Instituti Rus në Universitetin Columbia në New York, i themeluar në vitin 1946, ishte institucioni i parë kërkimor në këtë fushë të re dhe, si i tillë, u bë një model për t’u ndjekur në mbarë botën. Shumica e kërkimeve të studimeve rajonale të kryera në Perëndim u përqendruan në Bashkimin Sovjetik dhe Bllokun Sovjetik. Megjithatë, përveç disa hetimeve anёsore për kulturёn dhe politikën çeke ose rumune, specialistët e studimeve të zonave e quanin veten kryesisht sovjetologë. Por rrallë ndonjë sovjetolog u ishte shmangur kufijve tё kulturës dhe gjuhës ruse, siç është ajo e pranishme në metropolin perandorak të Moskës dhe Leningradit. KGB-ja ishte e kujdesshme të mos i lejonte studiuesit perëndimorë tё hulumtonin në kolonitë sovjetike të Azisë, Kaukazit apo edhe në Europë.
Prandaj, sovjetologët, të cilët dështuan për të parashikuar shkatërrimin e komunizmit dhe ndarjen e Bashkimit Sovjetik, nuk humbën kohë për ta riquajtur veten rusologë. Ishte një udhëtim i vështirë për ta në vitet 1990 pas-komuniste, sepse fundi i përballjes Lindje-Përëndim nënkuptonte shkurtimin e buxheteve të departamenteve ruse që ishin përhapur në Perëndim gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, në dhjetёvjeҫarёt në vazhdim, shumë nga këto departamente nuk patёnmёdyshje për të pranuar ofertën e helmuar të parave falas që fondacioni “Ruskii Mir” i Moskës ua ofronte atyre gjatë dy dhjetёvjeҫarёve të parё të shekullit 21.
Rritja e shtypjes dhe ri-mbyllja shkallё- shkallё nёtotalitarizёm e Rusisë pas-sovjetike nuk ngjalli asnjë alarm në Perëndim. As ringritja e imperializmit agresiv rus, siç ilustrohet qartë nga pushtimet nё Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë në vitin 2014. Shoku prej aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska ishte i shkurtër. Pas një gjysmë dhjetёvjeҫari, gjithçka ishte kthyer në ditёt e zakonshme, pa menduar për Ukrainën nën sulmin e vazhdueshëm rus. Ndërkohë, mercenarët rusë mbështetën diktatorë në prag të humbjes së pushtetit në Siri dhe në të gjithë Afrikën.
Vëzhguesit perëndimorë të Kremlinit dhe rusistët bёnё një sy të verbër ndaj shenjave treguese të ringjalljes në rritje të një qendrimi anti-Përëndim, që mban sot Rusia e Puёtinit, e cila është një përzierje e Perandorisë Cariste Ruse me Bashkimin Sovjetik. Ata nuk e parashikuan kёtё, ashtu sikurse edhe sovjetologët nuk e parashikuan fundin e Bashkimit Sovjetik. Për gati një dhjetёvjeҫar, mbёshtetёsit e politikёs ruse u kujdesёn ta qetësonin opinionin e shqetësuar publik perëndimor. Këta idiotë të dobishëm nёn hijen e qeverive në Berlin, Paris ose Londër bënë një punë shumë më të mirë se çdo agjent rus me ndikim apo ilegal.
Mospranimi studimor i rrezikut rus, i ëmbëlsuar me një përmbytje parash të korruptuara që rridhnin në Perëndim nga arka e luftës së Kremlinit, e lejuan Moskën të përgatitej për të sulmuar Ukrainën në 2022.
Tani, tre vjet më vonë, në vitin 2025, pas gjenocidit në Bucha, krimevelufte ruse të shumta, rrëmbimit tёmijëra fëmijëve ukrainas (gjithashtu i klasifikuar ligjërisht si akt gjenocidi), pas mbi 1.4 milion viktimave dhe të plagosurve në front, qyteteve të shumta ukrainase krejtёsisht të shkatërruara, tmerri dhe zemërimi për këtë luftë janë zbehur ndjeshëm në Perëndim, i famshëm për hapësirën e tij të vogёl të vëmendjes. Aktualisht, opinioni publik perëndimor priret të jetë më i shqetësuar për krizën e kostos së jetesës, ngjarjet skajore të motit, luftën në Gaza ose kthimin e demokracisë në Amerikë dhe në shumë vende europiane.
Rikthimi i Letërsisë së Madhe Ruse
Kjo mungesë e rritjes së interesit për Rusinë e trazuar, e cila vazhdon të paraqesë një kërcënim ekzistencial për Perëndimin, krijon hapësirë për një kthim të fshehtë të rusistëve. Pёr mё tepёr, kjo ndodh pa ndonjë kosto për buxhetin e propagandës të Kremlinit. Idiotët e dobishëm janë përsëri në portat e universiteteve të Perëndimit.
Në shkurt 2025, me shumë duartrokitje, Instituti Harriman i Universitetit Columbia (siç njihet sot Instituti Rus i përmendur më parë) shpalli një çmim tё ri për letërsisë ruse, tё quajtur Dar (Dhuratë).
Çmimi u themelua në vitin 2024 nga shkrimtari i mёrguar rus Mikhail Shishkin, me banim në Zvicër, së bashku me rusistët kryesorë të vendit. Zyrtarisht, këta të fundit parapёlqejnё të njihen si ‘sllavistë.’ Ky etiketim, duke qenë mё pak njёgjuhёsor dhe më i paqartë, lejon tёmohohet çdo akuze se ata mund të kenë krijuar lidhje shumë të ngushta me Rusinë imperialiste dhe udhëheqjen e saj kriminale. Kjo bёhet qё shumë rusistë perëndimorë të distancohen nga qendrimi ndaj luftës dhe nga Moska neoimperialiste, për të qenë më të aftë të kthehen në punën e tyre akademike siç ka ndodhur para vitit 2022.
Cili është qëllimi i çmimit? Faqja nё internet e nismёsnjofton se ‘ai u krijua për të mbështetur dhe ҫuar pёrpara autorët që shkruajnë në rusisht, pavarësisht nga vendi i tyre i banimit dhe nga shtetësia.’ Por nё fakt, çmimi është një mjet për të arritur një qëllim shumë më të lartë, domethënë, për t’u siguruar që ‘letёrsia në rusisht tёzërё vendin e saj të merituar në botë, duke qenë përgjegjëse ndaj njerëzimit, dhe jo ndaj diktaturave.’
Shqetёsimi më i madh i madh i Kremlinit, që nga invazioni i plotë i Rusisë në Ukrainëm nuk janë sanksionet që godasin ekonominë e vendit, por bojkoti – mjaft i tejdukshëm dhe i paqëndrueshëm – i kulturës ruse. Ndёrkohё, romanet e Tolstoit dhe Dostojevskit, së bashku me Liqenin e Mjelmave tё Çajkovskit, përbëjnë armën më efektive sulmueseme fuqi të butë që ka Moska. Publiku perëndimor ishte i magjepsur dhe nën tërheqjen hipnotike të kulturës ruse gjatë Luftës së Ftohtë dhe në tre dhjetёvjeҫarёt paskomunistё. Kjo ndodh edhe tani, në kontekstin e përpjekjes ushtarake të përqendruar të Kremlinit për të fshirë Ukrainën nga harta, për të likuiduar ukrainasit si një komb, dhe për të zhdukur krejtësisht gjuhën dhe kulturën ukrainase.
Mbrojtje përmes Sulmit
Cili është ky ‘vend i merituar’ për gjuhën, letërsinë dhe kulturën ruse që çmimi Dar dhe themeluesit e tij po e kërkojnë? Çfarë fshihet pas sipërfaqes së paqartë të paralajmërimit të pabesueshëm se ky qëllim do të arrihet, hamendёsohet, në një mënyrë që është ‘e përgjegjshme për njerëzimin, dhe jo për diktaturat’?
A nuk është e mjaftueshme që Europa demokratike tashmë ofron azil bujar për autorët e shtypur rusë dhe mbështet një sërë botuesish dhe mediash të pavarura ruse? Ndoshta, mёrgimtarёt rusë do të donin të shihnin një ndërprerje të mbështetjes për kulturën ukrainase dhe një fund të bojkotit të dobët të homologutrus tё saj. A është e drejtё kjo? A pritet tani që europianët të lavdërojnë pёrsёri autorët e pavarur rusë dhe veprat e tyre si ‘letёrsi e madhe ruse’?
Dhe, për më tepër, a duhet Europa të harrojë se kjo shpresë e demokracisë ruse – Alexei Navalny – mbeti një imperialist i bindur, pasi ai mbështeti me guxim aneksimin e Krimesë nga Rusia? Në fjalimin e saj nё Parlamentin Europian në vitin 2024, gruaja e tij, Yulia Navalnaya, nuk i përmendi krimet ruse tё luftës në Ukrainë, as nuk e dënoi në mënyrë tё hapur luftën e Rusisë ndaj këtij vendi. A nuk do të thotë kjo se bashkёsia emёrgimtarёve rusë, që sothamendёsohet se drejtohet nga Navalnaya, e mbështet pa frikë imperializmin rus?
A duhen dhёnёparatё falas perëndimore për të mbёshtetur operacionin e ndikimit të Kremlinit që këta dhe idiotët e tjerë të dobishëm perëndimorë e kryejnë me dëshirë? Çfarë është kjo? Një përçmim qesharak i Rusisë ndaj fytyrës së besueshme të Perëndimit?
Më e rëndësishmjaёshtё se, imperializmi dhe demokracia janë të papajtueshme. Asnjë perandori nuk ka qenë ndonjëherë demokratike dhe kurrë nuk do të jetë. Demokratët e vetëquajtur rusë të mёrguar nuk duhet ta mashtrojnë veten që ndonjëherë perandoria ruse, në tërësi, mund të demokratizohet.
Së pari, ajo çka njihet nën emrin e gabuar të Federatës Ruse duhet të dekolonizohet. Megjithatë, dekolonizimi mbetet një pamundësi pёrderisa jo vetëm masat ruse mbeten të lidhura me mendёsinёperandorake, por gjithashtu edhe elita e perandorisë, duke përfshirë demokratët e rremë të mёrgatёs. Kështu që, u befasovakur pashё se historiani i njohur rus Andrey Zubov, i cili ishte treguar antiimperialist në 2022, zgjodhi tani ta mbështeste çmimin Dar.
Së dyti, nuk ka asnjë nevojë për t’i ardhur në ndihmë ndonjë gjuhe perandorake dhe kulturës së saj. Edhe pas dekolonizimit të suksesshëm të perandorive detare europiane, anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja ose portugalishtja vazhdojnë të funksionojnë si gjuhë zyrtare dhe si gjuhë kryesore të kulturës në shumë shtete paskoloniale në të gjithë botën. Kjo ndodh në mospёrparёsi tё qartë të qytetarëve të këtyre shteteve, gjuhët indigjene të të cilëve për komunikim të përditshëm janë anashkaluar, së bashku me pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe kulturë. Kjo situatë e padëshiruar përbën një përkufizim të qartë të imperializmit kulturor dhe gjuhësor që ka prirjen të zgjasë për dhjetёravjeҫarё të tërё pas dekolonizimit.
Prandaj, duhet të theksohet se rusishtja është gjithashtu një gjuhë perandorake. As Parisi dhe elita franceze, as homologët e tyre në Britani nuk janë aq guximtarë sa të kërkojnë mbështetje për gjuhën dhe kulturën frënge dhe angleze, ose për ndonjë trajtim të veçantë për to, qoftё në Algjerinë postkoloniale, nёIndi, nёKenia apo Vietnam. Por, si pjesë e luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës, Kremlini e rriti financimin për shpёnien pёrpara tё gjuhës dhe kulturës ruse (sigurisht, si një instrument i propagandës së Moskës) në nivele të reja tё pa para.
Nuk ka Demokratizim pa Dekolonizim
Cila është pёrmasa e kësaj sfide të dekolonizimit? Në vitin 2022, u publikuan 108,000 tituj librash në Rusi, por vetëm 1,046 (0.97%) tituj në gjuhët e popujve etnikisht jo rusë të Rusisë. Në të njëjtën kohë, më shumë botime në gjuhën angleze dolën nga shtypi në gjithë Federatën Ruse, konkretisht 1,271. Por, qytetarët etnikisht jo rusë përbëjnë një të pestën e popullsisë së vendit. Vetëm nga kjo pikpamje demografike, pёrpjestimisht, të paktën 22,000 tituj librash duhet të prodhohen në gjuhët e tyre. Pёr mё tepёr, grupet etnikisht jo rusë përbëjnë shumicën e banorëve në katër të pestat e territorit rus, domethënë, në pjesën aziatike të perandorisë dhe në Kaukaz.
Më tej, në shumicën e shteteve pas-sovjetike, rusishtja mbetet një gjuhë e rëndësishme për komunikimin e përditshëm, dhe ajo gëzon statusin bashkë-zyrtar në Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgizistan. Si pasojë, sot në Bjellorusi, më pak se një e dhjeta e popullsisë flet gjuhën e vet kombëtare, bjellorusisht. Të gjitha universitetet në Bjellorusi dhe Kirgizistan e përdorin rusishten si gjuhën e vetme të mësimdhënies. Kremlini kritikon shpesh mospërdorimin e rusishtes në jetën publike, qofshin ato në Azinë Qendrore apo në shtetet balltike. Nga ana tjetёr, Moska përdor zbatimin e ligjshëm të statusit zyrtar dhe kombëtar të ukrainishtes në Ukrainë si një arsye për konflikt kundër këtij vendi.
Në daljen e tij të parë, çmimi Dar iu dha shkrimtares ukrainase Mariia Halyna (Maria Galina) për ditarin e saj të dhimbshëm në gjuhën ruse “Afër Luftës: Odesa, Shkurt 2022 deri në Shkurt 2023”. Autorja e kundёrshtoi këtë çmim për të mos bёrё lojёn e propagandës së Kremlinit me kryetemёn e tij të preferuar për letërsinë, gjuhën dhe kulturën ruse të hamendёsuar si të rrezikuar. Shishkin, si president i jurisë, bën sikur është i befasuar, duke theksuar se Halyna e pranoi nominimin e librit të saj për këtë çmim dhe e dinte mirë se qëllimi kryesor i çmimit është të shpjerё pёrpara letërsinë më të mirë bashkëkohore në gjuhën ruse.
Në njëfarë mënyre, Shishkin, i aftë në përpilimin e tregimeve të ndërlikuara, nuk mund ta shohë se Halyna mund të ketë bërë atë që bëri për ta sjellë në vëmendjen e botës këtë situatë tё ҫuditshme. Është protesta e saj ndaj tmerrit të pazgjidhur të pushtimit imperialist të Rusisë. Idiotët e dobishëm të çmimit besojnë (vërtet?) se ata qëndrojnë përballë Kremlinit të etur për gjak, ndërsa në të vërtetë ata vetëm notojnё nё rrymat e ngrohta të propagandës së Moskës.
Në arsyetimin e vendimit të saj për të kundёrshtuar këtë nder, Halyna thotë:
‘Nuk mendoj se duke qenë në një vend që po bombardohet nga raketat ruse, që po vrasin civilë, mund ta mbështes edhe në këtë mënyrë [duke pranuar çmimin] një gjuhë dhe kulturë që formalisht u bë (dhe mbetet) një nga arsyet për sulmin ndaj Ukrainës.’
Dekolonizimi 101
Përveç këtij shtrëngimi delikat, Halyna i tregon jurisë sё çmimit diagnozën e saj të thellë.
‘Nuk mendoj se letёrsia në gjuhën ruse ka nevojë për mbështetje. […] Që nga koha sovjetike, letёrsia ruse, si dhe gjuha ruse, ka qenë një instrument i fuqisë së butë të [Kremlinit]. […] Në përgjithësi, mendoj se roli global i letërsisë ruse është paksa i tepёruar. Nuk e di se nga i kanë marrë financimet të gjithë ato departamente të shumta të studimeve ruse në universitetet perëndimore, dhe për çfarë ishte më e popullarizuar të interesohej për Tolstoin dhe Dostojevskin sesa, të themi, pёr Du Fun ose Balzac-un.
Mbi këtë bazë, Halyna reflekton mbi nocionin kryesor të çmimit ‘vendi i duhur’ për letërsinë ruse.
‘Ndoshta, kur të gjitha burimet financiare nga Rusia të ndërpriten përfundimisht, letërsia ruse do të marrë vendin e saj të duhur mes letërsive të tjera botërore, as më shumë, as më pak. Dhe, edhe atë — vetëm pasi të pastrohet nga krimet e shtetit.’
Ajo e dënon faktin se shumica e njerëzve të letërsisë ruse, si në Rusi ashtu edhe jashtë saj, qëndrojnë të heshtur në lidhje me luftën dhe krimet ruse. Halyna ndjen keqardhje për këta letrarё tё turpshëm, por edhe kjo ka një kufi.
‘I kuptoj ata.Por kjo është e gjitha.’
Si rezultat, ajo parashikon se
‘letёrsia ruse […] paguan një çmim të tmerrshëm për agresionin rus: për shkak të konformizmit të saj të përgjithshëm, ajo […] ka humbur thuajse çdo gjë, ka humbur [integritetin e saj].’
Por shkrimtarja ukrainase u ofron gjithashtu kolegëve rusë disa ngushëllime dhe këshilla.
‘Unë […] do të doja që letёrsia ruse, edhe në mёrgatё, të dalë pak nga hapësira mediatike. Sepse shoh [çfarë po ndodh si një ndihmesёjo tё mirёpritur] për ndërtimin e tё ashtuquajturës Letёrsi e Madhe Ruse.’
Është një kёshilё kjo mjaft e mirë për bashkёsinё ruse të mёrgimtarёve se si ata të vazhdojnë me dekolonizimin në fushën e kulturës ruse.
Së fundi, Halyna shpall besimin e saj dekolonial.
‘[Unë] nuk mbështes gjuhën ruse në Ukrainë. Sepse është gjuha ruse e disa rajoneve që i ka bërë ato të pambrojtura ndaj agresionit rus. […] Unë nuk dua një fat të tillë për Kyiv, ku kam lindur, dhe për Odesёn, ku tani jetoj. […] [H]edhja poshtë e gjuhës së Moskës, unë besoj se [është] çmimi më i vogël [që duhet paguar] për lirinë. Çmimi më i lartë është jeta, dhe shumë tashmë e kanë paguar [me] të.
Për kë është atëherë ky çmim Dar? Pa dyshim, është një dhuratë për Kremlinin dhe programin e tij të rikthimit perandorak. Duke komentuar situatën me ditarin e Mariia Halynës, poetesha dhe përkthyesja ukrainase Halyna Petrosanyak vëren se Shishkin dhe themeluesit si dhe juria e çmimit
‘dështojnë të njohin kolonializmin rus – ndonëse kolonializmi është aktualisht një nga temat më të shquara në diskursin perëndimor.’
Sipas mendimit tim, sot, ka vetëm një shkrimtar rus me njohje ndërkombëtare që e kupton qartë se Rusia është një perandori që ka nevojë të dekolonizohet për të mos qenë një rrezik për vetveten, Europën dhe botën. Emri i tij është Sergei Lebedev. Në fjalimin e tij të guximshëm të vitit 2024 të mbajtur në Amsterdam, autori deklaroi:
‘Unë ëndërroj për ditën kur ky monopol [i rusëve etnikë dhe i gjuhës ruse] do të sfidohet aktivisht. Dhe këtu do të keni një intelektual Tatar ose një intelektual Udmurt që flet për pikëpamjet e tij ose të saj mbi kompleksin perandorak rus si një problem kulturor dhe politik. Mund t’ju siguroj se kjo do të ishte një përvojë e vështirë, sepse kombet e Rusisë po përshkallëzohen nga regjimi i Putinit dhe njëkohësisht përdoren në një mënyrë tradicionale koloniale si një burim fuqie punëtore për agresionin ndaj Ukrainës, kështu duke krijuar bashkëfajёsi dhe duke penguar përpjekjet e ardhshme për emancipim.’
Prandaj, përpjekja dhe shpenzimi i bërë për çmimin Dar do të ishte më mirë të bёhej për njohjen dhe ҫuarjen pёrpara tёletërsisë më të mirë të krijuar në gjuhët zyrtare të Rusisë, që janë të njohura në nivelin e republikave autonome (etnike, kombëtare) të vendit. Këto gjuhë numërojnë të paktën 38. Më e pakta që mund të bëjmë është të numerojmë emrat e tyre këtu, dmth,
Abaza, Adyghe (Çerkes), Aghul, Altai, Avar, Azerbaixhanisht, Bashkirisht, Buryatisht, Çeçenisht, Çuvashish, Tatarishtja e Krimesë, Dargёa, Erzya, Ingushisht, Kabardianisht, Kalmykisht, Karachay-Balkar, Karelianisht, Khakas, Komi-Zyrian, Kumyk, Lak, Lezgin, Mari Lindore, Mari Perëndimore, Moksha, Nogai, Ossetian, Rutul, Sakha (Yakut), Tabasaran, Tat, Tatar, Tsakhur, Tuvan, Udmurt dhe Ukrainisht.
Po ashtu, në nivelin e rajoneve autonome, 15 gjuhë të tjera morën një shkallё njohjeje zyrtare, dmth, Chukchi, Dolgan, Even, Evenki, Finlandeze, Kazakisht, Khanty, Komi-Permyak, Mansi, Nenets, Selkup, Veps, Yiddish, Yukhagir Veriore dhe Yukhagir Jugore.
Të gjitha shprehjet gjuhёsore së bashku arrijnë në 53. Këto gjuhë tregojnë numrin e kombeve të kolonizuara që ende vuajnë nga robëria në perandorinë ruse tё sotme. Kjo është shkalla e sfidës dekolonizuese që i pret rusët, duke përfshirë bashkёsinё e mёrgimtarёve rusë. Por, sa kohë që shumica e rusëve në shtëpi dhe jashtë saj mbeten të bindur si mperialistë ose të pavetëdijshëm (të njohur si idiotë të dobishëm), asgjë nuk do të ndryshojë, duke i zgjatur kёshtu padrejtësitë dhe tragjeditë e shekujve që këta popuj të kolonizuar kanë vuajtur nga duarttë rusëve. Të gjithë ne mund të shohim se si duket Russkii mir – ose ‘bota dhe paqja ruse’ – duke ndjekur lajmet e mbrëmjes të cilat u kushtohen sulmeve dhe mizorive tё tjera ruse në Ukrainë.
qershor 2025
Pёrktheu Bardhyl Selimi, 8 qershor 2025
Average Rating